• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtime, trafik dhe stres për parkim, 1/3 e automjeteve janë të regjistruara në Tiranë

08:01 : 21/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë.

Krahas ndërtimeve të shumta, të cilave nuk po u përgjigjet zhvillimi i infrastrukturës, ka dhe një tjetër arsye të kësaj situate. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.

Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, që sipas censit të ri të INSTAT ishte rreth 750 mijë banorë si prefekturë dhe 600 mijë si Bashki, rezulton se tashmë në çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e vendit prej rreth 300 automjete për 1 mijë banorë (ndër më të ulëta në Europë pas Turqisë e Maqedonisë së Veriut) dhe në linjë me mesataren e Bashkimit Europian, që sipas Eurostat është 550 automjete për 1 mijë banorë.

Lexo edhe:

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej). Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura). Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit. Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim. Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

Në mungesë të një transporti eficient publik, shumë banorë detyrohen që të lëvizin çdo ditë me makinë. Një sondazh i mëparshëm i Monitor gjeti se 84% e të anketuarve nga kryeqyteti u përgjigjën se mendojnë se infrastruktura e transportit publik në qytetin e tyre është e dobët apo shumë e dobët.

Përmirësimi i transportit publik është dhe sugjerimi kryesor i të anketuarve nga Monitor, që do të ndikonte në reduktimin e trafikut në kryeqytet, i ndjekur nga zgjerimi i rrugëve e ndërtimi i parkingjeve në periferi./MONITOR

Etiketa: automjeteDPSHTRRndertimeparkimiRegjistrimitrafiku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

E “paralizoi” Tiranën nga trafiku, ARRSH njofton se autostradën Vorë-Durrës do e bllokojë vetëm natën

20:27 : 14/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025
AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
Para

Mot i paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

TË GJITHA

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit

10:21 : 06/11/2025

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

10:18 : 06/11/2025

Seanca në Kuvend nis me një minutë heshtje për Fatos Nanon

10:17 : 06/11/2025

“Ka vetëm dy gjini”, protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore

10:12 : 06/11/2025

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

10:08 : 06/11/2025

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025

Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës

09:48 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com