• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Etefoni, hormoni kancerogjen që shitet në Shqipëri me dijeninë e Ministrisë së Bujqësisë

22:55 : 18/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Për javë më radhë iu kemi kemi sjellë në vëmendje problematika të mprehta në lidhje me sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke filluar nga prania e 35 pesticideve të ndaluara te produktet tona ushqimore, salmonela te mishi i pulës apo asgjësimi i paligjshëm i shpendëve të ngordhur, por deri më tani asnjë masë nga institucioni përgjegjës, Ministria e Bujqësisë.

Nëse mendoni se skandalet ushqimore dhe indiferenca e autoriteteve mbyllen këtu, e keni gabim. Sepse një problem tjetër shumë i madh në vendin tonë janë edhe ushqimet me hormone dhe pikërisht sonte do të flasim për njërin prej tyre, hormonin kancerogjen: Etefon.

Përdorimi i Etefonit ka qenë me interes të lartë për fermerët, pasi duke e përdorur atë, me efekt përshpejtimi në pjekjen e bimëve, ata kishin mundësi të vilnin më shpejt të gjithë prodhimin dhe më pas ta shisnin me çmim të konsiderueshëm në treg. Por vite më vonë, ky përfitim i tregtarëve do të shoqërohej edhe me pasoja shëndetësore në organizmin e njeriut. Sepse, në vitet 90, pas analizave mjekësore të bëra në pacientët pas lejimit të përdorimit të produkteve, që kanë si lëndë aktive hormonin Ethephon, u konstatua se ky acid ishte shkaktar i një sërë çrregullimeve, si problemet në lëkurë, sistemin nervor, dëmtimin e mëlçisë së zezë, përçarës i sistemit endokrin të organizmit të njeriut, dëmtues i aftësisë riprodhuese dhe shkaktar i rasteve të shumë tumoreve.  Si pasojë, pas studimesh të njëpasnjëshme, në 2012 Komisioni teknik i ngritur nga Parlamenti dhe Komisioni i BE arritën në përfundimin, se produktet që kanë si lëndë aktive hormonin kancerogjen Ethephon, ku përmendim Grassrooter, Grand 48 sl, Ethomex, Korekt 510 sl, Coupon, etj, duhej të ndaloheshin rreptësisht të përdoreshin në prodhimet bujqësore që konsumohen të freskëta, si domate, speca, pjepër, shalqi, rrush,etj  dhe të lejohen të përdoren në prodhimet bujqësore që konsumohen pasi kalojnë në përpunim industrial, si pambuku, gruri, duhani, elbi.

Po cila është historia shqiptare e këtij hormoni?

Lexo edhe:

VIDEO/ Fermerët e midhjeve në grevë urie te Ministria e Bujqësisë, tentojnë t’i nxjerrin me forcë

Tre vite pa kontrata, kultivuesit e midhjes kërkojnë rinovim të tyre

Për herë të pare në vendin tonë, Etefoni është regjistruar me emrin Grand 48 SL,  i prodhuar në Greqi, në 23 korrik 2012 nga komisioni teknik pranë Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga zv.ministri, sipas urdhërit të ministrit të bujqësisë. Por, a është regjistruar ky produkt në përputhje me ligjet në fuqi? Sipas vendimit të qeverisë shqiptare Nr.1555-dt.12.11.2008, “Për miratimin e etiketave”, në zbatim të ligjit të parlamentit shqiptar Nr.9362 dt.24.3.2005 thuhet qartë: Një PMB regjistrohet nëse përmbush kërkesat e mëposhtme: Është regjistruar në dy shtete anëtare të BE – së, ose në një nga shtetet mesdhetare e ballkanike të BE-së, që kanë kushte klimatike, agroteknike dhe mjedisore të krahasueshme me vendin tonë. Por komisioni i regjistrimit të PMB-ve pranë Ministrisë së Bujqësisë nuk e ka zbatuar këtë ligj, sepse dy janë vendet e BE-së që duhet t’i referohej ky komision në këtë rast: Italia dhe Greqia ose njëra prej tyre. Por çfarë ndodh në këto vende? Etiketa greke e produkteve që kanë si lëndë aktive hormonin Ethephon rekomandon përdorimin e tij vetëm në kulturën e pambukut dhe në asnjë kulturë tjetër bujqësore. Gjithashtu, edhe etiketa italiane nuk e rekomandon përdorimin e tij në domate, që konsumohen të freskëta, por vetëm në domaten për salcë. Ndërsa në etiketën shqiptare të produktit GRAND- 48 SL thuhet se ai përdoret edhe në domaten për konsum, gjë që bie në kundërshtim me etiketat e dy vendeve që iu përmendëm më sipër.

Gjithashtu, për të regjistruar një PMB importuesi dhe prodhuesi janë të detyruar ta shoqërojnë produktin me etiketën e vendit të origjinës. Në këtë rast GRAND-48 SL kur vjen në Shqipëri nga Greqia, patjetër që duhet të ketë etiketë të njëjtë me atë greke, në të cilën në mënyrë taksative shënohet, që produktet me lëndë aktive hormonin kancerogjen Ethephon duhet të përdoren vetëm në kulturën e pambukut pa lënë hapësirë për opsione të tjera.  Kjo mirë që s’u zbatua, po sikur të mos mjaftonte në 2014, Etefoni është regjistruar edhe me një emër tjetër: ETHOMEKS 480- SL. Dhe po të shohim etiketën shqiptare të këtij produkti, në ndryshim nga vendet e BE, ai e rekomandon përdorimin e tij në domate që konsumohen të freskëta.

Jemi akoma në kushtet që nga ana ligjore nuk ka ndryshuar asgjë. Ligji i vitit 2005 dhe VKM e vitit 2008 janë në fuqi. Po ashtu nuk kanë ndryshuar as vendimet e Parlamentit Evropian, të Komisionit Evropian dhe të vendeve anëtare të BE për përdorimin e produkteve që kanë si lëndë aktive hormonin kancerogjen Ethephon. Pra, kjo do të thotë së janë miratuar etiketa të këtyre produkteve nga komisioni i regjistrimit të PMB-ve dhe zv.ministri i bujqësisë në kundërshtim të hapur me ligjet në fuqi. Por kjo çështje nuk është hetuar asnjëherë nga institucionet ligjore, edhe pse është ngritur si problem nga fermeri Bashkim Lika, i cili dy vite më parë do të hapte një debat të gjërë në lidhje me përdorimin e paligjshëm të këtij hormoni kancerogjen.

Si pasojë e denoncimeve të vazhdueshme, më në fund, më 21 qershor 2024 Ministria e Bujqësisë vendosi të ndryshojë etiketat e këtij produkti. Për t’iu a bërë më të qartë. Nëse më parë produktet me përmbajtje etefoni lejoheshin të përdoreshin edhe në domaten për konsum, pas qershorit të 2024, në etiketat e tyre të ndryshuara thuhet se këto produkte duhet të përdoren vetëm në pambuk, grurë, duhan edhe elb.

Pra, deri para vitit 2024 na pastë bërë mirë Etefoni. Gjithsesi, edhe pse  Ministria më në fund veproi, këtu duhen bërë disa sqarime, sepse sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, në Shqipëri nuk mbillet pambuk dhe gjithashtu, gruri nuk ka nevojë për këtë hormon, për vetë klimën mesdhetare të ultësirës perëndimore, që ia ofron të gjitha kushtet për rritjen normale.

Pra, edhe pse vendimi i Ministrisë së Bujqësisë synon të eleminojë ndikimin e këtij hormoni në organizmin e njeriut, në terren nuk ka asnjë efekt të tillë, pasi edhe sot e kësaj dite ky produkt shitet për skuqjen e domatës, pa etiketë të ndryshuar në farmacitë bujqësore të vendit tonë. Mjafton të trokasësh në dyert e këtyre farmacive dhe ky produkt kancerogjen shitet si buka që hamë./Piranjat

Etiketa: Etefonihormoni kancerogjenMinistria e Bujqesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Fermerët e midhjeve në grevë urie te Ministria e Bujqësisë, tentojnë t’i nxjerrin me forcë

22:22 : 08/04/2025
AKTUALITET

Tre vite pa kontrata, kultivuesit e midhjes kërkojnë rinovim të tyre

19:09 : 08/04/2025
AKTUALITET

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin

11:01 : 08/04/2025
AKTUALITET

Klima po “djeg” bujqësinë

18:07 : 04/04/2025
AKTUALITET

Anila Denajt ia ka “fajin” institucioni: AKU do të shkrihet!

15:14 : 01/04/2025
AKTUALITET

Fermerët e Sarandës protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Midhja rrezikon të zhduket!

20:34 : 28/03/2025
Para

Horoskopi, 19 prill 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

Mungon shiriti i sigurisë në qendrën e votimit të Vithkuqit, Policia nuk e merr në dorëzim

16:29 : 10/05/2025

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com