• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e zonës kundër kullës 16-katëshe tek “Emin Duraku”

18:50 : 18/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Banorë të tre pallateve pranë shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në ish-Bllok janë shqetësuar nga projekti i ndërtimit të një kulle 16-katëshe.

Ata po organizohen për ta kundërshtuar ligjërisht projektin, pavarësisht se investitori thotë se gjithçka po bëhet sipas rregullave.

“Po shohim mundësitë e goditjes si nga ana administrative, ashtu edhe civile, të lejes së ndërtimit,” tha për Citizens.al avokati Redon Meksi, i cili po i përfaqëson ligjërisht banorët.

Avokati tha se komuniteti i zonës aktualisht është në pritje të kërkesave që i janë dërguar institucioneve për të zbardhur plotësisht çështjen.

Projekti është konceptuar nga studioja e arkitekturës “Focus Architecture” dhe po zhvillohet nga “A&E Develipment” e sipërmarrësve Gentian Parruca dhe Fatjon Alliu. Ai parashikon katër kate nëntokë dhe një total prej rreth 10 mijë metra katrorë ndërtim që ngrihet deri në 57.24 metra lartësi.

Lexo edhe:

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

Ndërtesa shfrytëzon 980 metra katrorë truall, që deri pak javë më parë përdorej si parking privat duke kufizuar më tej hapësirën mes tre pallateve ekzistuese dhe shkollës.

Sipërmarrësi Parruca i tha Citizens se projekti nuk cenon askënd, pasi distancat janë konformë ligjit.

“Me godinat jemi në distancë nga 10 deri në 23 metra largësi. Në Shqipëri bëhen godina edhe ngjitur me themelet, nuk ka asnjë lloj problemi,” u shpreh Parruca duke garantuar siguri për punimet.

Parruca tha se kishte pasur diskutime me banorët dhe se këtë qasje për garanci ua kishte shpjeguar edhe atyre. Megjithatë kjo duket se nuk i ka qetësuar banorët, disa prej të cilëve janë dhe prindër me fëmijët e tyre në shkollën “Emin Duraku”.

Afërsia e ndërtimit me mjediset e shkollës është një tjetër shqetësim për ta, pasi mund të vihet në rrezik jeta e nxënësve dhe gjithashtu të dëmtohet cilësia e mësimdhënies nga zhurma dhe rritja e ndjeshme e ndotjes.

Këtë shqetësim banorët thanë se ia kanë përcjellë edhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu si dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, është ai që i mundësoi kompanisë “A&E Development” lejen më 29 maj 2024.

“Ky projekt ka marrë miratim në mënyrë të pazakontë, ndërkohë që kërkesa të ngjashme për të njëjtin truall, janë refuzuar më parë pikërisht për shkak të afërsisë me shkollën dhe tre pallatet përreth” citohet në një letër publike të drejtuar nga banorët.

Nisur nga kjo ata kërkojnë ndërprerjen e punimeve, verifikimin ligjor të projektit, anulimin e lejes së ndërtimit si dhe hetim administrativ e penal për palët e përfshira në miratimin e lejes.

Zona pranë shkollës “Emin Duraku” ka njohur tjetërsim të ndjeshëm urban. Dy pallatet 4-katëshe ekzistuese humbën hapësirën mes tyre në fillim të viteve 2000 kur një pallat tjetër 8-katësh iu vendos në anë, ndërsa sipërmarrjet private ngushtuan më tej hapësirat publike përreth.

Projekti i “A&E Development” kufizon edhe më tej atë pak hapësirë të mbetur.

Ndërhyrja e qeverisë me leje për kulla mbi 9-kate në ish-Bllok është një qasje përtej normës së vendosur në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë, qasje e cila është analizuar nga Citizens.al në rubrikën “Tirana Vertikale”.

Aktualisht në gjithë ish-Bllokun janë të paktën 12 kulla të cilave u është dhënë leja vitet e fundit përmes kapërcimeve të tilla ligjore përtej idesë së zhvillimit të menduar nga bashkia.

Organizimi i banorëve pranë shkollës “Emin Duraku” për të kundërshtuar projekte ndërtimi të miratuara pa konsultime publike është rasti i dytë në pak ditë.

Së fundmi banorët e “Myslym Shyrit” hapën një proces gjyqësor ndaj rindërtimit të qendrës multifunksionale “TEN” nga Bashkia Tiranë. / Elira Kadriu / citizens.al /

Etiketa: Emin Durakushkollaulla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

08:45 : 22/10/2025
AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

08:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

09:08 : 04/10/2025
Para
Screenshot

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: Dukej si demon kur më hapi derën, u frikësova mos më bënte keq

TË GJITHA

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com