• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vritet me armë zjarri babai i Roan Brahimit. Rivali i Ervis Martinajt u ekzekutua një vit më parë në Athinë

20:57 : 17/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është vrarë me armë zjarri në një atentat në fshatin Pllanë të Lezhës, Gjovalin Prendi, babai i  Roan Brahimit i cili u ekzekutua në Athinë rreth një vit më parë.

64-vjeçari është qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Viktima Gjovalin Prendi

Raportohet se viktima ka qenë duke konsumuar kafe në lokalin e tij dhe disa persona kanë ndaluar dhe e kanë qëlluar. Familjarët e kanë dërguar më pas në spital por s’ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Video-2025-04-17-at-9.08.55-PM-2.mp4

Sipas burimeve, dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë të paktën katër persona, të moshës 30-35 vjeç.

Autorët dyshohet se lëviznin me një automjet tip “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja sëbashku me një automjet tjetër që po i shoqëronte.

Të dy mjetet janë afruar nga hyrja kryesore e lokalit dhe nga dera hyrëse është hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronte viktima.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Video-2025-04-17-at-9.08.56-PM.mp4

Në biznesin e viktimës ka kamera sigurie, që policia pritet t’i sekuestrojë për të hetuar mbi ngjarjen.

Raportohet se 4 vite më parë lokalit të Gjovalin Prendit i bën dy sulme, një herë me eksploziv dhe një herë tjetër me armë zjarri, por nuk pati të lënduar.

  • Njoftimi i policisë

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

  • Vrasja e Roan Brahimit në Athinë

Roan Brahimi alias Sidorel Prend u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit të vitit 2024 në një atentat mafioz në rrugën “Messolongiou” të Athinës në Greqi.

Ai ndodhej në automjet së bashku me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo, 37-vjeçe, të cilët ndaluan automjetin për të marrë djalin e tyre, i cili po luante në një park.

Roan Brahimi

Sipas mediave greke, autorët ishin të maskuar dhe me një motor, teksa dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e viktimës. Ata po prisnin momentin që ai të ndalonte dhe iu afruan me motor duke hapur zjarr me breshëri.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi mbeti i vdekur në vend, teksa e plagosur lehtë mbeti edhe bashkëshortja e tij.

Roan Brahimi dhe partnerja e tij raportohet se jetonin pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë dëshmitar okular ka qenë edhe fëmija i çiftit që po luante aty pranë.

“Vajza ime e vogël po luante me fëmijën e tij, dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse kishte ndodhur diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, tregoi një dëshmitare.

Lexo edhe:

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Erdhën për të marrë fëmijën e tyre që po luante”, tha një dëshmitar okular, duke shtuar se çifti ishte vetëm në makinë.

Ndërsa një tjetër: “Ishin si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”.

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, të ekzekutuar brenda automjetit të tij.

Skenat e panikut që pasuan vrasjen mizore përshkruhen nga një biznesmen, dyqani i të cilit ndodhet pak metra larg vendit të ekzekutimit. Sipas tij, fillimisht ka dëgjuar tre të shtëna dhe sapo ka dalë nga dyqani i tij për të parë se çfarë ka ndodhur ka parë një grua në gjendje shoku duke bërtitur “e hëngrëm”.

“Kam dëgjuar tre të shtëna. Në atë moment dëgjova në radio se lojtarët e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten ‘a filluan fishekzjarret tani?’ Unë dal në hyrje të dyqanit tim dhe shoh një grua që hap derën e makinës dhe bërtet ‘po e vranë, po e vranë’, diçka e tillë. Nuk e vura re nëse kishte gjak. Pas makinës, dhjetë metra më tutje ndodheshin dy fëmijë të mitur të cilët i larguan. Nuk e di nëse ishin fëmijët e viktimës. Mirëpo, e mora vesh që ishte në shesh”, shpjegon biznesmeni, ndërsa përmend se kur xhelatët po vrisnin 32-vjeçarin, në shesh kishte dhjetëra fëmijë.”, tha ai.

Roan Brahimi nuk jetonte në Greqi në atë kohë, por në Emiratet e Bashkuara Arabe, vend ku strehoen edhe shumë persozhe të tjerë të krimit, për t”iu shpëtuar prangave të Policisë dhe plumbave të rivalëve.

Ai kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Greqi, për të vizituar bashkëshorten Katerina Beqo dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi atentati. Ata kishin festuar Pashkën ortodokse së bashku.

  • Kush ishte Roan Brahimi dhe saga e vrasjeve në fisin e tyre

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili për miqtë dhe të afërmit njihej si “Sidi”, nuk ishte një emër i panjohur për Policinë e Shtetit, teksa njihej dhe si rival i njerëzve të afërt të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në vitin 2014, Roan Brahimit ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Katër vite më vonë, ai u arrestua në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Ndërkohë në dhjetor të vitit 2020, lokali në pronësi të Gjovalin Prendit, babai i Roan Brahimit alias Sidore Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa, në vitin 2021, Roan Brahimi u shpall në kërkim nga Policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi dyshohet si i përfshirë dhe në dy atentatet që tronditën vendin në verën e vitit 2022. Më konkretisht atë të 17 korrikut 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, bashkë me dy shokët e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Po ashtu, dyshohet si i përfshirë edhe në atentatin e regjistruar ndaj krahut të djathtë të Ervis Martinajt, Ylli Brahimi alias Ylli Brahja, i cili mbeti i plagosur dhe u ekzekutua Klisman Preçi.

Për të dyja ngjarjet, ai ka qenë në kërkim, ku Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tij në fshatin Pllanë të Lezhës, por nuk u gjet në banesë si në atentatin e parë, po ashtu edhe në të dytin.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili u shoqërua në komisariat për të dhënë deklarimet e tij.  Gjovalin Prendi tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti, teksa mohoi që djali i tij të kisjhte probleme me Ylli Brahimin (Brahjan).

“Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorela Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai.

Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale.

Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie.” – ka deklaruar në atë kohë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit.

Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan.

Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.  Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.

Etiketa: Gjovalin PrendilezheRoan Brahimivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

11:10 : 10/05/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025
KRONIKE

Krim pasioni në Prishtinë/ 34-vjeçari plagos të dashurën me thikë, më pas vret veten

17:36 : 09/05/2025
RAJONI

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i është drejtuar gruas: Duhet të vdesim të gjithë!

11:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dy ditë sherr për pronat në Has përfundon me një të vrarë, si nisi konflikti

17:24 : 07/05/2025
Para

“Dora e zgjatur” e besnikut të Ballukut, Evis Berberi pjese e aferës me tenderat e hekurudhës

TË GJITHA

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com