• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nipi i Sadri Abazit dhe Dulakët në “garë” për kullën 40 katëshe në pronë publike te “21 Dhjetori”

20:12 : 17/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dy firma të fuqishme janë në garë për një nga kullat e radhës në pronë publike në Tiranë. Nga njëra anë është firma “Alko Impex”, në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit Sadri Abazi dhe nga ana tjetër firma “Edil Al”, në pronësi të vëllezërve Dulaku, të cilët merret me ndërtim, turizëm dhe media.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, disa ditë më parë Korporata e Investimeve Shqiptare ka mbajtur një takim sqarues para kualifikimit për nënprojektin “ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare”, kontrata “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”.

Bëhet fjalë për disa kulla në zonën e 21 dhjetorit, në vendin ku është aktualisht Agjencia e Trajtimit të Pronave apo edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Gjithashtu, pjesë e projektit është edhe një pjesë e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Faksimile: Në takimin e Korporatës u interesuan dy firma, “Edil Al” dhe “Alko Impex”

Sipas dokumentit të mësipërm, takimi u zhvillua në ambientet e Korporatës, disa ditë më parë.

Lexo edhe:

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

“Takimi ishte me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të aplikantëve të interesuar shoqëria ‘EDIL AL IT’ shpk dhe shoqërisë ‘Alko Impex’ shpk” thuhet në dokumente.

Por ajo që lexohet nga ky dokument është “kalimi” i Arbër Abazit në ndërtime shumëkatëshe, teksa nga biznesi i pistë, por fitimprurës i pastrimit, do të kalojë në biznesin e ndërtimit. Madje, në një pronë shtetërore.

Nëse deri më tani ka fituar tendera në pastrim, por edhe në rikonstruksione e shtrime sheshesh, tashmë Abazët do të kalojnë te kullat, atje ku të gjithë ndërtuesit kanë gjetur “parajsën”, me fitime të garantuara, për shkak të rritjes së çmimit për metër katrorë.

Në foto: Projekti i kullës “Lift Tower” që do të ndërtohet në afërsi të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë

Korporata shkruan në dokument se në takim ishte prezent edhe studio projektuese.

“Qëllimi i takimit ishte sqarimi i pyetjeve të mundshme nga ana e pjesëmarrësve për përgatitjen e aplikimeve” thuhet në dokumente.

Dy firmat pyetën nëse mund të ndryshohet projekti, teksa Korporata shkruan se “po, në këtë fazë ju vihet në dispozicion vetëm koncept-idea, e cila do të negociohet me subjektin fitues, do të analizohet dhe detajohet projekti”. Sipas saj, përveç fasadës dhe formës, çdo gjë tjetër është e negociueshme në lidhje me LIFT Tower.

Pyetja e radhës dhe me spec e firmave ishte se si mund të vlerësohet në vlerë monetare pjesa takuese e Korporatës tek LIFT Tower.

“Llogaritja në vlerë monetare bëhet sipas VKM 137, e ndryshuar në 2024. Këto projekte po zhvillohen për shkak të interesit publik. Për Korporatën është e rëndësishme që të zhvillohet interesi publik, prandaj punimet duhet të kryhen paralelisht në të dy godinat. Nuk mund të ecin punimet më përpara tek LIFT Tower se sa tek godina shtetërore” thuhet në përgjigje.

Firmat e pyetën Korporatën se a përfshihet edhe 3 % për strehim social.

“Është taksë e Bashkisë. Korporata po përpiqet në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe lokale që të reduktojë apo të heqë taksat mbi godinën shtetërore. Leja e zhvillimit është marrë dhe është zbardhur” thuhet në këtë përgjigje.

Çfarë do të bëhet në atë vend?

Sipas projektit, te 21 dhjetori do të bëhet një godinë 40 katëshe. Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti. Pritet që Kadastra të marrë një përqindje ndërtimi, ndërkohë që pjesa tjetër do t’i jepet privatit. Pra, për një kullë 40 katëshe, ku do të ndërtohen mijëra metra katrorë, ku çmimi në atë zonë po shkon deri në 3 mijë euro m2, shteti pritet të marrë vetëm ato metra katrorë që ka aktualisht Kadastra. Ose diçka më pak apo më shumë, ku ende nuk dihen zyrtarët të cilët do të negociojnë.

/VoxNews

Etiketa: Alko ImpexArbër Abazikullendertimeprone publikeVellezerit Dulaku“Edil Al”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025
AKTUALITET

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

20:06 : 24/07/2025
AKTUALITET

Rama i merr të gjitha për vete, tani edhe lejet e ndërtimit mbi 6 kate

12:34 : 24/07/2025
AKTUALITET

SKANDALI/ Kullë 27 katëshe në qendër të Tiranës, “Bregu sh.a.” lë qytetarët çdo natë pa gjumë (VIDEO)

21:07 : 21/07/2025
AKTUALITET

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama justifikohet: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025
Para

Çerçizi i katërti në shkëputje në Europianin e shtangës, Qerimaj komandon në Baterinë B

TË GJITHA

Leao vlerëson Allegrin: Gjithçka ka ndryshuar me të, ndjehemi se jemi një ekip!

18:05 : 30/07/2025

Banorët përplasen me Policinë/ PS-PD bëhen bashkë në Sarandë, 60 ha tokë i jepen Xhindolit e Buzit

17:57 : 30/07/2025

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

17:47 : 30/07/2025

Las Vegas-i pret shortin e Kupës së Botës 2026

17:39 : 30/07/2025

Not, Leon Marchand vendos rekord të ri botëror në 200 metra

17:28 : 30/07/2025

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

17:26 : 30/07/2025

Një moment historik në shtator! Disa vende të perëndimit do të njohin shtetin palestinez

17:22 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com