• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota, Europa dhe Rrota

13:13 : 14/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Ilir Kalemaj 

Fushata e radhës po shkon drejt fundit. Në shumëçka e ngjashme me paraardhëset. Po aq edhe e ndryshme. Retorika politike e partisë në pushtet shpesh i ngjan asfaltit elektoral të rrugicave shtruar me shpejtësi dhe shkel e shko. Ngjashëm buçimat e kandidatëve dhe doppelganger-at e tyre. Dajret dhe çingijet nuk i kanë munguar as kësaj here turbo-politikës të udhëhequr nga kryeministri me atlete. Se çitjanet duken elementi i munguar dhe ndoshta disi rishtar në këtë fushatë pa fantazi. Ndërkohë oferta politike sjell disa pak risi në kostume, fytyra dhe personalitete të reja, por e ngjashme në strukturë ndonëse opozita ka ditur të sjellë një fryme inovacioni me fushatën e konceptuar nga La Civita.

Por ka edhe ndryshime. Shpesh në kahun e kundërt me atë që konsiderohet progres. Një të huaji do i bënte përshtypje thuajse mungesa e posterave të kandidatëve. Zëvendësuar dhunshëm me shefat politikë. Një fushatë që i ngjan më tepër një referendumi politik. Me premtime për dyfishim rrogash në administratë dhe 5-10 mijë lekëshin e lëmoshës për pensionistët në vend të rritjes së pensioneve. Por edhe kaq boll e kanë se votën dinë ku ta shkundin partizançe. Me veteranët që kanë thyer dhe çdo ligj biologjik dhe sa vijnë e shtohen ndërkohë që vitet ikin tutje. Por edhe pala tjetër i kundërpërgjigjet po me premtime tipike për zgjedhje parlamentare. Për ulje taksash dhe mbështetje për familjet e reja. Për inkurajim të profesionistëve që të qëndrojnë në atdhe e të tjera si këto. Ndonëse duhet ende pritur nëse do të ketë rotacion pushteti për t’u materializuar.

Kjo fushatë tregon edhe një lloj lodhje. Është fillimi i fundit të mitingjeve dhe takimeve masive. Takimet derë më derë, më tepër me kameraman pas dhe me kaseta të kuruara dhe depozituara me kujdes televizioneve për ta shumëfishuar efektin e një takimi dhe ulur në maksimum kostot. Fushatë pa shumë reklama televizive dhe e mbushur me monologje të mërzitshme, deri në bezdi të kandidatëve. Të cilët duke qenë se refuzojnë të dalin përballë njëri-tjetrit (sidomos ata të mazhorancës përballë opozitës), nuk durojnë as pyetjet e gazetarëve dhe as logjikën e analistëve. Por iu hakërrehen ende pa pa pasur sigurinë e ngrohjes së kolltukut të radhës. Se në këtë vend mjafton ta kesh mirë me atë që të vë në listë, të kesh siguruar financat e nevojshme dhe të tjerat pak rëndësi kanë. Sidomos votuesi. Ky i fundit përherë e më i pakët në kutitë e votimit, po tregon një zgjedhje estetike dhe etike përmes refuzimit për këtë ofertë të pamjaftë. Për këtë çorbë që ofron pas zgjedhje pavarësisht erëzave të shtuara për ta lezetuar.

Shpresa ka humbur në drejtim të paditur, zhgënjimi pas më shumë se tre dekadash është i qartë kristal, ëndrra se gjërat mund të ndryshojnë është venitur. Një Shqipëri e dyndur drejt Tiranës, të tjerë që ikin si nga sytë këmbët nga ky vend që nuk garanton as sigurinë e së përditshmes, një jetë në furtunë që përkeqësohet nga mediokriteti që drejton, nuk të lënë vend as për idealizëm dhe as për optimizëm. Pakkush beson sot te shëndetësia falas, te ajri i pandotur, te uji i pijshëm pa orar (që vijon të jetë i papijshëm në fakt), te pyjet vertikalë apo orbitalë, te shkollat apo çerdhet pa turne dhe me cilësi, te blerja e një apartamenti me kursimet e një jetë përmes një pune të ndershme, te trafiku i menaxhueshëm apo të ketë ende shpresë të kapë ndonjë parkim. Këto janë thjesht premtime ciklike sa herë ka zgjedhje parlamentare, por janë si ëndrrat e një nate vere që të çojnë veç drejt një dileme shekspiriane: ja vlen të vazhdosh të jetosh dhe të votosh në këtë vend?!

Lexo edhe:

Ra ky raport e u pamë!

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

Në fakt, për mos ta mbyllur me nota pesimiste, përgjigja kësaj radhe duhet të jetë, po, ja vlen. Ja vlen të shkundet vota për një të ardhme pa demagogji dhe të pa mbytur nga zhurmat e propagandës. Për një të ardhme që nuk e do Shqipërinë të braktisur nga bijtë dhe bijat e saj më të mirë dhe që kthehet në një kamp permanent refugjatësh. Për një Shqipëri që garanton standardet minimale evropiane dhe jo përdor BE-në si kartë elektorale. Për një Shqipëri që orientohet drejt programit dhe ofertës më të mirë politike dhe nuk voton verbazi si turmë e joshur nga deliriumi i lider-surrelit dhe patronazhistët që paguhen me parat e taksapaguesve për të bërë lojën e pisët të partisë në pushtet. Për një Shqipëri që duhet të vlejë më shumë se partia, për përfaqësim të merituar bazuar në ata individë me identitet politik të cilët mund ti japim më tepër ngjyrë parlamentit aktual. Ku meritojmë të dëgjojmë debate që përmirësojnë legjislacionin, që adresojnë problematika, që ofrojnë politika inovative publike dhe na sjellin më afër me Evropën. Jo me rrotën! Për këtë duhet të shkundim votën!

Etiketa: europailir kalemajrrotavota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

16:04 : 17/10/2025
AKTUALITET

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

19:07 : 15/10/2025
Para

Po blejnë vota në Lushnjë? PD: Sajesë e turpshme! Policia, një bandë në shërbim të Ballukut

TË GJITHA

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com