• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dështimet dhe lojtarët pa kontratë, ja ata që ikin nga Tirana pas sezonit të dështuar

13:02 : 13/04/2025
në SPORT

Pas derbit me Partizanin, presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli jo vetëm për triumfin, stadiumin, por edhe atë që çfarë do të bëjë me skuadrën në fund të sezonit.

Në vija të përgjithshme, ai konfirmoi se një pjesë e mirë e ekipit do të jetë edhe sezonin tjetër, por gjithashtu la të kuptohej se nga grupi do të kishte edhe largime.

Te Tirana do të ketë goxha spastrime, disa të sforcuara nga klubi, disa se futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe të tjerë se mund të shiten. Tri kategoritë kanë specifikat e tyre, por që në fund bëhen një numër i gjatë lojtarësh që mund të ikin.

Dështimet – Te Tirana dihet që ka lojtarë të cilët, edhe pse erdhën në verë, nuk dhanë pothuajse asgjë. Dy janë ata që janë me “valixhe në duar”. I pari është Admir Bajroviç. I ardhur nga Greqia, boshnjako-suedezi është “salduar” në stolin e rezervave.

Futbollisti është aktivizuar vetëm 17 takime, duke shënuar 4 gola në 574 minuta. Lojtari ka moshë të madhe, është 29 vjeç dhe nuk është në planet e Tiranës.

Lexo edhe:

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

Merr fund pritja, Ardon Jashari është zyrtarisht lojtar i Milanit

Edhe në janar u diskutua largimi i tij, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të ndarë rrugët. Një emër tjetër është Abel Abah. Afrikani mund të konsiderohet dështimi klasik i merkatos.

Gjatë një sezoni, Abel Abah, edhe pse është një sulmues, nuk ka shënuar qoftë edhe një gol. Në fushë ka qenë 22 takime, duke dhënë 3 asiste dhe luajtur 1042 minuta. Në çdo drejtim, lojtari është një dështim më vete. Këtë e tregojnë statistikat. Madje, edhe Bajroviç, i cili ka luajtur shumë më pak, ka arritur të tundë rrjetën në katër takime. Abah ka humbur sezonin për shkak dëmtimi, por, nga ana tjetër, ai është nga të parët që largohet prej Tiranës.

Lojtarët pa kontratë- Në këtë kategori, janë disa lojtarë që përfshihen. Së pari, është portieri Gentian Selmani. Më pas, Leon Kozi, që duhet të firmosë kontratën me kusht që ka me Tiranën.

Më tej, është Gledi Mici, kontrata e të cilit mbaron në fund të sezonit. Për të kaluar më pas te kapiteni Florjan Përgjoni, edhe ai në fund të marrëveshjes. Për t’u zbuluar janë çështjet e Rimal Haxhiut dhe ndonjë lojtari tjetër.

Të gjithë duhet të kalojnë nga “treni” i rinovimeve. Për t’u parë mbetet nëse këta lojtarë do të jenë sezonin e ri me ekipin e Tiranës apo do ta provojnë fatin diku tjetër.

Shitjet- Janë disa lojtarë që në fund të sezonit duan të shohin aventura të reja, pasi janë bërë të njohur me Tiranën. I pari është golashënuesi i skuadrës, Ualid Zharmuni, me 12 rrjeta të shënuara.

Sulmuesi ka pasur oferta nga Turqia dhe shtete të tjera dhe kërkon me ngulm largimin këtë verë. Për t’u parë mbetet nëse çështja do të zgjidhet me mirëkuptim dhe futbollisti do të shitet nga klubi.

Lojtari i dytë është Mahamadu Dembele. Mbrojtësi kërkoi largimin në janar dhe gjatë gjithë kohës ka pasur oferta serioze deri në 250 mijë euro. Klubi nuk pranon këtë shifër dhe kërkon më shumë, ndërsa vera do ta ndajë situatën.

Më pas, janë Ernest dhe Kola, të cilët janë të kërkuar nga shumë ekipe në Europë. Mbetet për t’u parë sesi do të jetë lëvizja e klubit bardheblu në politikën e shitjeve, por një gjë është e sigurt: edhe në verë, Tirana do të jetë “kantier ndërtimi”.

Etiketa: JarmouniKF tiranalojtarëMerkato

Lajme të lidhura

SPORT

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

21:38 : 06/08/2025
SPORT

Merr fund pritja, Ardon Jashari është zyrtarisht lojtar i Milanit

17:50 : 06/08/2025
SPORT

Tirana fiton miqësoren e parë në prag të sezonit të ri

17:02 : 06/08/2025
SPORT

Pogradeci godet në merkato, prezanton sulmuesin me eksperiencë në La Liga dhe Belgjikë

21:38 : 05/08/2025
SPORT

Pagesat e pashlyera/ Ermal Meta problemi kryesor, ja sa i detyrohet Tirana akademisë nga Elbasani

18:48 : 05/08/2025
SPORT

I eliminoi vjet nga Liga e Konferencës, Tirana pranë firmës mes lojtarin 27-vjeçar

16:07 : 05/08/2025
Para

Zhduket 49-vjeçari në Korçë

TË GJITHA

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com