• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ushtarakët amerikanë alarmojnë për dobësitë e mbrojtjes ajrore në NATO

08:30 : 10/04/2025
në BOTA, RAJONI

Dy ish-komandantë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur që të përballet me shkallën e kërcënimit nga Rusia, ndërkaq kreu i task-forcës për mbrojtje ajrore dhe raketore në Marinën amerikane i tha Radios Evropa e Lirë se pengimi i sulmeve “është gjithmonë si raporti mes maces me miun”.

Këto deklarata vijnë në kohën kur vendet evropiane po nisin një program masiv riarmatimi, i miratuar muajin e kaluar, ku mbrojtja ajrore është në krye të listës së prioriteteve.

“Shikoni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha për Radion Evropa e Lirë Philip Breedlove, ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë.

“Nëse jeni ulur diku dhe mendoni se jeni nën ndonjë mburojë magjike si në programet televizive, nuk është vend i mirë për të qenë”, shtoi ai.

Lexo edhe:

NATO e BE: Të ulen tensionet/ Rusia dhe Turqia lëshojnë akuza ndaj Izraelit

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

Bombardimet e përditshme të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ilustruar më së miri rëndësinë e mbrojtjes ajrore.

Sipas një analize të realizuar në shkurt nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, Rusia ka lëshuar mesatarisht 24.3 raketa dhe dronë në ditë drejt Ukrainës që nga fillimi i nisjes së pushtimit të këtij shteti fqinj më 2022 – mbi 25. 000 në total.

Pasojat kanë qenë ndërprerje të energjisë elektrike, shkatërrim i infrastrukturës dhe viktima të shumta civile. Rusia ka përdorur një sërë raketash raketash, nga dronë, bombat rrëshqitëse të epokës sovjetike, por që i ka modifikuar, e deri te raketat lundruese. Po ashtu, ka edhe lloje të ndryshme të mbrojtjes ajrore.

Udhëheqësi i Task-Forcës 64 të Marinës amerikane, komandanti Mike Dwan, i tha Radios Evropa e Lirë se “fushat e mbivendosura të zjarrit” të NATO-s ofrojnë një gamë të plotë mbrojtjeje.

Dwan është i vendosur me Flotën e Gjashtë në Napoli të Italisë, por foli nga baza amerikane për mbrojtje kundër raketave balistike në Redzikovo, në Poloni. Komanda e tij e bashkon këtë bazë, me një të ngjashme në Deveselu të Rumanisë dhe një flotë të bombarduesve amerikanë që operojnë nga Spanja.

Ata përdorin një sistem të quajtur Aegis për të shënjestruar raketat balistike.

“Ne e bëjmë këtë në atmosferën e sipërme, mbi 100 kilometra lartësi. Të gjitha këto pengime [të raketave]… po ndodhin në hapësirë”, tha Dwan.

Një delegacion, përfshirë presidentin polak vizitojnë bazën ushtarake në Redzikovo, ku gjendet kompleksi i NATO-s për mbrojtje nga raketat balisitike.
Një delegacion, përfshirë presidentin polak vizitojnë bazën ushtarake në Redzikovo, ku gjendet kompleksi i NATO-s për mbrojtje nga raketat balisitike.

Ky sistem u përdor me sukses dy herë vitin e kaluar kundër raketave balistike me rreze të mesme veprimi të Iranit, që kishin për shënjestër Izraelin. “Ne përdorëm një aftësi, një zinxhir të ndërhyrjes, shumë të ngjashëm me atë që kemi këtu për një kërcënim që vjen drejt NATO-s”, shtoi ai.

Sistemi mbështetet në një rrjet sensorësh, por kjo, sipas Breedlove, është gjithashtu pika e tij e dobët.

“Për një kohë kishte këtë ndjesi të rreme se, në rregull, kemi Deveselun, kemi Poloninë, kemi këto dy kapacitete të mrekullueshme amerikane, por u dini ato filmat ku sheh qendra komanduese dhe çdo raketë që hidhet rrëzohet, ato janë trillime”, deklaroi ai.

Probabiliteti i goditjes fatale

Në një fushë të mbushur me zhargon teknik, Breedlove iu referua me shkurtesën në anglisht POK (probaliteti i goditjes fatale). Ky varion nga 95 për qind në zonat me dendësi të lartë sensorësh, deri në vetëm 30 për qind në zona të tjera. Evropa, sipas tij, duhet të “forcojë rrjetin”.

Ai nuk pranoi të specifikonte se ku mund të bëhet kjo.

“Kombet e dinë saktësisht se ku janë boshllëqet. Ne i kemi sjellë në qendrat e simulimit të raketave dhe u kemi treguar si funksionon kjo”, deklaroi ai.

Në Redzikovo ka tre raketahedhës, secili me nga tetë raketa. A mund të mbingarkohet kapaciteti i tij?

“Kjo mund të ndodhë”, tha Dwan.

“Këtu në Poloni, kemi përgjigje të planifikuara paraprakisht për mbulim të prioritarizuar. Njësoj është edhe në Rumani si dhe në sistemet tona në det…. Gjithnjë është një situatë sikurse macja me miun: sa raketa po lëshohen dhe sa jemi në gjendje të rrëzojmë”.

Stacioni kundërjaror amerikan Aegis në bazën ushtrake Deveselu të Rumanisë. Fotografi nga arkivi.
Stacioni kundërjaror amerikan Aegis në bazën ushtrake Deveselu të Rumanisë. Fotografi nga arkivi.

Por, Dwan theksoi rëndësinë e parandalimit. Nëse sistemi Aegis nuk arrin të kapë një raketë, atëherë do të aktivizohej një shtresë tjetër, si për shembull një bateri Patriot, për ta rrëzuar raketën.

“Mbrojtja me shtresa” nënkupton që “çdo armik i mundshëm duhet të mendojë dy herë, ndoshta edhe tri apo katër herë” para se të sulmojë.

Kërcënimi nga dronët e Rusisë

Breedlove tha se një tjetër dobësi kyç e NATO-s është mbrojtja kundër dronëve, një fushë ku Rusia tani ka më shumë përvojë.

“Po përballemi me një sasi shkatërruese kapacitetesh me dronë që sulmojnë [Ukrainën], dhe mbrojtja ajrore e Amerikës – e lëre më e Evropës – nuk është e përgatitur për këtë lloj lufte, për këto përmasa”, tha ai.

Ben Hodges, ish-udhëheqësi i Ushtrisë amerikane në Evropë, pati një vlerësim të ngjashëm kur foli për REL-in muajin e kaluar.

“E dini, ne kurrë, kurrë nuk kemi pasur mjaftueshëm mbrojtje ajrore për të mbuluar çdo gjë… Ne prioritarizojmë atë që duhet mbrojtur”, deklaroi ai. “Nuk ekziston një mburojë totale”.

Hodges tha se planifikuesit ushtarakë të NATO-s do të marrin të dhënat për “ditën tipike” të sulmeve ruse në Ukrainë, “dhe do t’i përdorin ato për të vlerësuar portet e Bremerhavenit, Gdanskut ose Klaipedas në Lituani, për shembull, dhe do të analizojnë se a kemi mjaftueshëm mbrojtje ajrore dhe raketore? Nuk jam i sigurt se kemi”.

Gjermania udhëhoqi Iniciativën e Mbrojtjes Ajrore Evropiane (ESSI) në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Duke bërë bashkë 24 shtete evropiane, kjo nismë ka për qëllim mundësinë e blerjes së përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe inkurajon ndërveprueshmërinë.

Por, disa shtete si Franca, Spanja dhe Italia, nuk u janë bashkuar nismës. Franca e ka kritikuar iniciativën për përfshirjen e sistemeve (si sistemet amerikane Patriot) dhe komponentëve joevropianë.

Fuqia ajrore

Hodges tha se avionët luftarakë të NATO-s kompensojnë disa nga dobësitë e Evropës.

“Forcat tona ajrore janë një pjesë kritike e kësaj. Mendoj se ndoshta sasia në rritje e fuqisë ajrore që kemi, veçanërisht me Finlandën dhe Suedinë… do të na ofrojë kapacitete që ukrainasit aktualisht nuk i kanë për t’iu kundërvënë sulmeve ajrore dhe raketore ruse”.

Hodges shtoi se fuqia ajrore është gjithashtu një kontribut kyç i SHBA-së për mbrojtjen ajrore. Por, përpjekjet e Evropës për të forcuar mbrojtjen e saj vijnë në një kohë të pasigurisë lidhur me angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë e saj. Pra, si do të mbrohej Evropa pa rolin e SHBA-së?

“Boshllëku më i madh do të ishte Forca Ajrore e SHBA-së, paralajmërimi i hershëm, inteligjenca… dhe më pas kontributi i SHBA-së në komandën ajrore të NATO-s në Ramshtajn”.

Komanda e Dwanit është gjithashtu një kapacitet i rëndësishëm.

Iniciativa ESSI parashikon përdorimin e sistemeve Arrow-3, të cilat mund të pengojnë raketa balistike. Por, kjo do të kërkojë kohë dhe këto sisteme nuk prodhohen në Evropë, pasi janë zhvilluar nga Izraeli dhe SHBA-ja./REL

Etiketa: mbrojtja ajrorenato

Lajme të lidhura

BOTA

NATO e BE: Të ulen tensionet/ Rusia dhe Turqia lëshojnë akuza ndaj Izraelit

19:31 : 13/06/2025
BOTA

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

15:22 : 09/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

08:50 : 05/06/2025
BOTA

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

08:36 : 04/06/2025
Para

Fier, qëlluan me armë ndaj nënë e bir, arrestohet 66-vjeçari, ende në kërkim i biri

TË GJITHA

Nicolas Sarkozy-t i hiqet medalja e “Legjionit të Nderit”, pas konfirmimit të dënimit për korrupsion

17:29 : 15/06/2025

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

17:05 : 15/06/2025

Trump: Kosova dhe Serbia ishin shumë pranë luftës, por unë e ndalova atë!

16:55 : 15/06/2025

Denoncimi me VIDEO: I riu tenton të rrëmbejë një fëmijë te Shkëmbi i Kavajës

16:38 : 15/06/2025

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

16:21 : 15/06/2025

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

16:12 : 15/06/2025

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com