• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pas njoftimit të Trump për tarifat doganore, BE mund të ‘ngrijë’ kundërmasat: Le të përfitojmë nga këta muaj

08:48 : 10/04/2025
në BOTA

Njoftimi i Donald Trump për të bllokuar për 90 ditë tarifat e reja ka rënë si një meteor mbi vendimet e Komisionit, i cili, pasi kishte përgatitur paketën e parë të kundërmasave, është detyruar të marrë parasysh kthesën amerikane dhe të shqyrtojë pezullimin e menjëhershëm reciprok.

Pas Kinës, edhe Europa nxjerr sëpatën për t’u përgjigjur ndaj SHBA-së dhe kështu lufta tregtare botërore është shpallur. Por, menjëherë pas kësaj, vihet në pauzë. Të paktën nga Kontinenti i Vjetër, i cili është gati të pezullojë menjëherë kundërtarifat. Njoftimi i Donald Trump për të bllokuar për 90 ditë tarifat e reja ka rënë si një meteor mbi vendimet e Komisionit, i cili, pasi kishte përgatitur paketën e parë të kundërmasave, është detyruar të marrë parasysh kthesën amerikane dhe të shqyrtojë pezullimin e menjëhershëm reciprok.

Pallati Berlaymont, i zënë në befasi, fillimisht duhej të verifikonte efektivitetin e nismës së Trump, sepse presidenti amerikan e lidhi pezullimin vetëm me vendet që nuk kishin reaguar. Evropa, pavarësisht se ka miratuar listën e përgatitur nga ekzekutivi i Komunitetit, e gjen veten në një gjendje pasigurie: kundërtarifat, në fakt, do të hyjnë në fuqi vetëm nga e marta e ardhshme. Prandaj, orientimi i Brukselit është të pranojë pauzën dhe të veprojë në të njëjtën mënyrë, por vetëm me kushtin që të ketë reciprocitet. “Ruajtja e marrëdhënieve të ngushta transatlantike,” – nënvizoi kryeministri polak Donald Tusk, presidenti aktual i BE-së – “është një përgjegjësi e përbashkët përballë turbullirave aktuale. Prandaj, le të shfrytëzojmë sa më mirë 90 ditët e ardhshme.” Ky është një sinjal se Bashkimi po ndjek të njëjtën linjë. Ndërkohë, sot Presidentja e Komisionit do të konsultohet me 27 qeveritë anëtare për të marrë një qëndrim përfundimtar.

Megjithatë, dje BE-ja i dha dritën jeshile paketës së parë të kundërmasave, e cila teorikisht do të hynte në fuqi më 15 prill. Janë miratuar gjithashtu edhe dy lista të tjera, që do të lançohen – ose janë gati të lançohen – përkatësisht më 15 maj dhe më 1 dhjetor, me një vlerë totale prej 21 miliardë eurosh. Italia votoi në favor të tarifave të reja, së bashku me të gjithë të tjerët, përveç Hungarisë, e cila drejtohet nga sovranisti Viktor Orban.

Ndërhyrja e parë ishte konceptuar për të qenë taktikisht shumë e kufizuar: shuma arrin në rreth 4 miliardë euro. Kjo tregon se Brukseli nuk ka reshtur kurrë së kultivuari shpresën për të hapur një negociatë me Uashingtonin: “Masat mund të pezullohen në çdo kohë, nëse Shtetet e Bashkuara pranojnë një zgjidhje të drejtë dhe të ekuilibruar të negociuar”, shkroi Komisioni që në fillim.

Lexo edhe:

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

Prandaj, Unioni ka risjellë në vëmendje listën e mallrave që do të goditen, e cila ishte hartuar tashmë midis viteve 2018 dhe 2020 për t’iu përgjigjur lëvizjeve të Donald Trump, duke përjashtuar vetëm uiskin dhe produktet e qumështit për të shmangur hakmarrjen ndaj një sektori të rëndësishëm të industrisë evropiane. Objektivi kryesor ishin produktet e aluminit dhe çelikut, me një taksë prej 25 për qind, si dhe mallra të tjera si motoçikleta, varka, këpucë, xhinse, bluza, bishtajore, drithëra dhe duhan.

Më 15 maj, në listë do të shtoheshin përbërësit e përpunuar prej çeliku dhe alumini, druri, enët e gatimit, shpendët, mishi, vezët, kafeja, çaji, produktet kozmetike, metalet e çmuara dhe bizhuteritë. Kjo valë e dytë është më e madhja dhe vlen, në teori, rreth 14 miliardë euro. BE-ja po përpiqet të shmangë përshkallëzimin deri në fund, edhe pse, pavarësisht hapit pas të Komandantit të Përgjithshëm, ende nuk ka identifikur kanalin më të përshtatshëm për negociata.

Në të njëjtën kohë, Kontinenti i Vjetër nuk ka besim, duke pasur parasysh luhatjen e dekreteve të Trump, dhe po përgatitet për më të keqen. Aq sa Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, dje dukej se sfidonte manjatin, duke u kërkuar kompanive amerikane të investojnë në Kontinentin e Vjetër: “Evropa është e hapur për tregti dhe investime. Le të negociojmë, jo të përshkallëzojmë tensionet, për t’i mbajtur zinxhirët e furnizimit BE-SHBA të rrjedhshëm dhe të fortë. Ne po rrisim gjithashtu rolin tonë si një fuqi konkurruese: thjeshtojmë rregullat dhe thellojmë tregun tonë të vetëm.”

Në të njëjtën kohë, Brukseli vazhdon të lërë të gjitha armët e tij në tavolinë: nga taksimi i të ashtuquajturës Big Tech (Google, Amazon, Microsoft, X, Netflix, Apple, etj.) deri te instrumenti kundër shtrëngimit. Të gjitha këto masa duket se kanë kryesisht një funksion parandalues. Ishte nënkryetarja e Komisionit, finlandezja Henna Virkkunen, që kujtoi se “Ne duhet të mbrojmë industrinë tonë dhe qytetarët tanë.” Edhe nëse kjo do të thotë të goditen shërbimet e ofruara nga kompanitë e teknologjisë: “Për momentin, jemi duke përgatitur edhe këto masa.” Ekzekutivi evropian synon të qetësojë prodhuesit evropianë, dhe sot nënkryetari tjetër i Pallatit Berlaymont, francezi Stéphane Séjourné, mblodhi Forumin e Industrisë për të kuptuar se si të përgjigjen duke kufizuar ndikimin negativ. Tashmë është e qartë se ndeshja me “The Donald” do të jetë ende shumë e gjatë./La Repubblica

Etiketa: tarifaTrumpVon der Leyen

Lajme të lidhura

BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

08:44 : 11/11/2025
BOTA

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
Para

Kancelari i ardhshëm gjerman: Të hiqen tarifat tregtare me SHBA

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com