• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ SPAK pranon se kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës: Na pyesin a ju prish punë?

19:53 : 09/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Përfaqësuesit e SPAK kanë bërë një deklaratë të paprecedentë, gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohej çështja e kontrollit dhe sekustrimit të telefonave të gazetarit Elton Qyno.

Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno bashkë me Ols Dadon, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin.

Pra, SPAK del si “kryeredaktori” i çdo materiali sekret që publikohet në media dhe një deklaratë e tillë bëhet në kulmin e polemikave nëse edhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ashtu si partitë politike ka gazetarët e tij mercenarë të cilët në vend që të informojnë publikun i shërbejnë propagandës së Prokurorisë së Posaçme.

Deklarata e Bledar Maksutit tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku kryetarja e këtij institucioni, Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK.

Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë Prokurorinë e Posaçme për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë “i prish punë” SPAK-ut.

Lexo edhe:

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

Banda e “Visit të Pojës”/ Lirohet avokati Tragaj dhe dy të tjerë, mbeten në burg 11 të akuzuar

Gjyqtarja: Kishte mundësi që kërkuesi ta dinte që kishte një hetim në lidhje me të gjithë këtë informacion?

Prokurori: Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me një anë subjektive të vetë shtetasit apo të themi gazetarit duke qene se është një gazetar i vjetër kronike… Ka pasur të gjithë eksperiencat apo informacionet e duhura për të shtuar çfarëdo lloj informacioni që dispononte dhe në thonjëza të bënte çfarë të donte. E përmenda dhe më parë gjatë pyetjeve që i bëra mbrojtjes, kemi pasur dhe raste të tjera kur gazetarë të të njëjtit nivel të hetimit kanë pasur në dorë informacione të tilla dhe kanë ardhur dhe na kanë kontaktuar: ky informacion a është i vërtetë dhe a mund ta publikojmë, ju prish punë apo jo?

Gjyqtarja: Ekziston si detyrim ligjor ky? Mund të na citoni dispozitën ligjore? Pra, jemi në kushtet e kundërligjshmërisë nëse ai njk vjen ta konfirmojë me ju këtë gjë? Pra, jemi në kushtet e praktikës, është thjesht një praktikë apo kemi detyrim ligjor që nuk është zbatuar? 

Prokurori: Nuk flasim për detyrim ligjor. Nuk është asnjëlloj detyrimi ligjor, po flas për detyrim etik. Balancë që formohet shpesh nga mbrojtja. Ne jemi ruajtës të etikës, ruajtës të burimit, që ne nuk e kërkojmë burimin. Në fakt ne e kërkojmë nëse është pra subjekti jonë, burimi gazetaresk apo ruajtës së interesit publik dhe cënim.

Gjyqtarja: Për cënim të etikës mund të ketë veprime nga ana e prokurorisë në këtë drejtim?

Prokurori: Jo znj. Kryetare. Nuk i kemi ato atribute. Mund të ketë nga ana e gazetarëve apo ndonjë …. Tjetër shtetëror kushtetues, por ne se kemi. Ne veprojmë vetëm me rrjedhjen e informacionit….

Lidhur me këto deklarata ka ardhur një reagim edhe nga juristi Ylli Manjani, që sipas tij, ajo është provë fatale që fajëson SPAK-un se është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, sipas tij, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore.

“SPAK pranon se të dhënat hetimore që shpërndahen në media i filtrojnë paraprakisht ata, prokurorët pra…

Kjo është prova fatale që e fajson SPAK, me fjalët e veta, që është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore. Është autor edhe kur nuk i shpërndan vetë ato të dhëna, sepse i kontrolloka paraprakisht, çfarë duhet dhënë në publik e çfarë jo” – shkruan në rrjetet sociale Ylli Manjani

Kujtojmë se gazetari Elton Qyno ka paditur në Gjykatën Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të  tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Sipas Qynos ai është në të drejtën e tij si gazetar për të publikuar lajme dhe për të mos nxjerrë burimin.

Etiketa: Bledar Maksutigazetaretkontrolllajmetlejespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

13:43 : 24/05/2025
AKTUALITET

Banda e “Visit të Pojës”/ Lirohet avokati Tragaj dhe dy të tjerë, mbeten në burg 11 të akuzuar

21:22 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Do paguheni me honorare”/ Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër”

18:28 : 23/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
AKTUALITET

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

22:34 : 22/05/2025
Para

Trump pezullon me 90 ditë tarifat e reja, përveç Kinës, të cilës i rriten në 125%

TË GJITHA

Conte “ngrin” Napolin, nuk flet për rinovimin pas titullit: Është koha për të festuar!

15:49 : 24/05/2025

Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

15:40 : 24/05/2025

Salah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në ‘Premier League’

15:39 : 24/05/2025

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

15:28 : 24/05/2025

I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali

15:17 : 24/05/2025

“Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali

15:06 : 24/05/2025

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

14:53 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com