• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rregulla më të ashpra për migracionin, më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor

22:30 : 09/04/2025
në BOTA

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani,Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani,Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.

Reformë e thellë ekonomike dhe sociale

Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra mliionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.

Lexo edhe:

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

Ashpërsohet politika e migracionit

Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë: “Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.

Përgjysmoset numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor

Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).

Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm

Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

CDU merr Ministrinë e Jashtme

Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor. 62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtuar një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisje së ish-kancelares Angela Merkel.

Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive./dw.

Etiketa: ballkanigjermaniapunesimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025
BOTA

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

13:29 : 15/11/2025
BOTA

Gjermania rikthen shërbimin ushtarak

17:39 : 14/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

14:45 : 08/11/2025
BOTA

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

18:44 : 05/11/2025
Para

Zbulohet se ku ndodhet luani që kafshoi burrin në kokë, Policia do ta largojë nga banesa

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com