• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Referencat për hotelet, Tatimet dërgojnë formularin: Deklaroni kapacitetin dhe shfrytëzueshmërinë

10:02 : 09/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Të gjithë strukturat akomoduese në vend do të duhet të plotësojnë formularin ku deklarojnë kapacitetin e tyre si dhe nivelin e shfrytëzimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dërgoi pranë bizneseve formularin përkatës duke kërkuar që strukturat akomoduese pasi ta plotësojnë atë ta dërgojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“Në zbatim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 160 datë 12.03.2025” Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese” subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese duhet të deklarojnë për vitin 2025 kapacitetin dhe nivelin e shfrytëzueshmërisë brenda 30 ditëve nga data 13 mars 2025, data e botimit të VKM në fletoren zyrtare sipas formularit të parashikuar në këtë VKM.

Deklarimi mund të dërgohet në formë shkresore në adresën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ose në mënyrë elektronike në adresën e emailit: [email protected] sipas formularit të deklaratës bashkëlidhur. Formulari i deklaratës është bashkëngjitur këtij njoftimi dhe mund të shkarkohet për plotësim. Ju kujtojmë se plotësimi dhe dorëzimi i formularit është detyrim ligjor për të gjitha strukturat akomoduese” thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Referenca për hotelet

Qeveria synon që të taksimi i hoteleve të bëhet mbi bazë të vlerave referencë llogaritur në dy periudha të ndryshme. Vendimi që specifikon detajet e kësaj praktike u miratua në datë 12 mars në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pjesë e kësaj forme deklarimi do të jenë të gjithë strukturat akomoduese sipas kategorisë: “Bujtinë”; b) “Bllok apartamentesh”; c) “Motel”;ç) “Fjetje dhe mëngjes”; d) “Hotel”;dh) “Hotel i shpërndarë”; e) “Resort”;ë) “Strukture akomoduese e trashëgimisë kulturore”.

Lexo edhe:

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

Periudha e shfrytëzimit është ndarë në dy të tilla duke parashikuar pjesën më të mirë të vitit kur është dhe piku dhe atë më më të dobët që kryesisht përfshin muajt e ftohte. Kështu përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti.

Konkretisht niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është: a) jo më pak se 65 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 maj deri në datën 30 shtator; b) jo më pak se 30 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 tetor deri në datën 30 prill.

Vendimi përcakton se sipërmarrësit mund të zgjedhin të deklarojnë këtë nivel minimal shfrytëzimi i cili në sitën e Tatimeve vlerësohet nga zyra ose të deklarojë një tjetër që e parashikojnë vetë që në rast se është më i ulët se minimali do të bëhet objekt vlerësimi nga ana e autoriteteve për të parë saktësinë duke përfshirë të dhëna alternative nga terreni.

Biznesi nuk është dakord me referencën

Pak ditë pasi qeveria njoftoi vendosjen e referencës bizneset e sektorit deklaruan se ajo nuk ishte reale dhe se sidomos gjatë muajve jashtë pikut niveli 30 për qind i shfytzueshmërisë është i paarritshëm.

Për rajone të caktuara ky nivel luhatet mes 10-15 për qind. Sipas tyre vendosja e një reference përveçse do të detyrojë strukturat të mbyllin aktivitetin gjatë periudhës jashtë sezonit do të sjellë edhe një rrezik të shtuar për humbjen e fuqisë punëtore./ MONITOR

Etiketa: deklarateformularhotelShtretertatimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

21:30 : 06/11/2025
AKTUALITET

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Babai audition, i biri firmos/ Ilir Binaj i Tatimeve në konflikt interesi, fsheh kompaninë private në Angli

21:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

11:52 : 18/10/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një hotel në Tiranë

21:30 : 17/10/2025
Para

Paralizohet Greqia! Grevë mbarëkombëtare 24 orëshe, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me anije

TË GJITHA

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

17:28 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com