• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Erjon Shehaj

17:12 : 09/04/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 9 prill vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, konfirmimi të cilit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, u ankimua prej institucionit të Komisionerëve Publikë për probleme në kriterin profesional.

Kryesuesi i trupit gjykues, Sokol Çomo bëri me dije në fillim të seancës së shpalljes së vendimit, se Shehaj ka depozituar më 8 prill një kërkesë për riçelje të hetimit, duke bashkëngjitur dhe një vendimarrje të Apelit. Çomo solli në vëmendje se trupi gjykues është tërhequr në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit që prej datës 4 prill dhe se në këto kushte, është në pamundësi ligjore për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë kompetencat e ish-komisionerëve, u qëndroi shkaqeve të ankimit. Gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve përfundimtare ai renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrat e provës. Dumani kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Në ankim u trajtuan disa çështje, për të cilat u evidentua se subjekti nuk kishte regjistruar procedim për njw pjesw tw veprave penale të referuara nga policia dhe ka konkluduar më tej me pushimin e hetimeve. Një i hetuar nga prokurori Shehaj për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka rezultuar se është kapur me rreth 3 kg hashash dhe lëndë plasëse e modifikuar me qëllim mundësimin e shpërthimit në distancë nëpërmjet telefonave të lëvizshëm. Subjekti e ka dërguar çështjen për gjykim duke kërkuar nga 5 vjet burg për secilën vepër penale dhe në bashkim të dënimeve, përfundimisht 5 vjet heqje lirie që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohej në 3 vjet e 4 muaj për arsye të uljes së 1/3-ës së dënimit. Po ashtu, Shehaj ka kërkuar edhe pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove. Në një tjetër çështje që ju nështrua shqyrtimit gjyqësor në Kolegj, u ngritën pretendime se subjekti e kishte hetuar në kushtet e konfliktit të interesit, pasi emri i tij përmendej në letrën me përmbajtje ku konstatohej kanosje ndaj Shehajt dhe magjistratëve të tjerë.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Për dy çështje të transferuara nga KPK për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, u konstatua se ishin tejkaluar afatet ligjore tw shkeljeve.

Në përfundim të procesit, Dumani konstatoi se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe se ka mungesë të arsyetimit ligjor. Ai kërkoi që mangësitë e evidentuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Erjon Shehajt.

Subjekti u mbrojt duke pretenduar se kishte vepruar në përputhje me ligjin. Po ashtu, pretendoi se drejtuesi i SPAK paraqiti konlkluzione jashtë shkaqeve të ankimit dhe se vlerësimi tërësor nuk mund të kryhet në një kriter. Sipas subjektit, gjetjet e konstatuara nuk mund të cënojnë indikatorët e aspektit profesional dhe aq më pak të vlerësohet për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Kryesuesi Çomo konstatoi se Kolegji e gjeti të drejtë pretendimin në ankim, se dy çështjet e transferuara prej Komisionit në ILD, ishin në tejkalim të afatit ligjor përsa i përket shkeljes së pretenduar se ishte kryer nga subjekti. Pwr rrjedhojw u trajtuan nw vlerwsimin twrwsor.

Lidhur me problemet e evidentuara në ankim, Kolegji ka gjetur të drejtë mungesën e arsyetimit në rastet e mosregjistrimit të një pjese të veprave penale të referuara nga policia. Po ashtu, është konstatuar mungesë e kryerjes së hetimeve dhe e arsyetimeve, që Kolegji i çmon si mangësi në drejtim të njohurive ligjore.

Është gjetur i drejtë edhe konstatimi se subjekti duhej të kishte hequr dorë nga hetimi çështjes për kanosje të gjyqtarit, kur në letrën kërcënuese përmendej dhe emri i tij, fakt qw sipas KPA, ishte evidentuar dhe nga vetë Shehaj në aktet për kalimin e çështjes për kompentencë në një tjetër prokurori.

Megjithëse problemet e konstatuara nuk janë gjetur penalizuese veçmas, Kolegji vlerëson se nga pesha që kanë moskryerja e veprimeve dhe mungesa e arsyetimeve në disa prej çështjeve të shqyrtuara, janë trajtuar në vlerësimin tërësor. Sipas Kolegjit, mangësitë janë të tilla që nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës dhe në vlerësimin tërësor të tyre çojnë në konkluzionin se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Bazuar në këto argumente, Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit për prokurorin Erjon Shehaj dhe e shkarkoi atë nga detyra./BIRN

Etiketa: Erjon Shehajkpaprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025
Para

Arbër Hoxha mbetet pa trajner, Dinamo e Zagrebit shkarkon Cannavaron

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com