Tirana ka dyfishuar shifrat në derbi përballë Partizanit.
Për bardheblutë autori i golit është i njëjtë me Jarmounin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Në minutën e 39-të, sulmuesi francez hyn nga e djathta hyn në zonë, pason në qendër por topi devijohet me dorë nga Ismaili.
Gjyqtari Xhaja nuk heziton dhe bën shenjë nga pika e bardhë ku Jarmouni mposhti Alban Hoxhën.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 me Tiranën që ishin dominues në lojë dhe rezultat, ndërsa Partizani do të provojë të reagojë, pasi nuk pajtohen me rezultatin.