• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tarifat e SHBA-së do ulin eksportet”, Shoqata e Bimëve Mjekësore: Të rimbursohet 10% TVSH për fermerët

11:17 : 07/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshirë ato nga Shqipëria.

Paketa e tarifave pritet të ndikojnë ndjeshëm në eksportet shqiptare drejt SHBA-së, veçanërisht në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë mes dy vendeve.

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Mjekësorë dhe Aromatike, Filip Gjoka, gjatë një konferencë për shtyp, deklaroi se kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për produktet shqiptare dhe reduktim i vëllimit të eksporteve, duke goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale duke ulur fitimet e tyre.

Ai rekomandoi një paketë masash në ndihmë të sektorit, që nga rimbursim i menjëhershëm 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor; Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut; Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta; Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë dhe paguhen nga qeveria kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit.

Lexo edhe:

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Deklarata e Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike:

Kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit përsa i përket paketës së re të politikave ekonomike të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nuk përjashtohet edhe Shqipëria. Padyshim që ky nuk është një lajm i mirë për ne në kohën kur kjo industri zë mbi 14% të gjithë eksporteve që kryhen ne BE dhe Amerike.

Nga zero që është aktualisht, çdo ngarkesë drejt ShBA do të ketë një tarifë doganore prej 10%, që rrjedhimisht krijon një tjetër vështirësi për industrinë tonë. Nisur nga kjo situatë IBMA i bën thirrje qeverisë Shqiptare që të ngrejë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave për të hartuar një plan emergjent masash për stabilizimin e sektorit për të zbutur efektin negative. Ndërkohë në çdo rast theksojmë dëshirën tonë për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike pozitive me SHBA-në , madje për ti përforcuar më tej dhe presim bashkëpunim konstruktiv nga të gjitha palët për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Konkretisht vendosja e tarifës 10 % për Eksportet Shqiptare përkthehet në rritje të kostos së eksportit. Rritje të çmimit të produkteve Shqiptare në tregun Amerikan duke i bërë ato më pak konkurruese.

Kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për produktet Shqiptare dhe reduktim I vëllimit të eksporteve duke goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale duke ulur fitimet e tyre. Gjithashtu Kompanitë që kanë investuar në teknologji dhe standarde cilësie për tregun Amerikan tani përballen me pasiguri financiare, duke ngadalësuar zhvillimin e sektorit. Teksa kërkojmë ndihmë tek qeveria Shqiptare dhe bëjmë thirrje për ngritjen e një grupi pune, ju parashtrojmë në emër të shoqatës sonë edhe propozimet për të kapërcyer situatën e vështirë ku ndodhemi:

PAKETË MBËSHTETËSE PËR FERMERËT:

  1. Rimbursim i menjëhershëm i 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor.
  2. Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia.
  3. Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta.
  4. Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë.
  5. Qeveria të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit.

PROBLEMIKAT E AKUMULUARA TË SEKTORIT:

– Mungesa e fuqisë punëtore dhe largimi i banorëve nga zonat rurale drejt zonave urbane si dhe emigracioni

– Kostot e larta në prodhim, ruajtje në magazina, transport si dhe rendimenti i ulët

-Pamjaftueshmëria e subvencioneve për të gjithë fermerët – Mungesa e investimeve në kompanitë që duan të rrisin cilësinë dhe standardet si dhe ndërprerja e Fondeve të BE-së

-Tarifa 10% e vendosur nga Presidenti Trump krijoi një tjetër vështirësi për këtë industri.

Etiketa: fermereShoqata e Bimëve Mjekësoretarifat e SHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027

15:11 : 23/07/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
AKTUALITET

Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit, ekspertët: Më pak të përkrahurit në rajon

15:58 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shpresë ka

15:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

19:20 : 30/04/2025
Para

Derbi Tirana-Partizani/ Ja akset ku do të kufizohet qarkullimi

TË GJITHA

Maturantët më të dobët në Gjuhën Shqipe se në Anglisht

18:28 : 28/07/2025

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

18:18 : 28/07/2025

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

18:07 : 28/07/2025

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025

Lille lë jashtë Edon Zhegrovën për fazën përgatitore në Gjermani

17:52 : 28/07/2025

OVL e UÇK-së kritikon Qeverinë për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

17:50 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com