Sportistja amerikane, Stephanie Turner, e cila u përjashtua nga një garë sepse refuzoi të përballej me një kundërshtar transgjinor, ka treguar për herë të parë detaje tronditëse mbi kulturën pro-trans brenda organizatës “USA Fencing”.
Pas këtij veprimi, Turner u ndëshkua nga zyrtarët e garës me një “’karton të zi’”, që nënkupton përjashtim të menjëhershëm nga gara. Vendimi ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e konsideruan të padrejtë që një sportiste femër ndëshkohet për mospranimin e një përballjeje me një person që biologjikisht është mashkull.
Pavarësisht kritikave, “USA Fencing” publikoi një deklaratë ku mbrojti vendimin e marrë dhe shprehu mbështetje për Sullivan, 20 vjeç, duke riafirmuar përkushtimin e saj për përfshirjen e atletëve transgjinorë në sportin e femrave.
Në një intervistë për “DailyMail.com”, Turner tha se ajo ka “pasur frikë të shprehë shqetësimet e saj” pranë USA Fencing për shkak të qëndrimeve të forta pro-trans të zyrtarëve të lartë të organizatës.
Ajo përmendi Damien Lehfeldt, anëtar i bordit drejtues të USA Fencing, i cili gjithashtu drejton një blog të quajtur “’The Fencing Coach’”. Lehfeldt është shprehur më parë “në mënyrë të hapur në mbrojtje të përfshirjes së atletëve transgjinorë në sportet e femrave”.
Në këtë situatë të tensionuar, Stephanie Turner është bërë një zë që ngre pyetje të ndjeshme rreth “drejtësisë, përfshirjes dhe sigurisë në sportin profesional për gratë”.
Për çudi, Lehfeldt postoi gjithashtu një seri shkëmbimesh të rreme emailesh në llogarinë e tij në Instagram në vitin 2023 (tani të fshira), në të cilat ai shkatërronte publikisht argumente të ndryshme kundër personave transgjinorë.
Në pamjet e siguruara nga DailyMail.com Lehfeldt pretendonte se kishte marrë një email nga një grua e quajtur ‘Dorothy’, e cila thoshte se ‘vajzat’ e saj po largoheshin nga sporti i fencing-ut për femra pasi sipas saj sporti nuk “respekton gratë e vërteta” dhe nuk njeh se “gjithmonë do të ketë dy lloje të ndryshme ADN-je”.
Duke iu përgjigjur ’emailit’, Lehfeldt tha: “E dashur Dorothy, jemi në vitin 2023 dhe, siç duket, ti nuk je më në Kansas. Vajza ime do të konkurrojë kundër grave, pikë. Nëse ajo humb ndaj një gruaje çfarëdo, nuk do ta tërheq nga sporti dhe të shkruaj një email qaramani duke shpallur largimin tim.
“Ky është një mësim i shkëlqyer për t’ua dhënë fëmijëve të tu. Me këtë ritëm, ata do ta përballojnë vështirësinë me të njëjtin entuziazëm si një Karen e tërbuar në një dyqan. Nuk e meriton emrin ‘Dorothy’. Je një luaneshë frikacake dhe magjistari i vetëm që mund të të nxjerrë nga vrima e ngushtë ku ke futur veten dhe familjen tënde është i tipit ‘magjistari i madh’. Më mërzit me këto emaile”
Në një bisedë me Daily Mail, Lehfeldt konfirmoi se shkëmbimet e emailit nuk ishin të vërteta, pavarësisht se ishin postuar si të ishin biseda legjitime.
Turner, e cila duket se nuk ishte në dijeni se postimet ishin të rreme, i tha DailyMail.com: “Damien Lehfeldt merrte emaile nga njerëz që shpreheshin të shqetësuar dhe shumë të mërzitur për politikat transgjinore. Ai bënte screenshot emailave të tyre dhe i sulmonte personalisht, pastaj i postonte në Instagram, duke rrezikuar thuajse t’u zbulonte identitetin.”
Duke zbuluar më shumë rreth frikës së saj për t’iu drejtuar organizatës drejtuese, Turner shpjegoi: “Isha në mendimin që, nuk dua as të kontaktoj, sepse nëse e bëj, nuk do kem kurrë një ndeshje të drejtë në jetën time.
“Ka shumë njerëz që janë pro [sportistëve trans në sportet e femrave] dhe që janë edhe gjyqtarë. Do të humbja përkrahjen në sytë e gjyqtarëve dhe mund të përfundoja në një ndeshje me anshmëri. Mund të humbja edhe miq, sepse nuk e di çfarë qëndrimi kanë ata për këtë çështje.
“Kështu që ajo që bëja ishte thjesht të shmangia turnet ku e dija se kishte një sportist transgjinor. Por në këtë pikë, çfarë tjetër duhet të bëj? A duhet të mos regjistrohem më në asnjë turne? Nuk kam mundësi tjetër.”
Në një postim në blogun e tij, i publikuar për herë të parë në gusht 2023 dhe që ende është i disponueshëm online, Lehfeldt shkroi: “Sportistët transgjinorë meritojnë të drejtën të konkurrojnë në përputhje me gjininë me të cilën identifikohen, dhe ata që janë në moshë madhore duhet të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga USA Fencing dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar – edhe nëse shkenca që mbështet ato udhëzime të IOC mund të mos jetë e përsosur.”
Ai shton gjithashtu: “Ekziston mundësia që gratë transgjinore të kenë një avantazh fizik ndaj kundërshtareve të tyre cisgjinore pas tranzicionit. Por ekziston edhe mundësia që të mos kenë. Në sportin e fencing-ut, nuk ka të dhëna që të mbështesin asnjërën pikëpamje.”
Në një koment tjetër të enjten në mbrëmje, Lehfeldt i tha DailyMail.com: “Do ju inkurajoja të kontaktoni anëtarët tanë dhe do të gjeni një temë të përbashkët – diskutim të sjellshëm dhe korrekt me mua për një temë shumë komplekse.
“Gjithmonë mirëpres një debat me respekt, dhe kjo përfshin edhe zonjën Turner. Zonja Turner është e lirë të ketë opinionin e saj. Kjo është bukuria e diskutimit – mund të ulemi në tryezë dhe të biem dakord që nuk biem dakord.”
USA Fencing shtoi në një deklaratë:
“USA Fencing miratoi politikën aktuale për sportistët transgjinorë dhe jodualë në vitin 2023. Politika u krijua për të zgjeruar aksesin në sportin e fencing-ut dhe për të krijuar hapësira përfshirëse dhe të sigurta.”
“Kjo politikë bazohet në parimin se të gjithë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në sport, dhe është hartuar mbi bazën e kërkimeve të disponueshme në atë kohë. Ne e kuptojmë se diskutimi për barazi dhe përfshirje në lidhje me pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë është në zhvillim e sipër”.
“USA Fencing gjithmonë do të anojë nga përfshirja, dhe ne jemi të përkushtuar të përditësojmë politikën në përputhje me prova të reja të bazuara në kërkime, apo me ndryshime në politikat e lëvizjes më të gjerë Olimpike dhe Paraolimpike.”
Ndërkohë, Turner – e cila thotë se nuk është kontaktuar nga USA Fencing që kur refuzimi i saj për të luftuar ndaj Sullivan u bë viral këtë javë – është shumë e vendosur për të mbrojtur të drejtat e grave në të gjitha sportet. Aq shumë, sa kjo e largoi atë nga partia Demokratike dhe e drejtoi drejt Donald Trump në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Premtimi i Trump për të ndaluar sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e femrave e bindi atë të kalonte me Republikanët, ndërsa hezitimi i Demokratëve për të bërë të njëjtën gjë ishte një shqetësim i madh për të.
Turner tha më tej:
“Kjo lëvizje nuk duhet të jetë politike, por kam vënë re se ka një parti që është kapur totalisht nga politika radikale sociale, që në fakt kanë shërbyer si një test për të më treguar nëse një politikan është i gatshëm të gënjejë vetëm për të avancuar karrierën e tij politike.”
“Kjo më hapi derën që të filloj të dëgjoj më shumë anën tjetër, sinqerisht. Sepse nëse je i gatshëm të më gënjesh dhe të më thuash se një burrë mund të bëhet grua, atëherë pyes veten: për çfarë tjetër mund të më gënjesh?”
Ndërsa nuk është aspak dakord me vendimin e Sullivan për t’u bashkuar me ekipin e femrave të kolegjit, Turner pranon se ndien një farë dhembshurie për të, për shkak të reagimeve të ashpra në rrjetet sociale.
Pas incidentit të bujshëm, shumë njerëz kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke kritikuar USA Fencing për përjashtimin e një sportisteje femër dhe lejimin e një atleti transgjinor të marrë pjesë në garë.
Një përdorues shkroi në X:
“Lejoni meshkujt biologjikë të konkurrojnë me gratë, duke u hequr grave mundësinë për të arritur ëndrrat e tyre. Turp të keni!”
Një tjetër pyeti:
“Pse po përjashtoni gratë dhe jo transgjinorët që po pushtojnë sportet e femrave?”
Duhet theksuar se sportistët e fencing-ut lejohen të konkurrojnë edhe kundër gjinisë së kundërt, dhe vetë Turner ka konkurruar dhe ka fituar ndaj meshkujve në ndeshje të fundit.
Legjenda e tenisit, Martina Navratilova – e cila shpesh ka dalë kundër pjesëmarrjes së grave transgjinore në sportet e femrave – reagoi gjithashtu ndaj këtij debati duke shkruar:
“Dhe përsëri….”
Por Turner këmbëngul se shqetësimi i saj më i madh është me organizatën që drejton këtë sport në SHBA.
“[Sullivan] është mjaft i ri, dhe besoj se ndoshta është kapur në këtë lëvizje gjinore, dhe ndoshta pas 10 vitesh mund të jetë një person krejtësisht tjetër,” tha ajo.
“Por ankesa ime nuk është me të. Është me USA Fencing, anëtarët e bordit dhe këtë politikë. Ai po ndjek politikën, po, por në parim nuk është një politikë e mirë. Ju po lejoni burra që kanë avantazh atletik mashkullor të garojnë ndaj grave.”
“Ndjej dhembshuri në faktin që ndoshta ai ka marrë shumë urrejtje në 24 orët e fundit. Por, në të njëjtën kohë, unë e kam përjetuar këtë situatë prej katër apo pesë vitesh, duke kërkuar mënyra për t’u lidhur me USA Fencing që të tërhiqet kjo politikë.”
“Unë do të vendos përparësi sigurinë time fizike dhe atë të grave dhe vajzave të tjera, përpara çdo gjëje tjetër.”