• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ku***, do të shkër***…”/ Adriatik Alimadhi: Policët më dhunuan në fugon, mendoja se po bënin shaka

14:49 : 05/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme, ku u shoqërua dhunshëm në komisariat, lidhur me pretendimet se ka kundërshtuar forcat e Policisë, pasi u ushtrua kontroll në lokalin e vëllait të tij.

Sipas Policisë së Tiranës, në lokalin e vëllait të Alimadhit është ushtruar kontroll, pasi kishin marrë informacion se ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Në një postim në rrjetet sociale, Adriatik Alimadhi ka dhënë versionin e tij, ku deklaron se ka kërkuar që të dilte jashtë, por nuk e kanë lejuar, duke iu prezantuar se janë efektivët e komisariatit nr.4 dhe ai e ka marrë si shaka.

Më tej, ish deputeti pretendon se iu ka kërkuar urdhrin për të ushtruar kontroll, por i janë përgjigjur me arrogancë dhe kanë dashur t’i marrin telefonin.

Adriatik Alimadhi pretendon se efektivët e kanë dhunuar në furgonin e Policisë, madje duke e sharë dhe me fjalor banal, pavarësisht se ai i është prezantuar se kush është.

Lexo edhe:

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

Në lidhje me pretendimet se në lokalin e vëllait të tij viheshin baste sportive, Alimadhi thotë se vetë ai nuk ka luajtur kurrë dhe se edhe në lokal nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Postimi plotë

Sqarim publik!

Të dashur miq,
dje rreth orës 19 të mbrëmjes si zakonisht mbërrita te kafja e vëllait, në tavolinën tonë që ulemi me vëllezërit dhe me një mikun tonë të përditshëm duke bërë planet tona për fushatën zgjedhore për ditët në vazhdim.

Pas pak u futën një apo dy persona dhe shkuan drejt banakut në këto momente vëllai shkon për t’ju shërbyer.

Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punjonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty.

Në këto momente vjen një polic tjetër i cili ulëret dhe flet me një fjalor rruge. Bërtiste ‘futu brënda, telefonin shpejt këtu’. I them se nuk keni të drejtë të ma merrni telefoninin.

I fola mos u sillni kështu, e nëse jeni policia e shtetit, identifikohuni, na jepni urdhërin, plan masash për kontrollin në lokalin e vëllait, bëni thirrje policia e shtetit dhe ne zbatojmë urdhrat tuaja, shtrihemi barkas apo pas murit si ju të keni detyrat dhe zbatimin e ligjit.

Ata vazhduan me të tyren duke bërtitur dhe kërcënuar luani lloto e të tjera… por kjo u kuptua që ishte një provokim i rëndomtë dhe një sjellje jo e denjë e personave që thoshin se jemi punjonjës policie.

Në debat e sipër kur ne kërkonim të silleshin jo vulgar por si punonjës të policisë së shtetit dhe të identifikoheshin ata vazhdonin të silleshin brutal.

Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës.

Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten e lus Zotin

Në këto momente brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë ‘pusho se do të shkër*** robtë e shtëpisë’. Këto fjalë të përsëritura disa herë, ai vazhdonte me grushtat në gjoks duke më shtrënguar fortë dhe më thoshte pusho ku*** e m*** se do të shkër*** robtë e shtëpisë e vazhdonte…’ .
Ky ishte një moment që polici ka kërkuar të regjistronte fjalët e mija, për këtë kërkoj regjistrimet, por besoj se i kanë zhdukur sepse personalisht e kam kalur sjelljen dhe durimin ndaj provokimit të tij.

Në këto momente i bëra të ditur se jam kryetar i Ballit Kombëtar mos më godit, mos ushtro dhunë dhe mos më kërcëno, mos më bërtit, mos më shaj nga robtë e shtëpisë sillu si punonjës policise, i bëra të ditur se kam qënë deputet e më mirë të mos i kisha thënë kështu ai vazhdoj uliganizmat e tij, i thashë mos të vriten sytë se jam kryetar i Ballit Kombëtar, e ai nuk donte t’ja dinte.

Për atë punë kishin ardhur, por dështuan, më thoshte eh mor xhaxh je i vjetër se të ishe i ri e dija unë se cfarë do të bëja ku*** e m***.
Në këto momente hipin në furgonin e policisë edhe policët e tjerë.

Në rrugëtim e sipër drejtë shkollës së bashkuar më ndaluan furgonin disa herë dhe më thoshin zbrit dhe ik në shtëpi. Ju bëra me dije se nuk zbres, më çoni atje ku më morët sepse njerzit më njohin dhe se nuk kam bërë asnjë faj apo shkelje ligji.

Pasi ju kërkova këtë ata duke bërtitur më thanë ta tregojmë ne se bëjmë raport shërbimi dhe na ke kundërshtuar dhe goditur dhe të fusim si qeni ne burg, me ne do kruhesh ti… .

Gjatë bisedave e sipër punonjësi civil foli në telefon me eprorët e vet dhe i tha ‘kemi planë masash dhe urdhër gati sepse na duhet na u krijua një situatë jo e mirë…’ .
Më vonë më çuan në komisariatin Nr.4 dhe më lanë aty, rreth orës 01 e 30 minuta vijnë dy punonjës të Autoritetit të Mbikqyrjes së Policisë dhe u prezantuan si të tillë.

Më morën kallzimin dhe u larguan më vonë më thanë vazhdo je i lirë rreth orës 3 ndaj mëngjesit.

E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokalin e tim vëllait nuk u kostatua kjo.

Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim.

Falenderoj të gjithë miqtë e mi të cilët në këto momente janë pafund mirënjohje për ju, falenderoj qëndrimin e partisë demokartike për mbeshtetjen nga zoti Belind Këlliçi, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike zotin Flamur Noka, sekretarin e përgjithshëm të Partise së Lirisë zotin Tedi Blushi për mbështetjen, dhe solidaritetin ndaj kësaj situate kriminale të një bande në pushtet të cilët nuk na lanë njëherë rehat, qysh nga viti 2013 duke na futur në burgje si vëllezërit e mi, mua personalisht, kontrolle pafund të përsëritura në lokalin e vëllait tim etj.!

O banda në pushtet ne ju njohim mirë se kush jeni, nuk na tutni, jemi të djathtë dhe të tillë do vdesim, jemi mësuar me krimet tuaja, dhe sjelljet tuja kriminale, nga ju na është regjur lëkura, nuk do ja dilni dot të na mposhtni.

Por ju nuk mendoni kushte lirije dhe demokracie, ju nuk bëheni të tillë kurrë sepse jeni shpirtzinjë dhe të tillë do mbeteni. Për pushtet personal ju i vini zjarrin shqipërisë. Nuk na e ulni dot kokën, krenarë se jemi një rracë e ndershme e mirëfilltë patriotike shqiptare.

Ju falenderoj të gjithëve.

Etiketa: Adriatik Alimadhidhunimlokalpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, e pëson 33-vjeçari në Ksamil

08:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

12:09 : 04/06/2025
Para

Rrëmbyes zemrash, prift, spiun dhe poet/ 300 vjet nga lindja e Casanova-s

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com