• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A do të mbijetojë TikTok në SHBA?

22:35 : 05/04/2025
në BOTA

A do të mbijetojë TikTok në SHBA? Presidenti Trump pohon se një marrëveshje për shitjen e aplikacionit popullor te një blerës jo-kinez do të finalizohet shpejt. TikTok u bë i padisponueshëm për pak kohë në Shtetet e Bashkuara në muajin janar pasi përdoruesit nuk mund të shihnin videot, por që atëherë është rikthyer.

Mes urdhrave që firmosi Presidenti Trump në ditën e parë të detyrës ishte ai për të shtyrë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, duke i dhënë afat kompanisë kineze ByteDance, që të gjejë një blerës amerikan ndryshe rrjeti do të ndalohet në SHBA.

Ai po shqyrton zgjatjen e zbatimit të ligjit, por ka deklaruar se nuk mendon se do të jetë e nevojshme pasi beson se do të gjendet një blerës.

Urdhri ekzekutiv i Trump udhëzoi Departamentin e Drejtësisë që t’u dërgonte letra kompanive si Apple, Google Alphabet dhe Oracle që punojnë me TikTok “duke deklaruar se nuk ka pasur shkelje të statutit dhe se nuk ka asnjë përgjegjësi për çdo veprim që ka ndodhur më herët”.

Pavarësisht se ndalimi fillestar u miratua njëzëri, ligjvënësit amerikanë nga të dyja palët kanë thënë se ByteDance duhet të ketë më shumë kohë për të hequr aplikacionin.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

“Në muajt e fundit, ajo që ne kemi parë është një proces ku TikTok iu dha një afat për t’u përballur me një ndalim. TikTok doli jashtë funksionit në Shtetet e Bashkuara. Përdoruesit në SHBA, 170 milionë prej tyre nuk mundën të përdornin TikTok”, shprehet eksperti i mediave sociale Drw Benvie.

Sipas ligjit federal ekzistues, TikTok do të ndalohet nëse ByteDance nuk e shet përpara afatit.

“TikTok është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare sepse është në pronësi të ByteDance me dyshimin se ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze dhe disa shtete kanë ngritur shqetësime mbi këtë aplikacion”, tha Mike Gallagher

Blerësit e mundshëm kanë filluar të tregojnë interes për të zotëruar platformën. Pavarësisht thashethemeve, CEO i Tesla Elon Musk ka deklaruar se nuk ka në plan të blejë TikTok. Trump më herët sinjalizoi miratimin e tij për blerjen e platformës nga Musk, por miliarderi e hodhi poshtë idenë.

Politikanët janë të shqetësuar se ByteDance, e cila ndodhet në Kinë, mund t’i sigurojë Pekinit akses në informacionin e përdoruesve amerikanë diçka që kompania e ka mohuar vazhdimisht. Frika për këtë e ka shtyrë Kongresin të miratojë Aktin për Mbrojtjen e Amerikanëve.

“Sipas raporteve të shumta, pronari i ri i mundshëm do të jetë Oracle. Tani, Oracle është një kompani teknologjike goxha e vjetër”, shtoi më tej Drew Benvie.

Sipas ekspertëve, siguria kombëtare nuk është i vetmi shqetësim në SHBA.

“Ka shqetësime jo vetëm për privatësinë e të dhënave, por për atë që njerëzit shohin duke përdorur TikTok. Dhe sipas raporteve, TikTok do të vazhdojë të zotërojë algoritmin. Kështu që përmbajtja dhe ndikimi i përmbajtjes tek përdoruesit amerikanë dhe përdoruesit globalë potencialisht do të jenë ende në pronësi të TikTok”, tha Benvie.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe disa organe të Bashkimit Evropian kanë vendosur tashmë ndalime vetëm për pajisjet qeveritare, por vendet e tjera kanë shkuar më tej. Në Nëntor, Kanadaja urdhëroi që TikTok të ndalohej, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare, por qeveria ende nuk ka bllokuar aksesin e përdoruesve në aplikacion.

“Duhet të kuptojmë gjithashtu se TikTok aktualisht është i ndaluar në shumë vende, kështu që ka departamente aktuale të qeverisë amerikane si Departamenti i Sigurisë Kombëtare, i cili ndalon TikTok nga pajisjet zyrtare. Por gjithashtu shumë vende e kanë ndaluar aplikacionin social”, shpjegon eksperti Benvie.

Irani, Afganistani dhe Somalia kanë ndaluar TikTok-un, ashtu si Senegali, i cili ndërmori veprime në vitin 2023 pas arrestimit të liderit të opozitës. Qeveria tha se platforma po përdorej për të shpërndarë “mesazhe urrejtjeje” që kërcënonin stabilitetin e vendit.

India e ndaloi TikTok në vitin 2020 ndërsa Pakistani ka njoftuar katër ndalime të përkohshme në nëntor 2022. Nepali gjithashtu e ndaloi aplikacionin. Tajvani po ashtu e ka ndaluar aplikacionin në pajisjet shtetërore dhe në dhjetor 2022 hapi një hetim ndaj TikTok.

“Rezultati tjetër i mundshëm këtu është që TikTok dhe SHBA nuk mund të arrijnë një marrëveshje. Ajo që pamë herën e fundit ishte që përdoruesit të vërshonin në rrjete të tjera sociale. Ekzistojnë shumë të tjera, shumë alternativa. Aktualisht kemi Instagram, YouTube, Red Note, i cili ka 300 milionë përdorues globalë, ishte një nga përfituesit kryesorë të këtij ndalimi”, përfundon argumentin e tij Benvie.

Gjithashtu në Dhjetor të vitit të kaluar edhe Shqipëria njoftoi një ndalim një vjeçar të TikTok pasi një djalë 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”.

Në Kinë ekziston një version tjetër i TikTok, një aplikacion motër i quajtur Douyin. Ndërsa të dy aplikacionet funksionojnë në mënyrë të ngjashme, përmbajtja nuk ndahet mes tyre.

Një raport nga revista Forbes në vitin 2022 zbuloi se ByteDance kishte përdorur aplikacionin TikTok për të gjurmuar gazetarë të shumtë. Por ekspertë të tjerë dixhitalë e kanë kundërshtuar përfundimin e raportit. TikTok ka thënë se “këto ndalime janë të gabuara dhe nuk bëjnë asgjë për të rritur privatësinë ose sigurinë.

Vendet e tjera që kanë marrëdhënie të ngushta sigurie me Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur të zbatojnë ndalimet e TikTok. Australia, e cila është pjesë e aleancës së sigurisë “Five Eyes” që përfshin Kanadanë, Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditur se nuk kishte marrë këshilla nga agjencitë e saj të sigurisë për të ndaluar aplikacionin. Britania e Madhe, e cila është gjithashtu anëtare e rrjetit, nuk e ka ndaluar aplikacionin.

Etiketa: MbyllurSHBATik Tok

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
BOTA

SHBA redukton numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive evropiane

12:42 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
Para

Elton Laska: Pastrimi i parave në ndërtim, i vetmi “program” i Edi Ramës!

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com