• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ballkani po armatoset, ekspertët: Kosova të rrisë buxhetin për ushtrinë

20:55 : 04/04/2025
në RAJONI

Rritja e buxheteve për mbrojtjen tek vendet e Ballkanit Perëndimor është e pashmangshme. Kjo pasi lufta në Ukrainë dhe ndryshimet gjeopolitike kanë sjellë një realitet të ri për Europën.

E para Serbia dhe më pas vendet e tjera kanë bërë shpenzime të ndjeshme në fushën e mbrojtjes. Ekspertët e sigurisë i shohin investimet në fushën e mbrojtjes si një domosdoshmëri strategjike, duke pasur parasysh tensionet rajonale dhe paqëndrueshmërinë globale.

Gurakuç Kuçi nga instituti Octopus, thotë për Kosovapress se pas fillimit të luftës në Ukrainë, kërkesa për riarmatim është e madhe nga shtetet, por në rajonin e Ballkanit, sipas tij, dallojnë arsyet pse shtetet armatosen.

“Kërkesat për riarmatim e vendeve në nivel global është jashtëzakonisht shumë e madhe. Kjo ka filluar sidomos prej fillimit të luftës në Ukrainë. Edhe Ballkani Perëndimor është pjesë e kësaj, ku duhet t’i ndjekë hapat e vet, dhe të kërkojë sigurinë e vet. Disa vende kërkojnë sigurinë, disa kërkojnë agresionin. Nuk jemi në numra të barabartë dhe kërkesa të barabarta. Në këtë rast vendet si Kosova, Kroacia, Shqipëria, por edhe Mali i Zi, Maqedonia, zakonisht e kërkojnë vetëm çështjen e mbrojtjes. Ndërsa, vendet si Serbia armatimin e shohin si një tendencë të qëllimtë të tyre për shtrirjen ekspansioniste për realizimin e botës serbe”, shprehet Kuçi.

Profesori Mazllum Baraliu thotë se me ndryshimet gjeopolitike në botë, një rend i ri botëror po zhvillohet dhe ku rreziqet janë evidente: “Kemi një rirreshtim të fuqive të reja, botërore qoftë ato ekonomike, qoftë ushtarake. Kemi një rend të ri botëror në zhvillim e sipër dhe në këto ndryshime gjeopolitike rreziqet janë evidente dhe legjitime do të thosha strategjikisht e drejt dhe me vend e me mend, çdo qeveri që të armatoset sepse nuk ka asnjë mekanizëm e asnjë instrument sigurie, madje as NATO për anëtarët e vet nuk është mekanizëm sigurie, as Bashkimi Evropian që ka ndarë mjete për armatim kësaj radhe, që ka pretenduar që ta bëjë ushtrinë e saj, nuk është asnjë ambient sigurie”, tha ai.

Lexo edhe:

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Lutfi Bilalli, shprehet, se ndryshimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike që po ndodhin në botë, kanë bërë që shtetet e rajonit të i rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes, duke hyrë në një garë të armatimeve.

“Me ndryshimet gjeopolitike në botë dhe gjeostrategjike sot në botë, mund të them në një situatë të tensionuar jo vetëm në regjion, momentalisht mund të themi se kemi divergjenca, të cilat mund të shkaktojnë plasaritje dhe mund të vijë deri te konfliktet eventuale, por bota, lufta në Ukrainë, në lindje të mesme, mendoj që të gjitha këto kanë shkaktuar pasoja që vendet e regjionit të mbajnë garime për garë të armatimeve. Mendoj që buxhetet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë një ngritje të buxheteve të secilit shtet mund të them. Fatkeqësisht, Serbia prin me buxhetin më të madh që ka për forcat e armatosura, edhe shtetet tjera duhet, sidomos Kosova dhe Shqipëria në këtë drejtim, kanë bërë hapa në ngritjen e këtyre limiteve”, potencoi Bilalli.

Buxheti i Kosovës për ushtrinë në vitin 2025 llogaritet në 208 milionë euro. Serbia është ajo e cila nga vendet e rajonit ka investuar më së shumti për ushtrinë, duke ndarë për vitin 2025 2,2 miliardë në fushën e mbrojtjes, krahasuar me vitin 2021 që kishte 1.5 miliardë.

Etiketa: armatosjeballkanikosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
Para

Sekretari Amerikan i Shtetit do të vizitojë Ballkanin Perëndimor

TË GJITHA

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com