• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, Brazili furnizuesi kryesor

08:22 : 03/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit të kafshëve për mish dhe në anën tjetër rritja e kërkesës nga zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin importet dhe bashkë me to edhe rrezikun e hyrjes së prodhimeve jo në standard.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT importet e mishit ndërmjet 2014 dhe 2024 janë rritur me 29%. Në vitin 2024 u importuan në sasi 48 mijë ton mish.

Gjatë kësaj periudhe varësia e konsumit nga importet është zgjeruar gjithashtu.

Në vitin 2014 konsumi vjetor i mishit arriti në 192 mijë tonë, nga i cili 19.6 për qind ishte importi. Në vitin 2023 konsumi i mishit arriti në 184 mijë tonë, ku 26 për qind ishte nga importi, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin vendas të mishit dhe për importet.

Rritja e varësisë nga importet e mishit lidhet me tkurrjen e blegtorisë në vend. Përgjatë 2014-2023 numri i krerëve të gjedhit ka pësuar rënie me 47%, të imtat me 34 për qind, ndërsa derrat me 33 %. Ritmet e rënies janë thelluar sidomos pas pandemisë. Një numër fermash të vogla blegtorale kanë falimentuar nga emigracioni i lartë i të rinjve dhe plakja e pakësimi i popullsisë në fshat.

Lexo edhe:

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

Treguesit demografike dhe politikat shtetërore për nxitjen e blegtorisë sugjerojnë se importet e mishit do të jenë në rritje nga viti në vit. Skema e subvencionit në bujqësi përjashton fermat e vogla që janë në faliment, teksa numri i kafshëve për mish po pëson rënie dyshifrore nga viti në vit.

Të dhënat e tregtisë me jashtë tregojnë se Brazili ishte furnizuesi kryesor me mish i tregut tonë për gjatë tre dekadave të tranzicionit. Vitin e kaluar u importuan gjithsej 48 mijë tonë mish, ku 26,8 për qind e të cilave ishin nga Brazili. Vendi i dytë për sasinë e importit të mishit është SHBA e ndjekur nga Greqia, Italia, Paraguai etj.

Pesha e importeve të mishit nga Brazili ka pësuar rënie gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2024 mishi nga ky vend zuri 31.1 % të totalit të importit të mishit, ndërsa në vitin 2024 rreth 27%.

Gjatë dekadës së fundit janë rritur ndjeshëm importet e mishit nga Greqia. Në vitin 2014 importet nga vend zinin 7.9% të totalit të mishit të importuar, ndërsa më 2024 zunë 19%. Gjithashtu importet e mishit nga Paraguai u rriten gjatë dekadës. Ky vend ishte furnizuesi i pestë me i rëndësishëm më mish i Shqipërisë me 5 për qind të totalit të importeve nga 0.7 për qind më 2014.

Kërkesa për konsumin e mishit është rritur vitet e fundit, ndonëse numri i popullsisë është pakësuar me 15 për qind ndërmjet 2011-2023. Por shumëfishimi i turistëve dhe restoranteve ka ndikuar që kërkesa për mish të jetë në trend rritës.

Rritja e importeve po ekspozon shëndetin e popullatës ndaj prodhimeve pa cilësi. Rastet me salmonele janë shtuar vitet e fundit, ndërsa kontrollohet e cilësisë po dështojnë të shmangin konsumin e mishit të infektuar. Salmonela shkakton simptoma të rënda që kërkojnë trajtim në spital deri në rrezikimin e jetës./MONITOR

Etiketa: BraziliimportiMishitregvarësia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

21:31 : 28/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

20:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025
Para

Shuhet ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com