• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Licenca shitet për 100 mijë Lekë të vjetra”/ 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

21:41 : 03/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, SHENDETI

Denoncimi i ardhur në redaksinë e emisionit “Stop” lidhet me mjekët specialistë të laboratorit. Sipas denoncueses e kanë kthyer licencën në mjet pazari, duke e shitur për 100 mijë Lekë të vjetra.

“Licencat e mjekëve laboratorë në Shqipëri janë kthyer në pazare, por shiten për 100 mijë Lekë të vjetra. Po hapen klinika pa fund, mjafton të kenë licencën e një mjeku aty të varur në mur dhe mund të punojnë rehat. Unë personalisht jam në 2 laboratorë dhe nuk kam mundësi që të jem në 3-4, është e pamundur nuk kam kohë fizike për t’ia dalë. Por, ndërkohë që të funksionojë një klinikë me një laborator duhet me patjetër që ta ketë mjekun aty. Nuk i mjafton vetëm letra në mur”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

Klinikat mjaftohen vetëm me licencën në mur, pasi janë 827 laboratorë të licencuar në vend e vetëm 185 specialistë, mjekë laboratori klinikë, biokimikë dhe mikrobiologë.

Qytetarja: Si jeni? Doktoreshë X.. dua të takoj pak, të lutem!

Lexo edhe:

Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve për të bindur të moshuarit për “mrekullinë”

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

Recepsioni: Doktoreshë X…?

Qytetarja: XXX, mjekja e laboratorit!

Recepsioni: Po! Po kush jeni juve?

Qytetarja: Dua të diskutoj diçka me doktoreshën!

Recepsioni: Po doktoresha për momentin nuk është këtu tani.

Qytetarja: Kur vjen? Që ta pres!

Recepsioni: Po përgjithësisht pasditeve.

Qytetarja: Të lutem, për të shkuar te laboratori, nga duhet të shkoj?

Doktoresha: Një kat më sipër, ec drejt!

Qytetarja: Doktoreshë XXX desha!

Doktoresha: Atje e ke te laboratori.

Qytetarja: Si jeni? Të lutem, të të pyes, ka ardh gjë doktoreshë XXX?

Informacioni: Nuk e kam parë.

Qytetarja: Hë?

Informacioni: Nuk e kam parë.

Qytetarja: Si jeni?

Personeli: Mirë!

Qytetarja: Doktoreshë XXX ka ardh?

Personeli: XXXX? Ja, një sekondë! Akoma!

Qytetarja: S’ka ardhur akoma?

Personeli: Jo!

Qytetarja: Faleminderit!

Po në Tiranë një tjetër mjeke laboratori është në 2 laboratorë, pedagoge dhe në QSUNT.

Qytetarja: Si kaluat?

Informacioni: Si jeni?

Qytetarja: Doktoreshë XXX, ka ardhur? XXXX?

Informacioni: Doktoreshë X?

Qytetarja: Po!

Informacioni: Sapo u largua.

Qytetarja: Ç’a ore vjen pak a shumë?

Informacioni: Sot s’e di, a vjen dot më.

Qytetarja: Nesër ç’a ore e gjej këtu?

Informacioni: Ja ta pyes fiks, se nuk e di ajo vjen, nuk është se ka një orar të caktuar në laborator.

Qytetarja: E kuptoj!

Qytetarja: Doktoreshë X ka ardhur? X..?

Informacioni: Doktoresha nuk është këtu për momentin.

Qytetarja: Vjen vetëm me orare me…

Informacioni: Po! Doktoresha është në mësim për momentin. T’ju jap unë numrin e saj dhe shkruaji në “Whatsapp”!

Kjo do të thotë, që 1 mjek duhet të jetë në 4 klinika njëherësh. Urdhri i Mjekut nuk merret me kontrolle, ndërsa Inspektoriati i Punës mjaftohet vetëm me dokumentacionin.

Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, në vendin tonë nuk ka ente, që të kontrollojnë cilësinë e laboratorëve dhe kjo përbën problem për shëndetin e popullatës./tvklan

Etiketa: klinikalaboratoremjeke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve për të bindur të moshuarit për “mrekullinë”

20:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

15:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Mjekët: Jemi vend me diell, por shqiptarët kanë mungesë të vitaminës D

20:40 : 19/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

15:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve

15:29 : 13/07/2025
AKTUALITET

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

11:34 : 07/07/2025
Para

"Nuk shfrytëzuam rastet ", Tetova i bindur: Partizanin e përmbysim në Tiranë

TË GJITHA

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com