• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qiraxhiu i përplasi kokën 72-vjeçarit te shkallët, e goditi me vazo lulesh. Prokuroria pushon hetimet

21:12 : 02/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje të rëndë të ndodhur disa javë më parë në Tiranë. Një 72-vjeçar është goditur brutalisht në kokë dhe trup, madje ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës së tij.

Por, autori i ngjarjes i cili ishte qiraxhi te i moshuari, nuk është ndaluar, arrestuar apo hetuar. Në dokumentet e Prokurorisë së Tiranës ka një gabim trashanik, ku ngjarja e të moshuarit është ngatërruar me një tjetër ngjarje. Dhe, si pasojë e këtij gabimi të vetë grupit hetimor, autori nuk është proceduar!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Rahmi Serjani, 72 vjeç, i cili thotë se ka një banesë private 3 katëshe në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku disa apartamente dhe garsoniere i jep me qira.

“Para disa javësh më erdhi një person dhe donte një hyrje me qira. I pëlqeu njëra dhe erdhi. Ishte rreth 40 vjeç dhe do jetonte me nënën e tij. Qiraja bënte 200 mijë lekë të vjetra dhe unë si rregull e kam që marr qiranë e parë dhe të fundit e kam si garanci. Personi më tha se s’kam kaq shumë, vetëm 200 euro. Dakord i thashë merre. Emrin më thotë Flori po më vonë e mora vesh që quhej Andrea dhe ishte me origjinë nga Përmeti. Ishte pa punë dhe më tha se do iki të punoj në Mal të Zi. Ik i thashë dhe lërë shtëpinë. Jo do t’a mbaj më tha jo do të punoj. Kur iku në Mal të Zi më mori edhe 100 mijë lekë, ia dhashë se më qau hallet. I thashë ik dhe lërë shtëpinë. Më erdhi një qiraxhi tjetër dhe donte këtë. Ok i thashë dhe mora në telefon që të vinte të merrte rrobat. Më shau disa herë në telefon, jo do të bëj këtë e atë …” tregon i moshuari.

Rahmiu tregon se autori ishte shumë i bëshëm dhe filloi që ta shante.

Lexo edhe:

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

“Vëllai i të korruptuarit”/ Besion Ajazin se mbajnë nervat, i kthehet me ‘libër shtëpie’ komentuesit

“Më kërcënoi dhe ofendoi. Në një moment ai më godet me grushte në fytyrë. Të gjithë ngjarjen unë e kam të filmuar” pohon ai.

Në videon e kamerave të sigurisë, duket që autori e godet Rahmiun me grushte. Më pas e merr me forcë dhe i përplas kokën te shkallët. Sërish e godet disa herë dhe e shtrin përtokë, ku atje duket se merr një vazo lulesh dhe e qëllon sërish disa herë në kokë. Më pas, në video duket se autori e kap me forcë dhe e përplas sërish te shkallët.

“Kisha fraktura të mëdha, në kokë dhe trup. Pas ngjarjes ai iku dhe unë lajmërova djalin. Erdhi djali pas disa minutash dhe shkuam në polici. Bëra denoncim po atë as e arrestuan dhe as e ndaluan. E hetuan në gjendje të lirë. Në polici më thanë se kjo është tentativë vrasje, me goditje të forta po as nuk morën pamjet. Më thanë se do t’i çojnë në prokurori këto pamje” shton 72 vjeçari.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar të moshuarit vendimin e mosfillimit të procedimit penal. Sipas dokumenteve, ngjarja nuk është hetuar, madje as nuk është regjistruar si procedim penal. Akuza thotë se dëmtimet konsiderohen si plagosje e lehtë, “rrahje”, dhe këto dëmtime ndiqen me ankesën e të dëmtuarit. Në dokument ka një gabim trashanik, pasi vendimi i mosfillimit në pjesën më të madhe i referohet ngjarjes së Rahmiut, por në një paragraf shkruan për një person tjetër të dëmtuar, Ergis Isufi.

Gafa e prokurorisë vijon se akuza e plagosjes së lehtë me dashje, ndiqet penalisht vetëm mbi ankimin e viktimës. Në rastin konkret, shkruan akuza, nuk rezulton që shtetasi Ergis Isufi të ketë shprehur vullnetin për fillimin e ndjekjes penale. Madje, ky vullnet nuk është shprehur as në procesverbalin e deklarimit të datës 27 shtator 2024!

Ky fakt ligjor, thotë akuza, përbën shkak për mosfillimin e procedimit penal. Nga verifikimet e Fiks Fare rezulton se Ergis Isufi nuk ka qenë i dëmtuar në ngjarjen e datës 20 janar 2025, por 72 vjeçari Rahmi Serjani. Kjo gafë e prokurorisë ka sjellë që çështja të mos regjistrohet dhe as të hetohet.

Pas ankesës, Rahmiu shkon në Komisariatin e Policisë Nr.1 dhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Te Komisariati kërkon oficerin që i ka marrë kallëzimin. Punonjësi i thotë se të dy efektivët nuk janë më atje, por janë transferuar. Më pas, 72 vjeçari ka shkuar te Drejtoria e Policisë ku ka takuar oficerin Ergys Isufi, emër i cili ndodhej në dosjen e prokurorisë si i “dëmtuar”. Oficeri i thotë se ky është një gabim dhe se ankimimin mund t’a bëjë vetëm i zoti i punës. Ai i thotë se duhet t’a dërgojë në gjykatë, pasi oficeri s’ka të drejtë të bëjë veprime.

Rahmiu kthehet te Komisariati i Policisë Nr.1 dhe kërkon kallëzimin. Punonjësi e përcjell sërish se “asnjë nuk është”, madje as ata që i zëvendësuan!

Etiketa: dhuneprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

15:39 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Vëllai i të korruptuarit”/ Besion Ajazin se mbajnë nervat, i kthehet me ‘libër shtëpie’ komentuesit

19:03 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

14:17 : 16/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

21:39 : 15/07/2025
AKTUALITET

Rrahu gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet 41-vjeçari nga Tropoja

10:41 : 15/07/2025
AKTUALITET

Meriton Mjekiqi shpallet në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij

12:51 : 13/07/2025
Para

Sherr mes dy vajzave në Durrës, ndërhyn policia

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com