• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po na përgjohen celularët”/ Eksperti i IT: Ka nisur përdorimi i DPI-së! Qeveria mund ta keqpërdorë

11:26 : 02/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një teknologji të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), për mbylljen e “TikTok”-ut, e cila mund të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm për përgjim masiv dhe censurë në internet.

Qeveria po e merr për të mbyllur platformën “TikTok”, por lind pyetja: A janë kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë lloj programi? A është i përshtatur legjislacioni?

Kush mban përgjegjësi nëse kjo po përdoret, po marrim një shembull, për të përgjuar opozitën apo gazetarët, apo prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut dhe GJKKO-së?

Për të kuptuar më shumë mbi këtë teknologji i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Besmir Semanaj.

“DPI është një teknologji që inspekton komunikimet e internetit në thellësi. Kemi trafikun e pa-inkriptuar i cili me anë të kësaj teknologjie mund të lexohet në detaje. Pra mund të shikohet çfarë ka në të. Dhe kemi trafikun e enkriptuar, ku kemi detaje të deklaruara publikisht, sepse kuptohet mund të instalohet edhe nga organizma shtetëror, mund të marrë goxha informacion dhe mund të bëjë profilizim të qytetarëve: pra sa kohë e përdorin, sa është sasia e të dhënave që transportojnë.

Lexo edhe:

Pajisje DPI në kompanitë telefonike/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

Vrasja e Xhulio Prelës, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat e Ervis e Brilant Martinajt

Nga ana tjetër mund të jetë përdorimi i saj nga ana e censurës. Siç e dimë në Shqipëri është bllokuar TikTok-u, nuk e bllokuan dot dhe me anë të kësaj teknologjie pranë dy kompanive celulare TikTok nuk funksionon, sepse është bllokuar nga kjo teknologji.

Dhe nga informacionet që ne kemi kjo do të shtrihet edhe tek pjesa e rrjetit fisk, WiFi, apo internetit që kemi në shtëpi apo zyra, përveç rasteve kur interneti përdoret me VPN.

Por me anë të kësaj teknologjie mund të shihet sa është sasia e VPN-së, kush e përdor atë dhe nëse do të duan mund dhe e bllokojnë edhe VPN.

Dhe po të shikojmë se kush e përdor këtë teknologji kemi dy tipologji shtetesh: shtetet diktatoriale dhe autokrate, të cilët e përdorin për censurë. Por nga ana tjetër kemi dhe shtete demokratike të cilët e përdorin për mbrojtje dhe kjo bazuar në ligje shumë të forta.

Dhe shqetësimi im ky është: kemi implementimin e një teknologjie të tillë, por nga ana tjetër kemi një terr informativ dhe nuk kemi një bazë ligjore të detajuar.

E për sa kohë nuk kemi një bazë ligjore të tillë mundësia e keqpërdorimit e kësaj teknologjie është shumë e lartë.

Nuk kemi pse të besojmë në deklaratat e drejtuesve të institucioneve, apo në deklaratat e drejtuesve politikë të shtetit që thotë se po përdoret për bllokimin e TikTok-ut.

Mund të përdoret për këtë, por kush na jep garanci neve? Dhe këtë garanci duhet ta japë ligji, dhe jo deklaratat në rrjetet sociale apo intervista televizive që këto drejtues institucionesh mund të japin në media të ndryshme.

Kemi dhe shtete të BE-së ku është implementuar dhe kjo ëhstë shoqëruar me debate të shumta publike. Kurse në Shqipëri nuk kemi qoftë asnjë reagim prej javësh për këtë, por meqënëse nuk u mohua instalimi, informacionet që vijnë nga kolegët që kemi pranë institucioneve kuptohet që kjo pajisje është vënë tashmë në punë. Dhe po presim reagimet zyrtare të shikojmë se si do të mbrohen këtë herë.

Dhe kur jemi përballur me vjedhje të të dhënave më parë, nj nga shqetësimet që ngrihet është se kush po e përdor dhe nga kush po përdoret kjo teknologji?’, theksoi ndër të tjera eksperti i IT-së, Besmir Semanaj.

Çfarë është DPI?

DPI analizon trafikun e rrjetit në detaje, duke identifikuar paketat e të dhënave që lidhen me aplikacione specifike.

Nëse një rrjet (si ai i një kompanie, shkolle apo shteti) vendos të kufizojë “TikTok”-un, DPI mund të zbulojë dhe bllokojë trafikun e tij.

Megjithatë, përdoruesit mund të shmangin këtë kufizim duke përdorur VPN ose teknika të tjera të fshehjes së trafikut.

Pse mund të jetë i rrezikshëm?

Shkel privatësinë

Monitoron dhe analizon trafikun e internetit, duke parë se çfarë faqesh dhe aplikacionesh përdor një person.

Censurë dhe kontroll

Mund të përdoret nga qeveritë për të bllokuar faqe interneti dhe aplikacione, kufizuar lirinë e informacionit.

Hakerët dhe sulmet kibernetike

Nëse një sistem DPI bie në duar të gabuara, mund të përdoret për të spiunuar dhe manipuluar trafikun e përdoruesve.

Pra, DPI është një mjet i fuqishëm që mund të përdoret për siguri ose kontroll, dhe rreziku varet nga kush e përdor dhe për çfarë qëllimi.

Çfarë ndodh?

DPI nuk është një teknologji e panjohur, përdoret nga mediat sociale, nga ISP, përdoret nga kompanitë telefonike, por nëse kjo keqpërdoret mund të ketë pasoja dhe rreziqe të mëdha, pasi mund të mbledhë të dhëna personale, mund të përdoret, ashtu siç e theksuam më lart, për të përgjuar institucione, apo zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë apo çështje të tjera.

Pra, në duart e gabuara ajo është një “bombë”.

Qeveria po e merr për të mbyllur platformën “TikTok”, por lind pyetja: A janë kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë lloj programi? A është i përshtatur legjislacioni?

Kush mban përgjegjësi nëse kjo përdoret, po marrim një shembull, për të përgjuar opozitën apo gazetarët, apo prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut dhe GJKKO-së?

Çfarë ndodh?

DPI nuk është një teknologji e panjohur, përdoret nga mediat sociale, nga ISP, përdoret nga kompanitë telefonike, por nëse kjo keqpërdoret mund të ketë pasoja dhe rreziqe të mëdha, pasi mund të mbledhë të dhëna personale, mund të përdoret, ashtu siç e theksuam më lart, për të përgjuar institucione, apo zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë apo çështje të tjera.

Pra, në duart e gabuara ajo është një “bombë”.

Qeveria po e merr për të mbyllur platformën “TikTok”, por lind pyetja: A janë kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë lloj programi? A është i përshtatur legjislacioni?

Kush mban përgjegjësi nëse kjo përdoret, po marrim një shembull, për të përgjuar opozitën apo gazetarët, apo prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut dhe GJKKO-së?

Me një hyrje në internet u morën nga iranianët, imagjinoni çfarë mund të ndodhë me DPI, pasi askush nuk jep garanci, sepse ky program varet se si do të konfigurohet.

Nëse përdoret vetëm për “TikTok”-un është “ok”, po nëse personat që kanë akses e konfigurojnë për çështje të tjera siç i sipërcituam, çfarë ndodh?

Pra, disavantazhi kryesor i DPI-së është se mund të ngrejë shqetësime për privatësinë, pasi përfshin inspektimin e përmbajtjes së trafikut të rrjetit, duke ekspozuar potencialisht informacione të ndjeshme.

Kjo kërkon një shqyrtim të kujdesshëm të privatësisë së të dhënave dhe implikimeve ligjore./ ORA News

Etiketa: Besmir SemanajcelularetDeep Packet InspectionDPIpergjime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pajisje DPI në kompanitë telefonike/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

08:28 : 03/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Xhulio Prelës, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat e Ervis e Brilant Martinajt

14:03 : 27/04/2025
BOTA

Në Francë propozohet ideja për ndalimin e telefonave në shkollat e mesme

16:41 : 10/04/2025
AKTUALITET

“Mbi 100 mijë euro 1 pajisje përgjuese”/ Eksperti IT: Nuk figuron blerja në asnjë institucion

22:51 : 08/04/2025
AKTUALITET

Mbyllja e TikTok-ut me anë të DPI-së ngrenë shqetësime për cënimin e të dhënave personale

19:45 : 07/04/2025
AKTUALITET

Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

11:37 : 06/04/2025
Para

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

TË GJITHA

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com