• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujt i duhet BKT, përveç Sehyanit dhe Çalikut?

10:38 : 02/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI

Nga Klodian Tomorri

Bankat janë institucione thelbësore për ekonominë për dy arsye. Së pari, ato u mundësojnë qytetarëve një vend të sigurtë për të ruajtur kursimet e tyre dhe së dyti ofrojnë kredi për të nxitur aktivitetin ekonomik. Me pak fjalë, përmes ndërmjetësimit financiar, bankat luajnë një rol kritik në shpërndarjen e burimeve, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të një vendi. Dhe sa më e madhe të jetë një bankë, aq më jetik është ky rol në një ekonomi.

Në Shqipëri, banka më e madhe është Banka Kombëtare Tregtare. E themeluar në vitin 1993 nga bashkimi i Bankës Tregtare të Shqipërisë dhe Bankës Kombëtare Shqiptare, BKT u privatizua 7 vite më vonë. Në vitin 2000 Parlamenti miratoi shitjen e saj tek një konsorcium ndërkombëtar i përbërë nga Kentbank, IFC dhe BERZH. Në vitin 2009, të gjitha aksionet e BKT përfunduan në dorën e grupit turk çalik.

Në fund të vitit të kaluar, asetet totale të BKT arritën në 5.2 miliardë euro duke përbërë 24.5 për qind të totalit të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri. Paralelisht ajo është grumbulluesja më e madhe e depozitave në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, BKT ka 435 miliardë lekë depozita aktualisht ose 25 për qind të të gjitha kursimeve që qytetarët shqiptarë mbajnë në sistemin bankar.

Por pavarësisht se është banka e parë për nga asetet, kapitali dhe depozitat, BKT ka një anomali të madhe. Kjo është një bankë që nuk krediton.

Lexo edhe:

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan/ Një hap drejt së ardhmes, me rrënjë në traditë!

BKT “fut hundët” në zgjedhje, rreshtohet në krah të Partisë Socialiste

Sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, BKT kishte në total vetëm 103 miliardë kredi të dhëna për bizneset dhe qytetarët duke qenë banka e katërt në vend për nga kredia. Dhe anomalia e madhe zbulohet më mirë nga një tregues tjetër. Ky është raporti mes kredive dhe depozitave. Aktualisht BKT ka një raport kredi/depozita prej më pak se 24 për qind. Kjo do të thotë se në çdo 100 lekë depozita që u merr qytetarëve, banka krediton më pak se 24 lekë për ekonominë.

Ky tregues është dy herë më i ulët se sa mesatarja e raportit kredi/depozita në rang kombëtar. Dhe nëse krahasohet me bankat e tjera më të mëdha të ekonomive fqinje apo vendeve të zhvilluara perëndimore është disa fish më i ulët. Por ku i çon BKT depozitat e qytetarëve?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Në bonde. Në fund të vitit të kaluar, BKT kishte një portofol investimesh në letra me vlerë prej 325 miliardë lekësh. Pra 75 për qind e depozitave të BKT shkojnë për të blerë bono të qeverive. Një pjesë e madhe e tyre jashtë vendit duke financuar borxhin e qeverive të huaja.

Kjo nuk është e paligjshme, por është një anomali shumë e madhe. Me këta tregues, BKT funksionon si një faktor frenues i ekonomisë shqiptare. Ose në rastin më të mirë nuk bën ashtu siç duhet rolin që duhet të ketë në financimin e ekonomisë.

Me pak fjalë e gjithë filozofia e menaxhimit të BKT-së është kjo. Merr depozita nga qytetarët dhe gjuaj për bono me maturitete, të cilat ofrojnë interesa më të lartë. Gjuetia e maturiteteve.

Në pamje të parë, ky mund të duket një menaxhim i përgjegjshëm që investon vetëm në asete të sigurta. Por kjo nuk është e vërtetë domosdoshmërisht. Tre vjet më parë, ky menaxhim e çoi BKT-në në prag të tronditjes. Mbajtja e portofoleve të mëdha të bonove, krijon telashe të mëdha financiare kur rriten interesat. Kjo pasi, rritja e interesave ul çmimin e letrave me vlerë, duke prekur rrjedhimisht vlerën e aseteve, por mbi të gjitha treguesit e kapitalit.

Tre vjet më parë, BKT u fal. Ky ishte një fat që nuk e patën Silicon Valley Bank dhe Silvergate Bank në Shtetet e Bashkuara, të cilat ashtu si BKT flirtuan fort me investimet në letra më vlerë. Atje rregullatori vendosi t’i çonte në falimentim. Këtu bëri mirë që e fali.

Por pyetja që shtrohet është; kujt i duhet BKT përveç aksionerëve, të cilëve u çon minimalisht 50 milionë dollarë divident në vit?

Kjo përgjigje është e vështirë. Normalisht banka më e madhe e vendit ka të paktën detyrimin moral të ndërmjetësojë dhe të financojë ekonominë. Jo të luajë xhepistash me mashtruesit e mikrokredive duke zhvatur qindarkat e hallexhinjve.

Dhe ironia e fatit qëndron në faktin se herë pas here BKT merr edhe çmime si banka më e mirë në Shqipëri./ Kapitali.al

Etiketa: Bankës Tregtare të ShqipërisëBKTÇalikuSehyanistabilitetin financiar

Lajme të lidhura

EKONOMI

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan/ Një hap drejt së ardhmes, me rrënjë në traditë!

14:40 : 28/05/2025
AKTUALITET

BKT “fut hundët” në zgjedhje, rreshtohet në krah të Partisë Socialiste

18:20 : 18/03/2025
AKTUALITET

Skandali i mikrokredive/ Si u ‘investuan’ te BKT paratë e kredive të këqija (Dokumenti)

22:29 : 05/02/2025
AKTUALITET

Ola Xama publikon shifrat: Ja si i shtojnë fitimet bankat në Shqipëri

22:51 : 03/02/2025
AKTUALITET

Lista/ Ja bizneset që nxorrën jashtë vendit 700 milion euro në vitin 2022

11:11 : 12/02/2024
AKTUALITET

Skandali/ BKT i zbraz llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me zero lekë

20:34 : 09/09/2022
Para

Diaspora/ Celibashi: Kompanisë DHL do i jepen 9.2 mln euro për postën, ja numri i saktë i votuesve

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com