• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I moshuari në azilin “Ruaje Moshën” nuk u vra nga shoku? Detaje të reja nga hetimet…

21:40 : 02/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në vitin 2019, u miratua një plan kombëtar që synonte koordinimin e politikave dhe institucioneve për integrimin social të të moshuarve.

Për zbatimin e planit është përgjegjës Shërbimi Social Shtetëror, i cili është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Azilet, apo siç quhen ndryshe Institucionet Rezidenciale, zënë një vend të rëndësishëm në këtë panoramë institucionesh që ofrojnë shërbimet për moshën e tretë. Aktualisht, në vendin tonë ka shtëpi për të moshuar në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan.

“Pjesa publike ka kapacitete shumë të limituara në raport me nevojat reale që kanë qytetarët dhe që është një tendencë rritëse. Sigurisht, duhen më shumë institucione. Ka disa norma ndërkombëtare, p.sh. për 100 mijë banorë duhet të ketë një shtëpi për të moshuar, ne nuk e kemi akoma,” u shpreh sociologu Gëzim Tushe.

“Mundësia e kufizuar që kanë pensionistët në moshat e caktuara, e ka të vështirë të jetojnë vetëm, edhe nëse do të kishin mbështetje financiare nga fëmijët,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Lexo edhe:

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil

Shërbimi rezidencial për të moshuar ofrohet nga shteti nëpërmjet shtëpive të të moshuarve dhe qendrave ditore. Sistemi publik është i ndërtuar në një formë të tillë, që shpeshherë e bën të vështirë, apo të pamundur, regjistrimin në këto institucione. Mjaft të moshuar, të zhytur në mjerim, mbeten mes katër rrugëve për shkak të kufizimeve nga më të ndryshmet.

Zgjidhja e vetme për këta të moshuar mbeten azilet private. Por, këto institucione shpesh janë akuzuar për dhunë apo mungesë kujdesi ndaj të moshuarve, pavarësisht kostos së lartë që paguajnë familjarët.

“Një ndër zgjidhjet është që ose familjarët e tyre u garantojnë asistencë sociale dhe mund të marrin asistencë duke paguar persona të caktuar që të jetojnë me ta, ose familjet tradicionale që vazhdojnë t’i mbajnë prindërit. Ka edhe atë pjesën e tretë, ku fëmijët jetojnë në emigracion dhe kanë nevojë për këto që ne i quajmë shtëpi të moshuarish apo azile,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Pas kësaj ngjarje të pazakontë, humbi jetën në spital edhe Zyhdi Shehu, i moshuari që u akuzua si autor. Ai ishte i sëmurë, i papërgjegjshëm për të thënë të vërtetën e tij rreth ngjarjes për të cilën e akuzuan.

Sot e kësaj dite, vrasja e Virxhil Veshos në azilin privat ‘Ruaje Moshën’ mbart ende mjaft mister.

Ngjarja u tentua të fshihet nga azili privat. Për këtë arsye janë ende nën hetim 2 punonjëse. Dyshohet se ato kanë tentuar të fshehin provat dhe kanë tjetërsuar vendngjarjen. Policia është lajmëruar për ngjarjen vetëm pasi punonjësi i shërbimit funeral konstatoi shenjat e dhunës në trupin e të ndjerit.

“Nga kqyrja e kufomës së shtetasit Virxhil Vesho është konstatuar se ky shtetas ka plagë të shumta në pjesën e kokës, kryesisht në krahun e majtë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Në lidhje me dëmtimet trupore apo shkakun e vdekjes së shtetasit Virxhil Vesho është përpiluar dhe vendimi për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.”

“Unë, si avokat i personit që ka qenë i dyshuar në atë çështje, kam ngritur dyshimin e arsyeshëm që nuk mund të ishte ai autori për një fakt shumë të thjeshtë, sepse vuan nga sëmundja e Parkinson-it në një gjendje të rënduar. Është një person që lëvizte me bastun dhe që është një person që kur është ndaluar, nuk ka firmosur pasi nuk mbante dot stilolapsin. Një person që nuk mban dot stilolapsin, si mund t’i shkaktojë pasoja të tilla një personi tjetër?” u shpreh avokati, Alban Qato.

Veprimet e mëtejshme hetimore ngrenë pikpyetje të forta nëse i akuzuari ishte në gjendje fizike të kryente vrasjen. Është e vërtetë se ai është i paaftë edhe të ushqehet vetë, pasi nuk mund të mbante lugën në dorë. Nga ana tjetër, edhe në polici kur u ndalua, nuk arriti të mbajë stilolapsin për të firmosur.

“Me ato simptoma të rënduara, që nuk mban dot një stilolaps, nuk mban dot lugën, por ushqehet nga persona të tjerë, të ketë një forcë goditëse mbi 10-15 herë me një bastun që t’i shkaktojë pasoja fatale një personi tjetër?” u shpreh avokati, Alban Qato.

Në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë thuhet se viktima kishte plagë të shumta në kokë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Për këtë është kërkuar ekspertiza mjekoligjore. Sot e kësaj dite, pala mbrojtëse nuk ka ende në dorë aktin e ekspertimit.

“Është caktuar një masë sigurie për autorin e dyshuar, i cili, në kundërshtim me vendimin e gjykatës që duhet të shkonte në një spital psikiatrik dhe urdhrin ekzekutiv të prokurores që duhej të shkonte në spitalin e burgut te Nënë Tereza, është dërguar në Shënkoll, ku nuk ka pasur shërbimin e duhur mjekësor. Ka rënduar dhe është dërguar në QSUT, ku ka humbur jetën,” u shpreh avokati, Alban Qato.

Të dy familjet që humbën të afërmit e tyre kërkojnë drejtësi. Ata presin që institucionet të zbardhin të vërtetën mbi atë që ndodhi brenda mureve të azilit privat. Ne iu drejtuam Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sqaron se ngjarja është ende në hetim.

“Për sa i takon ngjarjes së datës 08.08.2024, ku ka humbur jetën shtetasi Virxhil Vesho, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal me nr. 5020, datë 09.08.2024, për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’, parashikuar nga nenet 76 dhe 301 të Kodit Penal, pa emër autori të regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale.”

Pra, pavarësisht arrestimit në momentet e para të Zyhdi Shehut si të dyshuar, nga kjo përgjigje e prokurorisë kuptohet se autori mund të jetë dikush tjetër dhe kjo po hetohet. Situata bëhet edhe më serioze nëse kemi parasysh përpjekjet e punonjëseve të azilit për fshehjen e ngjarjes…

Inside Story iu drejtua me një kërkesë zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për të kuptuar nëse ky azil vijon aktivitetin e tij pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Rezulton se zyrtarisht aktiviteti është mbyllur.

Qendra “Ruaje Moshën” ka mbyllur aktivitetin pas ngjarjes. Juridikisht, më datë 01.11.2024, ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm një kërkesë për çregjistrim si person juridik nga regjistri i organizatave jofitimprurëse.

Inside Story shkoi në ambientet e këtij institucioni privat. Nga pamjet që po shikoni në ekran, duken dy persona të moshuar, ndërsa stafi largohet menjëherë sapo shikon kamerën dhe mbyll portën.

Më 19 shkurt, emisioni Fiks Fare ka transmetuar rastin e Artan Muderizit, i cili denoncon se babai i tij u aksidentua në azilin “Ruaje Moshën” dhe ndërroi jetë një muaj më vonë, pa marrë kurrë një shpjegim të qartë nga institucioni.

“Kush e rruan k… për historitë që ke marrë vesh ti? Ik, mos u kruaj, o budalla, se do e hash keq.”

Pra, duket qartë që ky institucion vijon aktivitetin, ndonëse duhej të ishte mbyllur që më 1 nëntor 2024./Inside Story

Etiketa: AzilVirxhil VeshosZyhdi Shehu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

13:17 : 06/05/2025
BOTA

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil

09:05 : 07/04/2025
BOTA

Cilat vende në Evropë u japin më shumë shtetësi rezidentëve të huaj?

22:11 : 09/03/2025
AKTUALITET

I ati humbi jetën në azil nga pakujdesia e stafit, Muderizi: Kërkova shpjegim, më kërcënuan”

21:18 : 19/02/2025
AKTUALITET

Gjykata e Romës refuzon kërkesat për azil të 43 refugjatëve të Gjadërit

19:22 : 30/01/2025
BOTA

I moshuari i ve flakën dyshekut në një azil në Serbi, 8 viktima dhe 7 të plagosur

09:36 : 20/01/2025
Para

Hakerohen kompjuterat e tre prokurorëve të SPAK. Ja kush i vodhi dosjet e bujshme

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Influencuesja 23-vjeçare vritet gjatë një live në TikTok

08:49 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com