• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

09:24 : 31/03/2025
në BOTA

Me praninë e delegacioneve ruse dhe ukrainase javën e kaluar në Riad, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, hynë në një fazë të re. Megjithatë, ato nuk u takuan personalisht.

Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me tjetrën palë.

Sipas diplomatëve, kjo është një strategji jashtëzakonisht e ngjashme me negociatat që sollën fundin e luftës në Bosnje, 30 vjet më parë.

Marrëveshjet e Dejtonit për Paqe, të finalizuara në nëntor të vitit 1995 në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson në Dejton të Ohajos, ishin rezultat i diplomacisë fluturuese amerikane me udhëheqësit boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Si funksionoi diplomacia fluturuese?

Lexo edhe:

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

Takimet në kryeqytetin saudit, nga data 23 deri më 25 mars, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt, ngjajnë disi me ngjarjet rreth Dejtonit, thotë Christopher Hill, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut.

Si zëvendës i kryenegociatorit amerikan dhe “arkitektit” të Marrëveshjeve të Dejtonit, Richard Holbrooke, Hill ishte i përfshirë prej së afërmi në procesin e paqes.

“Vërenim se kur takoheshin së bashku, ata, thjesht, mbanin fjalime rreth mosmarrëveshjeve të tyre, përse ata kanë të drejtë dhe pala tjetër jo… Ndaj, diplomacinë fluturuese e pamë si një mjet shumë më efektiv”, thotë Hill.

Në përpjekje për të arritur paqe, diplomatët amerikanë zhvilluan takime në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë, ashtu si edhe në Gjenevë.

Qëllimi, kujton Hill, ishte të krijohej ideja e asaj që kërkonin të gjitha palët.

“Dhe më pas, në fund, nga fundi i [procesit] të Dejtonit, filluam t’i bashkonim në të njëjtën dhomë”, thotë Hill.

Kjo metodë, sipas tij, është përdorur shumë herë nga Henry Kissinger, sekretari amerikan i Shtetit nën presidentin Richard Nixon, si dhe nga negociatorët e Lindjes së Mesme.

“Por, unë mendoj se ishte mjaft e suksesshme në Bosnje”, shton ai.

Marrëveshjet e Dejtonit u nënshkruan në Paris, më 14 dhjetor të vitit 1995, dhe shënuan fundin e një konflikti që la mbi 100.000 njerëz të vrarë, dy milionë të zhvendosur dhe shkatërrime të mëdha.

Mate Graniq, i cili ishte zëvendëskryenegociator për presidentin kroat, Franjo Tugjman, gjatë kohës së Dejtonit, thotë se diplomacia fluturuese është e dobishme kur pozicionet janë larg njëra-tjetrës.

“Ukraina kërkon paqe të drejtë, ndërsa Rusia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron as të diskutojë për territoret e pushtuara. Moska, gjithashtu, refuzon të lejojë forcat paqeruajtëse të NATO-s ose ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën”, thotë Graniq.

“Marrë parasysh këtë, diplomacia fluturuese është pika logjike e fillimit”, thekson ai.

Nebojsha Vujoviq, anëtar i delegacionit të kryesuar nga udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, në procesin e Dejtonit, thotë se taktikat aktuale të SHBA-së me Ukrainën dhe Rusinë, mund t’i afrojnë ato – ashtu siç ia doli të bënte Richard Holbrooke në vitet 1990.

“Fakti që [presidenti amerikan, Donald] Trump dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin po flasin me telefon, sikurse edhe Trump me [presidentin ukrainas, Volodymyr] Zelensky, ndërsa i dërguari i SHBA-së viziton Kievin dhe Moskën dhe i raporton Trumpit, do të thotë se diplomacia fluturuese, aktualisht, po i sjell gjërat në një pikë, nga ku mund të dalë një marrëveshje fillestare e armëpushimit”, vlerëson Vujoviq.

Pas përfundimit të bisedimeve në Riad javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan për arritjen e marrëveshjeve të veçanta me Rusinë dhe Ukrainën, sa u përket përpjekjeve për të ndaluar sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet dhe për të ndaluar përdorimin e forcës në Detin e Zi.

Mësimet nga Dejtoni

Holbrooke, njëherë, e quajti Dejtonin “paqe të papërsosur”.

Marrëveshjet krijuan dy njësi – Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës; tre popuj përbërës; një distrikt; dhjetë kantone dhe një presidencë prej tre anëtarësh.

Pavarësisht përpjekjeve më 2006 dhe 2009 për t’i ndryshuar ato, ndonjë ndryshim thelbësor nuk ka pasur.

Duke reflektuar mbi procesin e Dejtonit tri dekada më vonë dhe mbi mësimet e nxjerra për negociatat e ardhshme, përfshirë ato midis Ukrainës dhe Rusisë, Hill thotë se angazhimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm.

“Unë mendoj se kjo do të jetë e nevojshme. Nuk mund, thjesht, të thuash: ‘Epo, ai problem ka mbaruar. Kalojmë te tjetri’”, thotë Hill.

Por, a mund të ketë në të ardhmen ndonjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt? Hill mendon se kjo nuk ka gjasa.

“Unë mendoj se Putin na ka siguruar se midis Ukrainës dhe Rusisë do të ketë armiqësi për shumë breza. Kështu që nuk do të përpiqesha t’i bashkoja…”, thotë ai.

Ndërsa Bosnja mbetet e rënduar nga përçarjet dhe mosfunksionimi, ajo i kaloi gati tri dekada në paqe, duke e bërë Dejtonin një nga marrëveshjet më të suksesshme të paqes në historinë moderne.

Graniq thotë se çelës i suksesit të Dejtonit ishte një kompromis me themele mjaft të forta.

“Por, sigurisht, puna dhe negociatat e mëtejshme janë të nevojshme [ende]”, shton ai.

Ish-diplomati serb, Vujoviq, pajtohet.

“Ndërtoi një paqe që zgjati për gati 30 vjet. Dejtoni… parandaloi shkatërrimin dhe humbjen e jetëve dhe, në të njëjtën kohë, krijoi dy entitete që mbetën të qëndrueshme, duke mundësuar një formë të bashkëjetesës”, thotë ai.

Ndërsa marrëveshjet e vitit 1995 kishin të metat e tyre, Hill thekson se Shtetet e Bashkuara nuk i imponuan asgjë askujt.

“Ne ishim ndërmjetës”, thotë ai.

“Përpiqeshim të arrinim gjëra me të cilat të dyja palët – në fakt, tri palët – mund të jetonin. Kjo ishte e vështirë për t’u bërë”, kujton Hill.

Në fund të fundit, luftërat mbarojnë, shton ai, dhe kur shikoni se si përfundojnë ato, diplomacia zakonisht ka rol.

“Se sa i madh është roli, mbetet për t’u përcaktuar. Unë mendoj se është e logjikshme për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ju e dini që Ukraina është shkatërruar, por unë mendoj se, në shumë aspekte, Rusia ka pësuar dëme të thella, dhe jo vetëm nga dronët, por edhe sa i përket asaj se si perceptohet në botë”, thotë Hill.

“Unë nuk mendoj se dikush do t’i shikojë rusët njësoj. Duhet të marrë fund. Por, se si do të marrë fund, është e vështirë të thuhet”, thekson ai.

/REL

Etiketa: diplomaciafluturueseriadukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

15:52 : 09/05/2025
BOLD BLOG

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

16:52 : 08/05/2025
BOTA

Moska nuk ndal dronët, Ukraina kërkon krijimin e zonës tampon

16:15 : 07/05/2025
BOTA

Joe Biden: Trump po e qetëson Putinin me presion ndaj Ukrainës

08:37 : 07/05/2025
BOTA

Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

08:55 : 05/05/2025
BOTA

Rusia paralajmëron: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

21:08 : 03/05/2025
Para

Prilli nis me pengesa, ja dy shenjat më të pafata të horoskopit këtë javë

TË GJITHA

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025

Zyrtare/ Te Vllaznia nis ‘reforma’, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin sportiv Tefik Osmani

16:22 : 13/05/2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

16:12 : 13/05/2025

E rëndë në Përmet/ 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

16:09 : 13/05/2025

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

16:05 : 13/05/2025

Aksident në Korçë/ Makina përplas nxënësin që po kalonte rrugën

16:00 : 13/05/2025

Ancelotti ndahet me Realin: Ishte vendim i përbashkët, do të jem tifoz i këtij klubi përjetë

15:57 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com