Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë.
Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi 34-vjeçar dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.