• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë janë pajisjet izraelite që përdori qeveria për mbylljen e TikTok dhe si shkelet privatësia?

23:10 : 27/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Eksperti i IT-së Besmir Semanaj ka hedhur dyshime se Qeveria për të mbyllur platformën “TikTok” ka instaluar DPI (Deep Packet Inspection), një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet.

Për këtë denoncim, Semanaj ka bërë një reagim sqarues në rrjetet sociale, teksa ka qenë i ftuar dhe në Syri tv, ku tha se pajisjes janë blerë nga Izraeli dhe kanë hyrë në Shqipëri më 11 mars, teksa ende nuk dihet, sipas tij, se si është bërë pagesa.

“Këto paisje kanë hyrë në Shqipëri më 11 mars 2025. Nuk janë kompani të cilat kanë bërë kërkesë dhe të cilat i kanë blerë këto paisje. Një prej këtyre është përballë spitalit nr 5. Kolegët janë të shqetësuar, sepse në fund të ditës janë qytetarë dhe kanë bërë fotografi të paisjeve. Paisjet vijnë nga Izraeli dhe nuk është e qartë kush ka bërë pagesën. Justfikimi i këtyre paisjeve është bllokimi i TikTok-ut. Gjatë tentativave për mbylljen e TikToku-t bënë edhe shumë gafa duke bllokuar mbylljen e shërbimeve sociale. E kuptuan që nuk mund ta bllokojnë dot TikTok-un, sepse çdo gjë funksionon në kohë reale.“ – tha Semanaj.

Ndërkohë, në postimin e tij, në rrjetet sociale, Besmir Semanaj shkruan se DPI mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar dhe përdoren për kontroll dhe censurë, si dhe për siguri kiberneti.

Por, eksperti i IT-së hedh akua për shkelje të privatësisë, pasi sipas tij, DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale dhe se të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime apo manipulime.

Lexo edhe:

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

Semanaj thotë se këto pajisje nuk mund të implementoheshin pa një kuadër ligjor.

Postimi i plotë:

Gjatë fundjavës isha në Shqipëri dhe vura re se TikTok funksiononte normalisht në çdo rrjet, si në rrjetin mobil ashtu edhe në WiFi. Kjo tregon se vendimi i qeverisë për bllokimin e platformës nuk është zbatuar dot teknikisht, çka është, në thelb, qesharake. Në rrethet e IT-së përflitej për një përpjekje për të vendosur DPI pranë ofruesve më të mëdhenj të internetit në vend.

Por çfarë është në të vërtetë DPI (Deep Packet Inspection), çfarë rreziqesh paraqet për privatësinë e qytetarëve dhe a duhet të implementohet një teknologji kaq e ndjeshme pa një kuadër ligjor të qartë dhe të detajuar?

DPI (Deep Packet Inspection) është një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet.

Ndryshe nga inspektimi i thjeshtë i “header-it” të një pakete, DPI shikon edhe përmbajtjen reale, që do të thotë:

• Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).
• Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.
• Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

Pse përdoret DPI?

• Për kontroll dhe cenzurë (si në rastin e TikTok)
• Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malware)
• Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)
• Për mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.

⸻

Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:

1. Mbikëqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.
2. Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.
3. Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.
4. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

⸻

A duhet të implementohet pa një kuadër ligjor?

Absolutisht jo. Vendosja e DPI duhet të:

• Diskutohet publikisht, jo të ndodhë në mënyrë të fshehtë.
• Rregullohet nga një ligj i qartë dhe transparent, ku përcaktohet:
• Kush ka akses në të dhënat
• Për çfarë qëllimi
• Për sa kohë ruhen të dhënat
• Si mbrohen nga keqpërdorimi

Përndryshe, është një rrezik serioz për demokracinë dhe për të drejtat themelore të qytetarëve.

Etiketa: DPImbylljepajisje izraeliteprivatesieshkeljeTikTok

Lajme të lidhura

BOTA

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025
AKTUALITET

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

08:33 : 31/05/2025
AKTUALITET

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

14:37 : 27/05/2025
AKTUALITET

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe”

08:23 : 24/05/2025
BOTA

Komisioni Evropian: Reklamat në TikTok shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale!

16:44 : 15/05/2025
BOTA

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025
Para

Horoskopi, e premte, 28 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com