• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Serbia kërcënon e alarmuar, i përgjigjet ministri kroat

21:26 : 19/03/2025
në AKTUALITET, RAJONI

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dhënë më tepër detaje rreth marrëveshjes së nënshkruar të martën në sektorin e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Vengu tha se ka pasur përpjekje në zonën kufitare të Kosovës për të krijuar situata destabilizimi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë.

“Vlerësimi ynë dhe i të gjitha strukturave aleatë në fakt është se në zonën kufitare janë bërë disa përpjekje për të krijuar situata destabilizmi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe vigjilentë që t’i parandalojmë këto situata. Ndaj ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO të kërkojë një vigjilencë më të madhe dhe KFOR të ketë instrumente më të mëdha operacionale dhe mjetesh në dispozicion në terren. Kërcënimet mund të jenë edhe të natyrës hibride, krime kibernetike, sabotazhe, elementë të kësaj natyre që mund të krijojnë destabilizim. Gjithashtu kemi kërkuar që qeveria e Kosovës të rakordojë të gjitha veprimet e saj me KFOR-in”, tha Vengu, për EuronewsAlbania.

Ai tha se është një marrëveshje e hapur dhe nuk është një marrëveshje ekskluzive.

“Patjetër që është një marrëveshje ku rëndesa jepet nga përfshirja e këtyre tre shteteve të para. Ne kemi pasur interes edhe nga kolegët bullgarë për tu përfshirë, sepse edhe ata kanë të njëjtin lexim të kërcënimeve në rajon, kanë të njëjtin dedikim për sa i përket destabilitetit. E njohin Kosovën dhe rëndësinë që ka integriteti i saj, sikundër kemi dhe një bashkërendim kur vjen puna te mënyra se si e konsiderojmë rëndësinë e korridorit 8. Nëse Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do kenë dëshirën për t’ju bashkëngjitur parimeve të kësaj marrëveshje, pa dyshim jemi krejt të hapur”, tha ai.

Lexo edhe:

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

Serbi: Varësi nga nafta ruse dhe sanksione nga SHBA

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila njoftoi se Serbia “nuk do ta pranojë në heshtje” nënshkrimin e deklaratës që forcon bashkëpunimin trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se koha kur shteti fqinj Serbia ka vendosur se çfarë do të bëjë Kroacia.

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila njoftoi se Serbia “nuk do ta pranojë në heshtje” nënshkrimin e deklaratës që forcon bashkëpunimin trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se ka kaluar koha kur shteti fqinj Serbia ka vendosur se çfarë do të bëjë Kroacia.

“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë do të bënte dhe si do të funksiononte. Ajo kohë është shumë prapa nesh dhe nuk do të ndodhë më kurrë. Kroacia është shtet i pavarur dhe sovran për 35 vjet, pasi ka kaluar pesë vjet agresion nga pikërisht ajo politikë e Beogradit që komunikon atë që komunikon”, tha ministri kroat, raporton Dnevnik.hr.

Kroacia, sipas tij, do të nënshkruajë memorandume me partnerët dhe aleatët e saj.

“Shqipëria është aleati ynë në NATO, kurse Kosova është vendi ynë mik të cilën ne e kemi njohur. Disa vende të tjera do t’i bashkohen memorandumit tonë. Asnjë letër në atë dokument nuk përmend Serbinë, ndonjë agresion apo ndonjë aktivitet që do të rrezikojë këdo, përfshirë Serbinë”, pohoi Anushiq.

Kroacia, shtoi ai, dëshiron të bashkëpunojë me vendet e tjera dhe të shkëmbejë njohuri me to.

“Kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë dhe do të punojmë me Shqipërinë dhe Kosovën – për të asgjësuar luftën kibernetike, të cilës Kroacia i është ekspozuar prej pesë apo gjashtë vjetësh tashmë, ashtu si Shqipëria dhe Kosova. Ne do të punojmë së bashku për të parandaluar të gjitha këto kërcënime që po ndodhin në territorin e tre vendeve tona. Ky është thelbi dhe Kroacia sigurisht nuk do të kërkojë nga Beogradi se çfarë do të bëjë”, përfundoi ai.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili e nënshkroi deklaratën e bashkëpunimit së bashku me homologun nga Shqipëria, Pirro Vengu dhe atë kroat, Ivan Anushiq, tha se tri vendet nënshkruese angazhohen për avansimin e bashkëpunimit.

“Duke u bazuar në vlerat tona të përbashkëta, në orientimet e njëjta gjeostrategjike dhe në angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e hapave për mbrojtjen e territoreve dhe popujve tanë, për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes”, tha Maqedonci pas nënshkrimit të deklaratës.

Sipas tij, të tri shtetet do të punojnë që të rrisin ndërveprueshmërinë mes ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, do të angazhohen që të luftojnë kërcënimet hibride si dhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.

“Ky bashkëpunim nuk është kërcënim për askënd, por një angazhim shtesë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë, Kosova është më e fortë, rajoni më i sigurt dhe paqja më e qëndrueshme”, tha Maqedonci.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e cilësoi deklaratën si hap të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimit të ndërveprimit ushtarak në rajon.

“Shqipëria dhe Kroacia do të vijojnë të mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, shkroi ai në X.

Etiketa: Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-KroaciSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

U dënua nga Haga për krime luftë në Kosovë, vdes ish-gjenerali i ushtrisë serbe

16:02 : 20/10/2025
BOTA

Serbi: Varësi nga nafta ruse dhe sanksione nga SHBA

13:25 : 19/10/2025
SHOW BIZ

Ndeshja Serbi–Shqipëri/ Juliana Nura: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje

10:25 : 13/10/2025
Lajmet e Dites

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

12:05 : 12/10/2025
SPORT

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025
AKTUALITET

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025
Para

Trump paralajmëron sërish Iranin: Mos i furnizoni rebelët e Houthis me armë

TË GJITHA

Përgënjeshtrime dhe kërcënime, si u përpoq Aurel Hoxha të manipulojë hetimin e vrasjes së Klevis Lleshajt

21:55 : 21/10/2025

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025

“Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”/ Ish prokurori Beçi: Motorin e ka ekzekutivi

21:38 : 21/10/2025

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

21:19 : 21/10/2025

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com