• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, POLITIKE, RAJONI

Nga Genc Pollo

Vizita e Komisioneres për Zgjerimin znj. Marta Kos, në Shqipëri më 13 dhe 14 mars duket se ka qenë një tjetër mundësi e humbur për Komisionin Europian që të mbrojë vlerat e nenit 2 të Traktatit të Lisbonës (praktikisht kushtetuta e BE-së) dhe Kriteret e Kopenhagës (kushtet bazë për anëtarësim në BE) si demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e liritë e njeriut.

Ndërsa shumica e think-tankeve dhe e vëzhguesve të pavarur që monitorojnë  Ballkanin kanë arritur në një konsensus se gjatë 12 viteve të qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, vendi ka përjetuar dramatikisht një “zmbrapsje të demokracisë”, komisionerja Kos nuk shprehu asnjë shqetësim, madje as nuk aludoi për këtë çështje. Asgjë nuk u tha për problemet me lirinë e medias, për shkeljen e të drejtave parlamentare të opozitës, për kriminalitetin në ofiqet e larta të qeverisë, etj. gjatë konferencës për shtyp të saj me KM  Rama. Po ashtu, asgjë në vijim të vizitës së saj në Shqipëri.

Znj. Kos pati vetëm lavdërime për reformat e ndërmarra dhe ato të premtuara nga qeveria Rama; sipas saj kështu synohet  përmbyllja e 35 kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE deri në vitin 2027. Interesant është fakti që “Plani për BE” i qeverisë Rama parashikon të gjitha masat e vështira në vitin 2027, ndërsa vitet paraardhëse, 2025 dhe 2026, janë përgjithësisht të lira nga ngarkesat.

Tri vlerësimet kryesore të saj ishin:

Lexo edhe:

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

  1. “Keni një stabilitet të tillë.” Kjo na sjell në mendje fenomenin e “stabilokracisë,” aq shumë të kritikuar nga aktivistët e demokracisë.
  2. “Ju përafroni 100% me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.” E vërtetë, por kjo ka qenë gjithmonë kështu në Shqipëri, mbasi mbështetet në një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.
  3. “Bashkëpunimi juaj rajonal është shumë i mirë.” E vërtetë, si tani ashtu edhe para Ramës, por me një problem: Rama ka pasur marrëveshje me Vuçiçin në lidhje me Kosovën, duke e anashkaluar Prishtinën; si pasojë, marrëdhëniet e tij me Kosovën janë përkeqësuar dhe aktualisht janë në pikën më të ulët që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Për hir të së vërtetës, raportet vjetore të Komisionit Europian për Shqipërinë në dy vitet e fundit kanë patur doza shtesë realizmi; por duke mos harruar për një dyzinë vitesh këto raporte kane qenë shumë shpesh fasada Potjemkini për problemet e ligjshmërisë e të demokracisë. BE-ja ka parandaluar disa nga devijimet më të këqija të qeverisë Rama, si dhënia masive e “pasaportave të arta” dhe amnistia fiskale-kriminale, e cila do të kishte sjellë probleme edhe për BE-në. Por këto ndërhyrje mbeten të rralla dhe përgjithësisht të paefektshme.

Znj. Kos qëndroi e heshtur mbi çështjen e mandatit të deputetes Xhaçka, për të cilën Delegacioni i BE-së në Tiranë, në një rast të rrallë, kërkoi respektimin e sundimit të ligjit. Rama ka refuzuar vazhdimisht të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të lejojë Kuvendin të kërkojë një shqyrtim gjyqësor të çështjes (një praktikë e konsoliduar ligjore). Znj. Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes dhe e Jashtme, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga asetet publike. Raste të ngjashme më parë janë rishqyrtuar dhe në disa syresh, Gjykata ka anulluar mandatin. Përballë presionit, partia në pushtet u përpoq të fitonte kohë duke kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias, një organ i respektuar i Këshillit të Europës që jep këshilla për çështje kushtetuese. Kur Opinioni doli në favor të Gjykatës, KM Rama e refuzoi përsëri, duke shkaktuar një tjetër deklaratë nga Delegacioni i BE-së. Megjithatë, kjo duket se është harruar tashmë.

Çështja Xhaçka dhe raste të ngjashme mund të përmenden në raportet periodike të Komisionit, por pak njerëz i lexojnë ato dhe edhe më pak arrijnë të kuptojnë zhargonin burokratik të tyre. Prandaj, ato nuk bëhen pjesë e debatit publik, ku forcat që mbrojnë “vlerat europiane” mund të referohen te qëndrimet e BE-së.

Afati i vitit 2027 për përfundimin e negociatave të anëtarësimit është propozuar nga znj. Kos edhe për Malin e Zi, i cili në 12 vite bisedimesh të anëtarësimit ka mbyllur vetëm tre kapituj më të kollajshëm nga 35 gjithsej. Sesi Mali i Zi dhe BE-ja do të ishin në gjendje të përmbyllnin cilësisht 32 kapitujt e mbetur brenda dy vitesh  lipset të shpjegohet. E njëjta pyetje duhet bërë edhe për Shqipërinë. “Përfundim i negociatave në 2027” është një narrativë e bukur, por Komisionerja Kos nuk ka dhënë ende një shpjegim.

Në konferencën për shtyp, znj. Kos i dhuroi Kryeministrit Rama një bluzë basketbolli me numër si fanella që ai mbante në rininë e tij. Kjo dhuratë bëhet në një kohë kur fushata për zgjedhjet parlamentare ka nisur tashmë. Kriteri real për një demokraci demokraci funksionuese në vende si Shqipëria është aftësia për të ndryshuar pushtetin përmes zgjedhjeve. Kjo është bërë e vështirë, në mos e pamundur: raportet e OSBE-së tregojnë për një orgji blerjesh votash, frikësim të votuesve, shpërdorim masiv të burimeve shtetërore, angazhim të grupeve kriminale nga partia në pushtet, etj. Dhurata e znj. Kos për Ramën i është shtuar kësaj liste famëkeqe.

Për më tepër, ndryshe nga vizitat e mëparshme të Komisionerëve të BE-së, znj. Kos shmangu takimin me liderin e opozitës; ajo takoi vetëm përfaqësues të lartë të saj në Kuvend; ndryshe nga takimet e mëparshme, nuk bëri asnjë deklaratë apo postim për këtë takim.

Kaq mjafton për të kuptuar kontributin real të Komisionit Europian për demokracinë në Shqipëri dhe ndoshta në Ballkanin Perëndimor.

*Genc Pollo , ish-ministër
Tiranë, Shqipëri, 19 Mars 2025
Përshtatur nga NE Global/ADN

Etiketa: ballkanBashkimi EuropianEdi Ramagenc polloMarta Kosmbeshtetvertetvlerat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025
AKTUALITET

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

21:29 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

17:03 : 04/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
Para

Trump po e bën Amerikën të hesht

TË GJITHA

Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi

08:52 : 05/07/2025

Chelsea sfidon Fluminensen në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

08:46 : 05/07/2025

Këmbimi valutor 5 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:41 : 05/07/2025

Daku rrit vlerën me 5 milionë euro, 13 futbollistë kuqezi fitojnë terren gjatë një viti

08:40 : 05/07/2025

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025

Al Hilal jashtë Botërorit, Inzaghi ankohet: Na u mohua penallti, kështu ma vodhën titullin me Interin

08:14 : 05/07/2025

Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

08:14 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com