• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

08:00 : 17/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim.

Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë secila në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian. Studimi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme socio-ekonomike për shtetet kandidate, por ka edhe rreziqe.

Tregjet e punës si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Bashkimin Europian po përballen me mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe të aftësive. Sondazhet në Ballkan gjithnjë kanë treguar vitet e fundit se mungesa e fuqisë punëtore është pengesa kryesore për ambientin e biznesit.

Në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, bizneset e anketuara nga Banka Botërore si pjesë e Programit të Matjes së Aftësive raportuan se përballen me sfida serioze në gjetjen e punonjësve në të gjitha profesionet. Serbia ka raportuar mungesa të larta (25%) të teknikëve dhe profesionistëve. Shqipëria ka raportuar 20% mungesa në punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve. Ndërsa për punonjësit e kualifikuar mungesat janë jashtëzakonisht të larta në të gjitha vendet.

Lexo edhe:

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

Studimi tregon se individët që punojnë në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore brenda vendit kanë më pak gjasa të emigrojnë. Në të kundërt, mungesa e fuqisë punëtore në vendet e BE-së nxit migrimin, veçanërisht në sektorë me kërkesë të lartë si shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.

Të dhënat tregojnë se Gjermania është destinacioni kryesor për emigrantët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Rreth 40% e individëve të anketuar që shprehin dëshirën për të emigruar zgjedhin këtë vend si opsionin e tyre kryesor.

Studimi thekson se aspiratat për migrim nuk varen vetëm nga faktorët ekonomikë, por edhe nga lidhjet sociale dhe kërkesat e tregut të punës. Për të reduktuar dëshirën për emigrim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë kushtet e tregut të punës duke krijuar më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional, rekomandon studimi./MONITOR

Etiketa: emi9gracionilargohenlarguarplagariniashpopullimistudimivjena

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

08:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

15:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Familjarët ngrenë alarmin në Polici, zhduken dy vajza minorene në Kavajë

15:55 : 24/09/2025
AKTUALITET

“The Sun”: Shqipëria po boshatiset, Hasi, “Londra e Vogël” ku të rinjtë ikin ilegalisht drejt Anglisë

16:23 : 21/09/2025
AKTUALITET

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

13:42 : 20/09/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
Para

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për sot

TË GJITHA

I akuzuar për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

17:20 : 24/10/2025

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025

Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli

17:06 : 24/10/2025

Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

16:52 : 24/10/2025

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

16:37 : 24/10/2025

Zbardhet letra për atentatin ndaj Ranuccit, përmendet mafia shqiptare

16:34 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com