Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pas publikimit të listës për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, ka dalë në konferencë me gazetarët ku sqaroi mungesat.
Tekniku kuqezi, zbuloi se katër lojtarë, Mario Mitaj, Mirlind Daku, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare janë lënë jashtë për shkak të dëmtimeve të tyre. Braziliani zbuloi se Mitaj do i nënshtrohet operacionit dhe do të jetë jashtë për kohë të gjatë.
“Do mundohem të flas pak dhe do tju le ju të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë dhe të dëmtuar. Mario Mitaj ka problem në puplaxhi dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe Saragozës. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për tu rikthyer pas pauzës së Kombëtares për tu trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem pra në pupalxhi, do të ketë mundësi të trajtohet për tu rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij.”
Sa i përket dy ndeshjeve të Marsit, Silvinjo tha se duhet të punojnë dhe të përgatiten shumë mirë, pasi sipas tij, janë dy ndeshje shumë ndryshe nga njëra tejtra.
“Dëmtimet janë për ne dhe për ta, të gjithë, për fat të keq ndodhin. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për të dyja. Sa i përket Anglisë, jam dakord është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte Sauthgejt me dy finale europiane. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip më nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet, në aspektin e punës. Duhet të punojmë e përgatitim shumë mirë ndeshjet, se janë shumë të ndryshme, duhet të përgatitim lojtarët se janë shumë të ndryshëm në aspektin futbollistik.”
Trajneri sqaroi edhe mungesën e sulmuesit Taulant Seferit në listë, ku përcolli një mesazh për të gjithë, se duhet të jenë gati, pasi mund të ftohen në ndeshjet e ardhshme. Në veçanti ai përmendi rastin e Anis Mehmetit, i cili po ashtu mungon në listë.
“Kemi mbingarkesë në të majtën, kemi shumë alternativa. Seferi po bën te ne një rrugëtim shumë të mirë, është një lojtar shumë i mirë, ka zëmër, na jep gjithçka me zemër, hera e parë që mungon. Këto ndeshje do të thonë që nis një ëndërr e rëndësishme, me ëndrrën për të shkuar në Botëror. Unë e kam. Dhe duhet të bëjmë mirë të gjithë. Ky është një mesazh për të gjithë lojtarët, jo vetëm për të. Mund të vijë pyetje për Mehmetin, që sot nuk është, por nesër mund të jete, ka nevojë për të gjithë. Kombëtarja është e hapur, duhet të mendojmë në mënyrë strategjike sa i përket ndeshjeve. Majtas kemi Hoxhën, Muçin, Bajrami, Mehmeti, Seferi… Të gjithë mund të luajnë majtas dhe duhet, unë duhet të marr dy apo tre. Strategjikisht, sa i përket dy ndeshjeve, bëhen zgjedhje.”
Silvinjo deklaroi se tani i njeh më mirë lojtarët dhe do të punohet për pjesën e përqendrimit.
“Jam dakort me 2 vite arrij të njoh lojtarët dhe mentalitetin por përtej kësaj punpojmë të përmirësojmë skuadrën, por te qëndrimi. Na ka ndodhur që kemi humbur ndeshja për shkak të përqëndrimit, përballja në Europian me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë na ka dhënë një lloj eksperience, ne jemi një Kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje, do të bëjmë ndryshime të tjera dhe në aspektin taktik dhe teknik.”
Ai foli edhe për rastin e Ardian Ismajlit dhe Armando Brojës, të cilët edhe pse sapo janë kthyer nga një dëmtim i gjatë, sërish janë grumbulluar nga kombëtarja.
“Ne kemi punuar për 10 ditë, ka situata të ndryshme, Ismajli ka një problem, por ishte i grumbulluar me skuadrën kështu që është i gatshëm ndërsa Broja është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë. Ata janë në gjendje dhe do të bëjmë një vlerësim kur të vijnë. Do të kemi stërvitje të ndryshme se do jenë dy ndeshje të ndryshme, jemi vazhdimisht duke punuar dhe vizituar lojtarët, por na mungon fusha.”
Sa i përket prurjes së re në kombëtare, 21-vjeçarit Etnik Bruti, Silvinjo tha se ai është një mëngjarash që e kanë ndjekur prej kohësh.
“Duhet kuptuar pak puna, Unë jam përgjegjësi, jam unë trajneri, e pastaj janë Doriva, Pablo e Bulku. Pastaj kemi anën teknike me Bushin dhe drejtorin Pea. Jemi të gjithë përgjegjës për vlerësimin teknik të lojtarëve. Ne ndjekim shumë. Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar që ne e ndjekim, jemi pas një lojtari që luan me të majtën. Muçollin kishim kohë që e ndiqnim dhe u dëmtua vazhdon të jetë përsëri. Uroj të rikuperohet se është djalë i mirë. Nëse kemi mbingarkesë në të majtën, në të djathtën kemi më pak, edhe në mesfushë. Vjen edhe Pajaziti, është një lojtar polivalent. Brruti është një lojtar me të majtën, që e kemi vlerësuar dhe meriton të vijë te ne dhe jam i bindur se mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Na mungon edhe në mesfushë në të majtën. Është një djalë që do të vijë me qetësi, brenda grupit dhe e zhvillojmë. Në nivelin ku jemi, duhet të jetojmë me presionin. Një lojtar duhet shkojë e luajë në “Uembli”, jo vetëm ai, por edhe të tjerë. Shoh intervista trajnerësh që flasin për lojtarë të rëndësishëm dhe thonë që duhet të rriten, luajnë në “Kamp Nou”, “Santiago Bernabeu”, “Uembli”. Ne duhet të jetojmë me këtë situatë, por sa i përket punës si Kombëtare, ai ka mbështetjen tonë dhe për të folur e ecur përpara në kohën e tij.”
Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 Mars, në orën 20:45. Takimi i dytë është më 24 Mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.