• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

08:40 : 15/03/2025
në BOTA

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna kineze shkojnë për të lindur edhe në një territor amerikan shumë më afër vendit të tyre, në mënyrë që fëmijët të marrin shtetësinë amerikane.

Gazetarët e Zërit të Amerikës në shërbimin e gjuhës mandarin, Yu Yao dhe Jiu Dao sjellin më shumë hollësi nga Saipani, kryeqytetit i ishujve të Marianës Veriore.

Turistët shkojnë në Saipan, kryeqytetin e Ishujve të Marianës Veriore, për të shijuar bukuritë e ishullit të Paqësorit. Por, jo kjo nënë.

Ajo ka shkuar atje për t’i siguruar vajzës së saj dokumentin e shtetësisë amerikane.

Nëna, e cila identifikohet vetëm me mbiemrin e saj, Ye, për të mbrojtur identitetin, i ka tejkaluar 14 ditët e lejuara që të qëndrojë në këtë territor të Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën robotike, për çfarë do përdoret “spiunja”

SKEMA/ Si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona. Zbulohen transaksionet

“Qoftë në sistemin arsimor, apo mjedisin e përditshmëm të Kinës, trysnia është e madhe. Madje edhe unë dua që të largohem. Nuk dua të jem atje”, thotë zonja Ye për Zërin e Amerikës.

Ajo shkoi në Saipan në shtator përmes një rregulli që u mundëson qytetarëve kinezë udhëtimin pa vizë për 14 ditë, që hyri në fuqi më 2019.

Para kësaj, kur turizmi i grave shtatëzëna nga Kina ishte në kulm, shtetasit kinezë lejoheshin të qëndronin pa vizë për 45 ditë.

“Kjo arriti kulmin më 2017 dhe 2018”, thotë Arnold Pacaios, Guvernator i Ishujve të Marianës Veriore.

Në çdo vit regjistroheshin mbi 500 lindje të foshnjave nga nënat kineze. Zoti Palacios thotë se këto lindje tejkalonin numrin e lindjeve nga nënat vendase në Saipan.

Lindjet nga nënat kineze në ishull ranë gjatë pandemisë.

Sipas zotit Palacios, më 2024, nënat kineze lindën 55 foshnje.

Kujdesi për nënat që shkojnë në Saipan vetëm për të lindur është një sfidë për personelin e spitalit dhe rrezik për vetë nënat, thotë guvernatori.

“Kur këto gra vijnë, nuk kanë asnjë të dhënë para lindjes. Nuk e kanë idenë nëse kjo është një lindje me rrezikshmëri të lartë apo jo”, thotë ai.

Nga viti 2009, të dhënat e qeverisë tregojnë se rreth 3 mijë e 300 foshnje kanë lindur në Saipan nga nënat kineze. Zonja Ye thotë se e gjeti këtë ishull në rrjetet sociale, ndërsa po kërkonte një vend për të lindur.

“Nuk kisha kohë të aplikoja për vizë, sepse për atë duhej të prisja. Shtatzënia ishte e papritur. Zgjodha këtë vend sepse ishte vendi ku mund të arrija shpejt atë që doja”, thotë banorja e Kinës.

Zonja Ye ka aplikur për pasaportën amerikane të vajzës së saj një muajshe. Ajo ka paguar më shumë për ta përshpejtuar procesin.

“Kam frikë se kjo politikë do të ndryshojë me Trumpin president, prandaj pagova më shumë për ta marrë pasaportën më shpejt”, thotë ajo.

Konservatorët në Shtetet e Bashkuara argumentojnë se e drejta e shtetësisë përmes lindjes nxit emigracionin e paligjshëm dhe se kjo praktikë po keqpërdoret.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund kësaj të drejte.

“Jemi vendi i vetëm në botë që e kemi të drejtën e shtetësisë përmes lindjes, siç e dini, dhe është absolutisht qesharake”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa urdhri po kundërshtohet në gjykatë, zonja Ye shpreson që rezultatet të jenë pozitive për vajzën e saj dhe ndoshta vetë atë.

“Sapo erdha këtu, ndjeva se ky është një vend më njerëzor. Sigurisht që do të ketë një mënyrë për të tejkaluar pengesat me të cilat po përballem”, thotë ajo.

Nga fundi i vitit të kaluar, turistët nga Kina duhet të aplikojnë në internet për leje dhe të verifikohen përmes një procesi paraprak elektronik, para se të lejohen që të hyjnë./VOA

Etiketa: amerikankinezelindinnenatper te lindurSaipanishkojneterritor

Lajme të lidhura

BOTA

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën robotike, për çfarë do përdoret “spiunja”

22:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

SKEMA/ Si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona. Zbulohen transaksionet

10:03 : 23/07/2025
BOTA

Britani/ Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

19:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Hynë në Shqipëri si turiste dhe ushtronin prostitucion, arrestohen 2 shtetase kineze në Kavajë

12:26 : 05/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Goditet një “vatër” prostitucioni me kineze edhe në Pogradec

09:22 : 24/06/2025
AKTUALITET

Durrës/ Vila në plazh përdorej për prost*tucion, 4 kineze në pranga, e pësojnë edhe 8 shqiptarë

09:37 : 20/06/2025
Para

At Nikolla Xhufka hyn në “BBV”/ Valbona i bën kërkesën e pazakontë: Ma ysht çik Laertin!

TË GJITHA

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

20:47 : 16/08/2025

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

20:28 : 16/08/2025

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

20:12 : 16/08/2025

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

19:57 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com