• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”

21:48 : 15/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ferdinand Dervishi

Pas publikimit të emrit tim në listat e kandidatëve për deputetë të propozuar nga partia “Shqipëria Bëhet”, shoh se duhet të sqaroj shumë miq, opinionin e gjerë dhe sidomos ata që po më duket se u ka ngecur në mendje një pikëçuditëse e shurdhët.

Gjithçka mori shkas nga një takim rastësor, rreth një vit më parë, me Z. Adriatik Lapaj – drejtuesin, të cilin kisha nisur ta sipmatizoja për shkak të një informacioni, të saktë, që thoshte se, në disa sondazhe të konsideruara të besueshme, influenca e pushtetit aktual, atij dhe partisë “Shqipëria Bëhet”, ja ulnin artificialisht pikët e mbështetjes popullore. Ishte një pëlqyeshmëri që në disa pika dhe në pak muaj barazoi partinë me më tepër mbështetës.

Biseda më vuri në mendime. Madje mu duk, gjatë gjithë kohës, sikur po dialogoja me Ferdinand Dervishin e viteve të rinisë.

Idetë dhe guximi i tij më kujtuan Ferdinandin 30-40 vjeçar, bashkë me ëndërrat e tij se Shqipëria një ditë do të bëhet.

Lexo edhe:

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

Ferdinandin, që duke menduar se Shqipëria do të bëhet, guxonte të shkruante të vërtetën për kriminalitetin dhe kriminelët. Ferdinandin, që pasi Nehat Kulla goditi, në detyrë, atë dhe kolegët, mori, natën, i vetëm, rrugët e Tiranës, që të bënte kallëzim penal në komisariatet dhe në prokurorinë e Tiranës, ku të gjithë, të frikësuar, e përzunë.

Pashë Ferdinandin e ditës së nesërme, shtetrrethimin nga krimi në oborrin e KLAN dhe kolegun, Blendi Fevziu, të ngrihej nga kafja dhe, duke bërë sikur shkonte te makina, ti afrohej dhe pëshpëriste, pa e kthyer kokën e ndalur hapin: mos e tërhiq padinë!

Mu kujtua Ferdinandi tek shkonte në Gjykatën e Tiranës, i vetëm, për të ndjekur gjyqin me Nehat Kullën, në një kohë kur ndonjë koleg-epror hante e pinte me avokatët e tij, duke u u zotuar e marrë përsipër se Ferdinandi do bindej e tërhiqej nga padia.

Pashë gazetarin Ferdinand Dervishi, i cili duke menduar se Shqipëria do të bëhet, i pari, guxoi të shkruante, në revistën KLAN, se vrasësit e liderit të “Dhjetorit ’90” dhe deputetit Azem Hajdari, ishin oficerët e Komisariatit të Tropojës, duke i përmendur nominalisht dhe duke u përballur me pasojat e një tjetër rrethimi të godinës së KLAN.

Pashë Ferdinandin që vijoi të publikonte në media, pavarësisht orientimit të tyre, skandalet e pushtetit të çdo qeverie, duke marrë papritmas, nga kolegët e lidhur me politikën, bërrylat e hedhjeve në rrugë.

Të fundit ishin ata për publikimiet e skandalit të zhvatjes së pronave të Forcës Detare dhe skandalit të TIMS, që është më i freskët.
Pra, thënë shkurt, gjatë bisedës me Adriatikun, unë pashë, më në fund, një personazh politik të brezit të ri, mendimet e të cilit përputheshin me përpjekjet e gjithë jetës sime për të qenë i dobishëm për shoqërinë, me bindjen se një ditë, edhe falë këtij kontributi modest, Shqipëria do të bëhet.

Ky është sqarimi për simpatinë dhe përputhjen e ideve.

Tani të vijmë te sqarimi për bashkimin.

I thashë PO një propozimi për të kandiduar në Tiranë, nën siglën e “Shqipëria Bëhet”, për këto arsye:

Së pari, sepse nuk e shoh si dëshirë, por si detyrim.

E shoh si detyrim, edhe pse nuk kam aspak ndërmend të heq dorë nga profesioni i gazetarit. Unë mendoj se kam disa spaleta për punën në gazetari dhe nuk dua që ti humb, sepse kam punuar gjithë jetën, kam sakrifikuar, kam kuptuar si lëviz shoqëria shqiptare në skenë – dhe plehrat e politikës dhe krimit në passkenë, kam guxuar të them të vërtetën, sado e rrezikshme të ketë qenë ajo.

Por, në mënyrë absolute, vendimi për bashkimin me “Shqipëria Bëhet” dhe kandidimi, kanë lidhje me kohërat që po jetojmë.

Sepse, nga viti 2013 kemi në pushtet një Kryeministër që fitoi zgjedhjet me parrullën “aleancë me djallin vetëm për të mundur Berishën”, duke u bashkuar dhe duke ndarë pushtetin me krimin.

Sepse, në 12 vite, Shqipëria është vjedhur aq shumë, saqë në indekset e korrupsionit global del më keq se disa vende të Afrikës, ku shteti pothuaj nuk funksionon.

Sepse, në 12 vite, përveç pasurimit marramendës të Rilindasve dhe krimit, nuk ka ndodhur asnjë lloj zhvillimi, përveç buzëkuqit të fasadave.

Sepse, shteti ynë, për shkak të korrupsionit dhe njerëzve të gabuar, që e kanë drejtuar dhe drejtojnë, është kalbur aq shumë, saqë nuk dihet nëse ato pak qeliza të gjalla e të shëndosha të mbetura, do të arrijnë ta gjallojnë edhe njëherë.

Sepse, për shkak të keqqeverisjes, shoqërisë sonë po i humb krejtësisht nervi dhe shpresa, se një ditë, e drejtuar nga njerëz patriotë, vizionarë dhe me integritet, Shqipëria mund të bëhët.

Sepse, vjedhja dhe korrupsioni në sistem janë shkaku i fenomenit të largimit masiv të shqiptarëve të zhgënjyer, të cilët ikin me mendjen top se “Shqipëria nuk bëhet”.

Sepse, vjedhja dhe korrupsioni në sistem janë shkaku i katastrofës që po ndodh me brezat e rinj, me fëmijët tanë, të cilëve po u ngulisim si modele, apo idhuj, kriminelët me makina të shtrenja dhe politikanët hajdutë. Të cilëve po u injektojmë dëshirën e pasurimit të shpejtë, duke i shtyrë përditë e më tepër të mbushin radhët e shpërndarësve dhe trafikantëve të drogave nëpër Europë…

Sepse, përgjegjësi kryesor i këtij peizazhi errësire, po kërkon edhe 4 vite mandat pasi “vetëm ai di mënyrën sesi futet Shqipëria në Europë”, pavarësisht se vetë është i mendimit se “Shqipëria nuk bëhet”(e përsëriti dhe para dy ditësh).

Sepse jam i bindur se në këto zgjedhje ai nuk ka për të bërë aleancë “edhe me djallin”, por disa herë më keq.

Kjo është ajo gjëja e projektuar që duhet të presim gjatë këtyre zgjedhjeve nga njeriu që kanabizoi Shqipërinë edhe pse ministrat e kundërshtuan, që pleksi strukturat e shtetit me krimin, që thotë se “të tjerët hanë dardha pas shpinës së tij” por harron se “peshku qelbet nga koka”, që për shkak të hajnit të qut që ka në brendësi, ka çuar me duart e veta në burg një kompani ministrash, kryebashkiakësh e deputetësh të Partisë Socialiste, që është kapur me zë dhe figurë duke vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me kriminelët, të cilëve, kohëve të fundit, u ka emëruar edhe një Kryeministër Krimi.

Sepse ka thënë se “i duhen edhe katër vite pushtet” që të rregullojë “punët e veta”. Të ndajë në pak duar pasuritë dhe pronat e mbetura të shqiptarëve dhe të Shqipërisë (plazhi i mbrekullueshëm i Lamanit në Himarë dhe një godinë stërvitjeje e Gardës në mes të pyllit Artificial të Tiranës, ishin dorovijtet e radhës nga pasuritë që i ka lënë trashëgim i ati).

Sepse, “i duhet edhe pak kohë” të shkojë te ndonjë çudi e ndryshimit të sistemit politik duke e shpallur vetën President, apo Mbret!

Se i “duhet edhe pak kohë” që eventualisht të na shesë të gjithëve, bashkë me Shqipërinë gjeografike, pa pyetur askënd, ashtu si nuk pyeti askënd për të zhvatur Portin historik të Durrësit, apo për të nxjerrë në ankand ishullin e vetëm, atë të Sazanit.

Sepse nuk është Kryeministër i shqiptarëve. Shikojeni në sy dhe më thoni nëse gjeni ndonjë gjë që ju jep shpresë…

Sepse e kam mendjen të mbledhur se atij njeriu nuk duhet ti japim më asnjë sekondë kohë dhe pushtet.

Sepse e kam mendjen të mbushur dhe të mbledhur se Shqipëria gjendet buzë greminës.

Sepse nuk dua që Shqipëria, që gjendet në skaj të greminës, të shembet dhe unë të mos bashkoj dorën time, me të tjerët, për ta ndalur.

Nuk dua të bëhem pjesë e një krimi me pasoja historike, sepse besoj se edhe ata që e kuptojnë se çfarë po ndodh, por nuk ndërhyjnë, janë dhe do jenë po aq fajtorë sa edhe ata, të cilët po e shtyjnë Shqipërinë në greminë.

E parafundit, mendoj se si gazetar mund të bëj shumë, por si gazetar dhe politikan mund të jem kontribues shumë më tepër.

E para, “Shqipëria do të Bëhet”!

Etiketa: 11 majFerdinand DervishigazetariShqiperia BehetZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

13:21 : 14/06/2025
AKTUALITET

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

20:49 : 13/06/2025
AKTUALITET

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

15:41 : 13/06/2025
AKTUALITET

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

09:15 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Nuk është problemi Berisha apo opozita”/ Bushati: Qeveria manipuloi zgjedhjet

22:11 : 12/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Amerikanët e dinë rolin e Ramës në skandalin McGonigal, ja pse shpëtoi nga hetimi

22:01 : 12/06/2025
Para

“Ti e ke shfrytëzuar atë"/ Laerti puthi me zor Valbonën? Debat i ashpër mes banorit dhe Jozit

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com