• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg Jemin Sherën

12:55 : 12/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 35 vite burg, Jemin Sherën, i akuzuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021.

Ky dënim është dhënë në mungesë të të pandehurit, pasi Shera ndodhet në kërkim.

Në përfundim të gjykimit, trup gjykues i përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda e ka dënuar Jemin Sherën bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, duke bashkuar dënimet e mëparshme.

Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.”– thuhet në njoftim.

Etiketa: GJKKOJemin Sheravrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

10:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Tiranë

19:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

12:09 : 24/10/2025
Para

Zemra e re artificiale kalon testin, australiani jeton 100 ditë me pompë titani

TË GJITHA

Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve

15:03 : 27/10/2025

Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave

14:52 : 27/10/2025

Vota e blerë dhe presioni shtetëror, Gjekmarkaj-Çelës: Nuk shihni atë që pa gjithë bota

14:50 : 27/10/2025

Kodi i ri penal, Olsian Çela kundër: Nëse ashpërsojmë dënimet kemi ecur në drejtimin e kundërt!

14:42 : 27/10/2025

E rëndë në Cakran! Vetëvritet me armë gjahu një person

14:37 : 27/10/2025

Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Ekstreme dhe e pajustifikueshme

14:35 : 27/10/2025

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

14:29 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com