Një lëvizje surprizë është regjistruar në limitet e afatit të dorëzimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të listave të kandidatëve për deputet.
Dashnor Sula, është regjistruar në listën e hapur të kandidatëve për deputet me koalicionin “Nisma Shqipëria Behet” një bashkim i “Nismës Thurje” dhe “Partisë Shqipëria Behet”, të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt.
Ky vendim i Dashnor Sulës vjen pasi sot ngeli jashtë listët së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, ku publikisht shprehu pakënaqësi të mëdha dhe zhgënjim.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit do të garojë me lista të hapura, pasi në listat e mbyllura ka futur emra fiktivë.
Mjafton që në Elbasan të arrijë të marrë një mandat dhe Dashnor Sula të dalë më i votuari do të bënte që deputeti të futej sërish në Kuvend.