• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: SPAK ka prova të reja kundër Erion Veliajt

20:09 : 11/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, mori sot në shqyrtim ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së arrestit me burg të vendosur ndaj tij muajin e kaluar. Avokatët e Veliajt kanë kërkuar lirimin e tij, ndërkohë që prokurorët e çështjes, mësohet të kenë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burgim, duke deklaruar se kanë siguruar prova të reja. Pasdite vonë, Gjykata vendosi të ndërpresë sencën dhe vijimin e saj ditën e nesërme.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, në zyrën e tij, nën dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Për të njejta vepra penale, por dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, fillimisht nën masë sigurie “arrest shtëpie” e më pas, “detyrim paraqitje”, u vendos dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Sipas Prokurorisë provat dhe faktet e grumbulluara “krijojnë dyshimin e arsyeshëm se bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit”. Prokurorët janë të mendimit se “në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt”.

Veliaj i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike dyshimet e ngritura ndaj tij. Në seancën e verësimit të masave të sigurisë, pak ditë pas arrestimit, ai pati një debat të ashpër me prokurorin Olsi Dado, të cilin ai e akuzoi për veprime të nxitura nga interesa personale. Sipas Veliajt, prokurorit i është refuzuar nga Bashkisa leja për disa kate shtesë, në një ndërtim në trualin e tij dhe disa bashkëpronarëve të tjerë, dhe se një fakt i tillë ka nxitur hakmarrje personale ndaj kryetarit të Bashkisë.

Veliaj i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurorit Dado dhe pezullimin e tij, duke qenë se po vepron në konflikt interesit.

Lexo edhe:

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Veliaj dërgon çështjen në Kushtetuese

Avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e tij, duke deklaruar se ai po mbahet në burgim pa asnjë kriter ligjor si dhe duke argumentari se kryebashkiaku “nuk ka asnjë mundësi të prishë provat”, apo dhe “të largohet nga vendi për t’iu shmangur përballjes me Drejtësinë”. Ata kanë propozuar dhe mundësinë e lirimit të tij kundrejt një garancie pasurore, apo dhe mbajtjen e pasaportës.

Prokurorët nga ana tjetër, kanë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burg, duke deklaruar gjatë seancës së sotme, se ata kanë në zotërim, prova të reja, kundër kryebashkiakut. Këto deklarime çuan në shtyrjen për ditën e nesërme të seancës, në mënyrë që avokatët të njihen me këto prova.

Arrestimi i Veliajt nxiti qëndrime të ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për shkelje flagrante të standarteve apo abuzim me pavarësinë. Sipas tij, Veliaj u arrestua pa gjyq dhe pa prova dhe se, Prokuroria e Posaçme, po vepron politikisht e balancuar në hetimet që ka ndërmarrë.

Nga ana e tij, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prokurori tjetër në çështjen Veliaj, është kundërpërgjigjur duke deklaruar se “SPAK-u ka treguar se është në gjendje, në respektim të ligjit dhe të Kushtetutës, të kryejë në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë shtetërorë, çka dëshmon se epoka e paprekshmërisë po lëkundet”./VOA

Etiketa: apeliarrestimiErion VeliajSPAK prova

Lajme të lidhura

Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
AKTUALITET

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Veliaj dërgon çështjen në Kushtetuese

16:01 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shembjet te “5 Maji”/ GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

12:17 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Dekretimi i datës së zgjedhjeve, nul”/ Bylykbashi: Presidenti shkeli Kushtetutën

11:40 : 02/10/2025
Para

Rutte: SHBA na ka dhënë siguri, është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com