• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sinjale të forta për paqe/ SHBA: Ukraina ka gati kërkesën për armëpushim

08:11 : 10/03/2025
në BOTA

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, pritet të mbërrijnë në Arabinë Saudite të martën për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lartë të Ukrainës. Presidenti Donald Trump ka rritur presionin ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të pranojë një marrëveshje armëpushimi me Moskën, edhe pse nuk ka ofruar garanci të menjëhershme sigurie për Kievin.

SHBA-Administrata Trump beson se udhëheqja ukrainase është e gatshme të ecë përpara me kërkesën e SHBA-së për një proces armëpushimi me Rusinë. Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, pritet të mbërrijnë në Arabinë Saudite të martën për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lartë të Ukrainës.

Presidenti Donald Trump ka rritur presionin ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të pranojë një marrëveshje armëpushimi me Moskën, edhe pse nuk ka ofruar garanci të menjëhershme sigurie për Kievin. Dhjetë ditë më parë, Trump dhe Zelensky u përplasën publikisht në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump deklaroi se presidenti ukrainas nuk ishte ende i gatshëm për t’i dhënë fund luftimeve. Ndërkohë, Rusia vazhdon të mbajë nën kontroll rreth 20% të territorit ukrainas që prej fillimit të pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022.

“Fakti që përfaqësuesit ukrainas po vijnë në nivele kaq të larta është një sinjal pozitiv për ne do të thotë që ata janë të gatshëm të ulen dhe të ecin përpara”, tha zyrtari amerikan, në kushte anonimiteti.

Presidenti Zelensky pritet gjithashtu të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, por nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedimet me delegacionin amerikan. Ukrainën në tryezën e bisedimeve do ta përfaqësojnë shefi i stafit të presidentit, Andriy Yermak, këshilltari për sigurinë kombëtare, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

Zelensky i kërkon Trump raketa ‘Tomahawk’: Duam të godasim objektiva në Moskë!

Në një fjalim të mbajtur me video mesazh të dielën në mbrëmje, Zelensky u shpreh:

“Shpresojmë për rezultate si në afrimin e paqes, ashtu edhe në vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare.”

Megjithatë, Zelensky mbetet nën presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të bërë lëshime në negociata, ndërkohë që ai këmbëngul në nevojën për garanci të forta sigurie, duke kujtuar se Rusia ka shkelur marrëveshje të mëparshme armëpushimi.

Nuk ka informacion nëse SHBA ka ushtruar presion të ngjashëm edhe ndaj Rusisë që të bëjë lëshime. Pas tensioneve në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky ka tentuar të qetësojë marrëdhëniet me aleatin e tij më të rëndësishëm – SHBA-në – që mbetet furnizuesi kryesor ushtarak i Ukrainës.

Sipas të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff, presidenti amerikan ka marrë një letër nga Zelensky, në të cilën ky i fundit shpreh “falje” dhe “mirënjohje”. Witkoff shtoi se në Arabinë Saudite, SHBA-ja dëshiron të diskutojë një “kornizë paqeje” për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Në rendin e ditës është rikthyer edhe një marrëveshje strategjike për burimet minerale të rralla, e cila më parë kishte dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve. Ukraina ka ofruar që SHBA-së t’i jepet akses në rezervat e saj minerale, në këmbim të garancive të sigurisë.

Përplasja në Shtëpinë e Bardhë ka çuar në pezullimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, si dhe ndalimin e shkëmbimit të informacionit të inteligjencës. Por, të dielën, kur u pyet nëse do të rifillonte ndarjen e inteligjencës me Ukrainën, Trump u përgjigj: “Në fakt, ne sapo kemi nisur ta bëjmë këtë. Ne duam që Ukraina të jetë serioze për të bërë përparim.”

Ndërkohë, më 18 shkurt pak përpara përplasjes me Zelenskyn – Rubio pati zhvilluar një takim në Arabinë Saudite me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, si vazhdim i bisedës së diskutueshme telefonike të Trump me presidentin rus Vladimir Putin.

Etiketa: armepushimmarreveshjeZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025
BOTA

Zelensky i kërkon Trump raketa ‘Tomahawk’: Duam të godasim objektiva në Moskë!

19:26 : 26/09/2025
BOTA

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Jo ne, por Netanyahu është penguesi i vetëm i paqes!

21:47 : 23/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
BOTA

Kremlini fton Zelenskyn në Moskë: Jo për t’u dorëzuar, por për negociata

14:42 : 06/09/2025
BOTA

Putin fton Zelensky në Moskë: Ofrojmë kushte sigurie

13:15 : 05/09/2025
Para

REL: Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com