Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqezimit të fshatit Dajç.
Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me një motorçikletë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, Arben Tanushi, 51 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i kampionit, shtetasi K. Z., 28 vjeç, është shoqëruar në komisariat, teksa Policia thotë se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.