• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

09:39 : 10/03/2025
në BOTA

Ishulli më i madh në botë, me një popullsi prej vetëm 60.000 banorësh, ishte rrallë në lajme. Por, kjo nisi të ndryshonte në janar të këtij viti, kur presidenti, atëkohë në ardhje, i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu interesim për të marrë kontrollin e këtij territori me një pozitë strategjike dhe të pasur me burime.

Ndaj, të gjithë sytë pritet të jenë tani në zgjedhjet e 11 marsit, që i thirri kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, pas deklaratës së Trumpit.

Çështjet e rregullta të brendshme janë pjesë e fushatës zgjedhore, por ajo kryesorja është e qartë: të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

Shumica e groenlandezëve nuk duan të bëhen amerikanë dhe asnjë nga pesë partitë në parlament nuk e mbështet këtë.

Së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, Egede e ka bërë të qartë se Groenlanda, e cila është një territor autonom në Mbretërinë e Danimarkës, nuk është në shitje dhe se vetëm gronlandezët mund të vendosin për të ardhmen e saj.

Lexo edhe:

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

Parlamenti, së voni, ka miratuar edhe një ligj, që i ka ndaluar donacionet anonime dhe të huaja në fushatën zgjedhore.

Por, çka nëse u del përpara një ofertë që nuk mund ta refuzojnë?

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur për herë të parë interesim për ishullin në shekullin e 19-të dhe territori, në fakt, është më afër Amerikës së Veriut sesa kontinentit evropian. Siguria e tij, po ashtu, është e garantuar nga një baze ajrore amerikane në veri.

Dhe Arktiku, normalisht, nuk është jashtë ambicieve të fuqive të mëdha. Edhe Kina, edhe Rusia janë aktive në rajon, jo vetëm për materialet e rralla fitimprurëse të tokës së rajonit, por edhe për shkak të temperaturave më të ngrohta që janë duke e shkrirë akullin e detit dhe duke hapur rrugë tregtare fitimprurëse.

Edhe nëse ishulli nuk do të bëhet amerikan së shpejti, mund të ketë një lloj marrëveshjeje të tregtisë së lirë ose asociimit me Uashingtonin.

Megjithatë, groenlandezët mund të jenë edhe një grup konservator. Aty ku të tjerët mund të shohin mundësi fitimprurëse biznesi, shumë prej tyre shohin një atdhe që duhet mbrojtur.

Aktualisht, ekzistojnë vetëm dy miniera në Groenlandë, dhe zgjedhjet e fundit, më 2021, janë dominuar nga vendimi popullor për të kufizuar kërkimet e naftës dhe gazit dhe për të ndaluar minierat e uraniumit.

Dhe pikërisht këtu, Danimarka del në pah. Tri nga pesë partitë politike duan pavarësi nga Danimarka, përfshirë partinë e majtë Komuniteti i Popullit, të kryeministrit Egede. Kjo parti ka përfunduar e para katër vjet më parë dhe ka të ngjarë të përfundojë përsëri në krye.

E njëjta gjë vlen edhe për partnerin aktual të koalicionit në pushtet, Partinë Social-demokrate Përpara, e cila synon të përfundojë e dyta.

Partia Demokratike Liberale, e cila preferon të mbetet me Danimarkën, është gjithashtu mirë në sondazhe dhe, kështu, mund të komplikojë çdo ndërtim koalicioni, apo edhe drejtimin që do të marrë përfundimisht Groenlanda.

Ndërsa shumica e groenlandezëve thonë se duan pavarësinë, ata duan t’i ruajnë edhe standardet e tyre të jetesës. Për këtë, territori është i varur kryesisht nga Danimarka.

Besnike ndaj monedhës daneze që nga viti 1814, 50 për qind e eksporteve të Groenlandës shkojnë në Danimarkë dhe 60 për qind e importeve të saj janë nga Danimarka.

Gjysma e popullsisë punon në sektorin publik, të cilin Kopenhaga, në një masë të madhe, e financon me grante.

Dhe, për të rritur sigurinë rreth ishullit, Qeveria daneze ka premtuar muajin e kaluar 2 miliardë euro për të përmirësuar mbrojtjen në Arktik.

Në Groenlandë ekziston një komision që punon për atë se si do të dukej ndarja e mundshme nga Danimarka dhe, në thelb, ajo do të kërkonte tre hapa.

Së pari, do të duhej të kishte një marrëveshje me Kopenhagën se si do të dukej ndarja; së dyti, do të duhej të kishte një rezultat pozitiv në një referendum për pavarësinë dhe, së treti, Parlamenti danez do të duhej t’i jepte dritën jeshile gjithë përpjekjes.

Partitë pro pavarësisë duan që referendumi të zhvillohet diku gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, por, duke pasur parasysh paqartësitë që rrethojnë territorin, sigurisht që nuk pritet të ndodhë në vitin 2025./ REL

Etiketa: AmerikaGroenlandandarjantrump

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

19:54 : 14/05/2025
BOTA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025
BOTA

Trump: Kemi nevojë për Groenlandën, nuk e përjashtoj ndërhyrjen ushtarake

17:46 : 04/05/2025
BOTA

Trump sulmon Harvard: Është kërcënim për demokracinë, pranon studentë që duan të na copëtojnë

20:06 : 24/04/2025
SHOW BIZ

Është ndarë nga bashkëshorti? Ish-banorja e BBVIP: Po kërkoj shtëpi me qira

16:15 : 22/04/2025
NDRYSHE

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

22:06 : 09/04/2025
Para

Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë, Mark Carney zotohet të fitojë luftën tregtare me Trump

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com