• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

100 miliardë $ investime, gjigandi tajvanez i mikroprocesorëve do ndërtojë 5 fabrika në SHBA

20:55 : 04/03/2025
në BOTA, Teknologji

Gjigandi tajvanez i prodhimit të mikroprocesorëve, ‘Taiwan Semiconductor Manufacturing Co”, njoftoi të hënën planet për të investuar 100 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar pesë fabrika të tjera për prodhimin e mikroprocesorëve gjatë viteve të ardhshme.

C.C. Wei, drejtori i kompanisë, e bëri të ditur planin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump. “Duhet të jemi në gjendje t’i prodhojmë këtu mikroprocesorët dhe gjysmëpërçuesit që na nevojiten”, deklaroi zoti Trump. “Për ne, është çështje e sigurisë kombëtare”.

Kompania TMSC, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të mikroprocesorëve, është furnizuesi kryesor i firmave më të njohura amerikane të pajisjeve elektronike. Investimi prej 100 miliardë dollarësh, që do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara më pak të varura nga gjysmëpërçuesit e prodhuar në Azi, është një shtim i investimeve fillestare të kësaj kompanie në SHBA.

Kompania TMSC kishte bërë të ditur në prill të vitit të kaluar se do t’i zgjeronte investimet e saj në Shtetet e Bashkuara nga 25 miliardë dollarë në 65 miliardë dollarë dhe do të shtonte ndërtimin e fabrikës së tretë në shtetin e Arizonës deri në vitin 2030.

Pas fitores së zgjedhjeve, kryesisht për shkak të shqetësimeve ekonomike të votuesve, zoti Trump i shtoi përpjekjet për të rritur investimet në industritë vendore për të krijuar vende pune.

Lexo edhe:

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

Njoftimi i kompanisë TSMC është shembulli i fundit në një varg zhvillimesh të tilla. Muajin e kaluar, kompania ‘Apple’ tha se do të investonte 500 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme. Miliarderi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Hussain Sajëani dhe banka ‘SoftBank’ gjithashtu premtuan investime në vlerë prej miliarda dollarësh.

Kompania TSMC tha të hënën se i “mirëpret diskutimet mbi vizionin e përbashkët për inovacion dhe zhvillim të industrisë së gjysmëpërçuesve, si dhe për mënyrat për të përforcuar sektorin e teknologjisë krahas klientëve tanë”.

Gjatë administratës së Presidentit Biden, Departamenti amerikan i Tregtisë finalizoi një marrëveshje për subvencione qeveritare me vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh në nëntor për degën e TSMC-së në Shtetet e Bashkuara, për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Feniks të Arizonës.

Ish Presidenti Biden e nënshkroi ligjin mbi mikroprocesorët dhe shkencën në vitin 2022, në bazë të së cilit do të jepeshin 52.7 miliardë dollarë subvencione për prodhimin dhe hulumtimin e gjysmëpërçuesve amerikanë.

Pozita dominuese e Tajvanit, si prodhues i mikroprocesorëve që përdoren në teknologji, duke filluar nga celularët e deri tek veturat e avionët luftarakë, ka shkaktuar shqetësime për varësinë e tepruar ndaj ishullit, sidomos tani kur Kina po shton trysninë me pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, por qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Taipei i kundërshton këto pretendime. Nën administratën e Presidentit Biden, Departamenti i Tregtisë bindi pesë kompanitë kryesore që prodhojnë gjysmëpërçues të ndërtojnë fabrika në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një programi që synon t’u kundërpërgjigjet rreziqeve që mikroprocesorët e importuar paraqesin për sigurinë kombëtare.

Sekretari për Tregtinë i Presidentit Trump, Hoëard Lutnick u tha ligjvënësve muajin e kaluar se programi ishte “një investim i shkëlqyeshëm” për të rindërtuar këtë sektor, por refuzoi të premtojë se do t’i jepte donacionet të cilat tashmë janë miratuar nga departamenti, duke thënë se dëshiron “t’i lexojë, t’i analizojë dhe t’i kuptojë ato”.

Një zëdhënësi i kompanisë TSMC tha muajin e kaluar se kompania ka marr 1.5 miliardë dollarë subvencion sipas Ligjit për Mikroprocesorët para se të fillonte mandati i administratës së re, në bazë të parimeve të marrëveshjes.

Vitin e kaluar kompania TSMC ra dakord të përdorë teknologjinë e njohur si ‘2 nanometra’, një ndër më të avancuarat në botë për prodhimin e mikroprocesorëve, në fabrikën e saj të dytë në Arizonë, e cila pritet të fillojë prodhimin në vitin 2028. Kjo kompani gjithashtu u pajtua të përdorë teknologjinë e saj më të avancuar për prodhimin e mikroprocesorëve, të quajtur ‘A16’, në Arizonë.

Kompania TSMC tashmë ka filluar prodhimin e mikroprocesorëve të avancuar 4 nanometra për klientët amerikanë në Arizonë. Kontrata dhënë TSMC-së përfshin edhe deri në 5 miliardë dollarë kredi qeveritare me interes të ulët./VOA

Etiketa: fabrikamikroprocesorëSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025
BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
BOTA

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

19:52 : 07/08/2025
BOTA

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

16:12 : 06/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
BOTA

Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima

16:28 : 05/08/2025
Para

Osmani diskuton me komandantin e KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

TË GJITHA

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com