• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aboneja për pensionistët, torturë mujore

18:03 : 02/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Një premtim që lë shumë për të dëshiruar.

Nga janari 2025, Bashkia e Tiranës ka vënë në zbatim vendimin për pajisjen e pensionistëve rezidentë me abone falas për transportin publik.

Në letër, ky vendim duket si një lehtësim i madh për të moshuarit, por në praktikë, marrja e një aboneje është kthyer në një sfidë të vërtetë për pensionistët, të cilët duhet të paraqiten çdo muaj në kioskë për të përfituar shërbimin.

Radhët e gjata dhe kushtet e vështira

Çdo mëngjes, fytyra të lodhura të pensionistëve mbushin radhët pranë pikave të shpërndarjes së aboneve në Tiranë. Pa organizim dhe pa infrastrukturë të përshtatshme, të moshuarit detyrohen të presin për orë të tëra, shpesh në këmbë, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore.

Lexo edhe:

“Lulëzojnë” surprizat në Maj, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të muajit

Paga minimale si kartë elektorale

“Vijmë që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhën. Jemi me tension, jemi të sëmurë. Mezi qëndrojmë në këmbë,” thote një pensionist pranë kioskës te “Brryli.”

Një tjetër pensioniste ankohet: “E kam të vështirë, jam invalide, rri 2 orë në këmbë.”

Kushti absurd/ Vetëm pensionisti personalisht mund ta tërheqë abonenë

Punonjësit në kioska konfirmojnë se pikat e shpërndarjes janë të hapura çdo fillim dhe fund muaji nga ora 07:00 deri në 19:00. Megjithatë, vetëm vetë pensionistët mund të marrin abonenë, duke përjashtuar çdo mundësi për ndihmë nga familjarët apo të afërmit.

Veliaj premtoi lehtësi, realiteti është tjetër

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte deklaruar më parë se pensionistët nuk do të duhet të prisnin në radhë dhe se aboneja do të ishte e thjeshtë për t’u marrë. Realiteti në terren, megjithatë, tregon një histori krejt tjetër.

Memaj: Vendimi, diskriminues për pensionistët e tjerë

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban Dashnor Memaj shprehet se do të ishte më e drejtë që çdo politikë sociale të shtrihej në të gjitha bashkitë ku ka transport publik urban, pasi pensionistët e tjerë ndihen të diskriminuar.

Aboneja, vetëm deri në zgjedhje?

Një detaj i rëndësishëm që shton dyshimet për një premtim elektoral është fakti që aboneja falas nuk do të shpërndahet gjatë tre muajve të verës (qershor-gusht), periudhë kjo që përkon menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Pensionistët janë me pushime,”- tha Veliaj, duke justifikuar ndërprerjen e shërbimit gjatë verës.

Zëri i kritikëve: Diskriminim dhe tallje

Anëtarë të Këshillit Bashkiak, si Endri Shabani, e kanë cilësuar këtë vendim si tallje ndaj pensionistëve, duke propozuar që ata të udhëtojnë me librezen e pensionit ose që abonetë të shpërndahen në pikat e pensionit.

Nga ana tjetër, Dorian Teliti nga PD dhe Tedi Blushi nga Partia e Lirisë e kanë cilësuar këtë situatë si një trajtim skandaloz ndaj të moshuarve, të cilët janë më të varfër dhe më të pambrojtur se kurrë.

A është ky një kopjim nga plani i Belind Këlliçit?

Nuk kanë munguar edhe akuzat se ky premtim është një kopjim i programit të kandidatit Belind Këlliçi për transport publik falas për të gjithë. Ndërkohë, Veliaj është shprehur se kjo ide nuk është realiste, duke e krahasuar me “tramin imagjinar” të Lulzim Bashës.

Pensionistët mes premtimeve dhe realitetit të hidhur

Ndërsa shumë vende evropiane po ofrojnë transport publik falas për të gjithë qytetarët, përfshirë turistët, Tirana duket se po përdor abonenë falas si një mjet për të tërhequr vota. Nëse aboneja falas për pensionistët është një politikë sociale apo një lëvizje elektorale, këtë do ta tregojë koha. Por, deri atëherë, pensionistët do të vazhdojnë të qëndrojnë në radhë, të lodhur dhe të zhgënjyer.

Harta e shpërndarjes së aboneve në Tiranë

Qytetarët të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës, me kartë ID dhe fotografi në 8 pikat e shpërndarjes. Përfitojnë 177 mijë pensionistëve.

  1. Kioska tek Biblioteka Kombetare, rruga “Luigj Gurakuqi”;
  2. Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”;
  3. Kioska tek Stacioni i Trenit”, rruga “Reshit Petrela”;
  4. Kioska tek 15 Kateshi, rruga “Urani Pano”;
  5. Kioska tek Brryli, blv “Zan d’Ark”;
  6. Kioska pranë shkollës “Sabaudin Gabrani” .
  7. Kioska pranë rrugës “Llazi Miho” tek stacioni i linjës nr.15 Kombinat-Kinostudio.
  8. Kioska pranë rrugës”Hoxha Tahsim” tek Kubi.

Shtetet evropiane me transport publik falas

Me qëllimin e uljes së përdorimit të karburanteve dhe rritjes sëpërdorimit të trenit, autobusit dhe tramvajit, shtetet evropiane kanë bërë ndryshime të mëdha në sektorin e transportit.

Luksemburgu ishte shteti i parë në botë që ofroi transport publikfalas. Kjo vlen edhe për udhëtarët ndërkombëtarë dhe turistët, pasi 45% e punëtorëve janë nga shtetet fqinje. Edhe Malta arriti të sigurojë transport falas për udhëtarët, e ndjekur më pas nga Palma de Mallorca në Spanjë dhe Montpellier në Francë.Gjermania zbriti pagesën mujore për transportin publik, për të inkurajuar përdorimin sa më pak të makinave. Kryeqyteti i Estonisë, Talini, që nga viti 2013 (ndryshe nga Hasselt) ka bërë transportin publik falas për të gjithë banorët e regjistruar. Edhe qyteza të tjera të Estonisë kanë ndjekur këtë rrugë dhe e kanë bërë transportin publik falas.

/ACQJ

Etiketa: abonemujorpensionistëtpremtimitorture

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

“Lulëzojnë” surprizat në Maj, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të muajit

19:03 : 05/05/2025
AKTUALITET

Paga minimale si kartë elektorale

18:31 : 21/04/2025
AKTUALITET

Premtimi i Ramës për anëtarësimin në BE, më shumë se një “përrallë” për elektoratin

09:40 : 15/04/2025
AKTUALITET

Edi Rama: BE është shumë e interesuar të na marrë neve brenda!

09:27 : 01/04/2025
AKTUALITET

Integrimi Europian, një dekadë në thuajse në vendnumëro

08:53 : 01/04/2025
AKTUALITET

BE rrëzon premtimet e Ramës për integrimin: BE shtyn pa afat procesin e negociatave

14:56 : 19/03/2025
Para

Këta janë nënë e bir që humbën jetën në aksidentin tragjik të Peqinit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com