• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane

18:03 : 01/03/2025
në BOTA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të premten se Uashingtoni ka njoftuar shumë agjenci të OKB-së dhe organizata humanitare dhe të zhvillimit këtë javë për shkurtime “të rënda” të financimit, të cilat ai tha se do të jenë “shkatërruese” për njerëzit më të cenueshëm në botë dhe ai i kërkoi administratës së Presidentit Trump t’i rishqyrtojë ato.

“Zbatimi i këtyre shkurtimeve do ta bëjë botën më pak të shëndetshme, më pak të sigurt dhe më pak të begatë”, u tha zoti Guterres gazetarëve në Kombet e Bashkuara.

“Reduktimi i rolit dhe ndikimit humanitar të Amerikës do të jetë në kundërshtim me interesat amerikane në rang global”.

Ai u kërkoi Shteteve të Bashkuara, si dhe vendeve të tjera që kohët e fundit kanë njoftuar reduktime në ndihmën humanitare dhe të zhvillimit, të ndryshojnë vendimet e tyre pas rishikimeve më të kujdesshme të programeve.

“Ndërkohë, çdo agjenci e Kombeve të Bashkuara është e gatshme të sigurojë informacionin dhe justifikimin e nevojshëm për projektet e saj”, shtoi zoti Guterres.

“Dhe ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim”.

Lexo edhe:

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

Shefi i OKB-së nuk dha një shifër në dollarë se sa do të humbasin OKB-ja dhe agjencitë e saj dhe nuk pranoi t’i drejtohen pyetje nga gazetarët.

Por Shtetet e Bashkuara janë vendi më i madh donator për sa i përket financimit humanitar për Kombet e Bashkuara.

Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara dhanë 14 miliardë dollarë, pak më shumë se 40% të kontributeve totale. Në të kundërt, Gjermania, kontribuesi i dytë më i madh, ofroi 2.7 miliardë dollarë ose rreth 8% të financimit global.

Administrata e Presidentit Trump, nëpërmjet Departamentit të saj të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), ka shkurtuar 60 miliardë dollarë nga ndihmat për vendet e tjera, në kuadrin e përpjekjeve për të ulur masivisht kostot e qeverisë.

Kjo përfshinte mbylljen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) dhe ndryshimin e dekadave të politikës së jashtme amerikane, që e shihte fuqinë e butë të ndihmës humanitare si në interesin kombëtar të Amerikës.

Kjo ka bërë që shumë agjenci ndërkombëtare të ndihmave të hasin në vështirësi për të vazhduar programet e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm tha se stafi i OKB-së në terren po ndërmerr gjithashtu hapa urgjente për të mbrojtur sa më shumë nga puna e tyre jetike.

I pyetur më vonë nga gazetarët, zëdhënësi i zotit Guterres tha se agjencitë ishin informuar me letra për shkurtimet, shumica të firmosura nga zëvendësadministratori në detyrë i USAID-it, Peter Marocco.

Zëdhënësi Stephane Dujarric tha se zyrtarët e OKB-së “në një nivel mjaft të lartë” ishin përpjekur të bisedonin me zyrtarët amerikanë për shkurtimet.

Sekretari Rubio ka thënë se në vijim, e gjithë ndihma për vendet e tjera do të duhet ta bëjë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të enjten se deri më tani janë shqyrtuar mbi 9,100 projekte të lidhura me ndihmën për vendet e tjera, me vlerë mbi 15.9 miliardë dollarë.

Më shumë se 4,100 projekte me vlerë gati 4.4 miliardë dollarë janë identifikuar për t’u eliminuar, si pjesë e “axhendës Amerika e para” – një ulje prej 28% të vlerës totale.

“USAID vlerësoi 6,200 projekte shumëvjeçare me 58.2 miliardë dollarë në vlerë të mbetur”, shtoi zëdhënësi.

“Në përfundim të një procesi të udhëhequr nga drejtuesit e USAID-it, përfshirë këstet e shqyrtuara personalisht nga Sekretari Rubio, u identifikuan rreth 5,800 projekte me 54 miliardë dollarë në vlerë të mbetur për t’u eliminuar si pjesë e axhendës Amerika e Parë – një ulje prej 92%”./VOA

Etiketa: Antonio GuterresOKBSekretari i Përgjithshëm

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
BOTA

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

08:52 : 30/09/2025
BOTA

Irani refuzon sanksionet e OKB-së: Të paligjshme dhe të pavlefshme

20:00 : 28/09/2025
BOTA

Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

09:32 : 28/09/2025
BOTA

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin çdo 8 ose 9 minuta

08:53 : 28/09/2025
AKTUALITET

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB: Janë kërcënim global

18:19 : 26/09/2025
Para

Primaret në PD, ja sa votues kanë marë pjesë deri në orën 16:00

TË GJITHA

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com