• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova humbi gati 16 mijë hektarë pyje për 22 vjet

14:57 : 28/02/2025
në RAJONI

Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë. Prerja ilegale e drunjve vlerësohet si fenomeni kryesor që sjell humbjen e qindra hektarëve të tokës pyjore në Kosovë. Shpyllëzimi në Kosovë është një nga sfidat më të mëdha mjedisore të dekadave të fundit, i ndikuar nga prerjet e paligjshme të drurëve, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike.

Pasojat e këtij fenomeni janë të rënda dhe afatgjata, duke ndikuar në humbjen e biodiversitetit si dhe në përkeqësimin e cilësisë së ajrit dhe tokës. Nga viti 2000 deri në vitin 2022, Kosova ka humbur mbi 15 mijë e 980 hektarë pyje. Organizata joqeveritare Sustainability Leadership Kosova (SLK), e cila është e angazhuar për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, ka treguar se bazuar në monitorimet e kryera, shkalla e shpyllëzimit vazhdon të jetë shqetësuese.

“Edhe pse ka pasur përpjekje për ta kufizuar këtë humbje përmes masave mbrojtëse dhe projekteve të rehabilitimit të pyjeve, shkalla e shpyllëzimit mbetet alarmante”.

Sipas organizatës, një nga arsyet kryesore të kësaj humbjeje është prerja e paligjshme e drurëve.

“Pyjet po shkatërrohen për shkak të kërkesës së lartë për dru si burim energjie dhe për qëllime tregtare, veçanërisht gjatë dimrit”.

Lexo edhe:

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

Gjithashtu menaxhimi i dobët i pyjeve, ndryshimet klimatike dhe mungesa e planeve efektive për mbrojtjen dhe ripyllëzimin e zonave të prekura janë faktorë të tjerë që po përkeqësojnë gjendjen e pyjeve në vend.

“Prerjet ilegale mbeten një problem serioz, ndonëse nuk përkthehen gjithmonë në shpyllëzim masiv. Zjarret, të cilat vitet e fundit janë menaxhuar më mirë përmes masave parandaluese, si dhe degradimi i pyjeve për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar, mbeten sfida të rëndësishme”.

Në mënyrë që situata të përmirësohet, Sustainability Leadership Kosova (SLK) rekomandon një qasje më të avancuar teknologjike për të luftuar këtë fenomen.

“Përdorimi i dronëve dhe censorëve për monitorimin e pyjeve në kohë reale mund të ndihmojë në identifikimin dhe ndalimin e prerjeve të paligjshme”.

Megjithatë, përveç kësaj, SLK kërkon që institucionet të angazhohen seriozisht në zbatimin e ligjit kundër shkatërrimit të pyjeve.

“Nëse duam të ndalojmë shkatërrimin e pyjeve, duhet të vendosen ndëshkime më të ashpra për ata që kryejnë prerje të paligjshme dhe të përmirësohet bashkëpunimi mes institucioneve publike dhe sektorit privat për krijimin e politikave më të forta të mbrojtjes së pyjeve”.

Ndërkohë, nga Agjencia Pyjore e Kosovës thonë se të dhënat që posedon SLK mbi humbjen e pyjeve nuk janë të sakta. Sipas tyre sipërfaqet pyjore në Kosovë kanë shënuar rritje.

“Nga të dhënat e inventarizimit të pyjeve (2002-2012), sipërfaqet pyjore në Kosovë janë rritur me 20 mijë hektarë. Dëmi i arsyetuar me fletëparaqitje nga rojet e pyllit ka qenë 4,372 m³ masë drunore, ndërsa dëmi i pambuluar me fletëparaqitje ka arritur në 9,492 m³, duke çuar dëmin e përgjithshëm në 13,864 m³ masë drunore”.

APK-ja gjatë vitit 2023 ka ngritur 2 mijë e 465 fletëparaqitje për prerje ilegale të drurëve.

“Disa nga masat që duhet të ndërmerren për të mbrojtur pyjet përfshijnë subvencionimin e burimeve alternative të energjisë për të ulur presionin mbi pyjet, vendosjen e dënimeve më të ashpra për ata që kryejnë prerje ilegale, përmirësimin e kushteve të punës për rojet e pyjeve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për koordinimin më të mirë të përpjekjeve për mbrojtjen e pyjeve”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që kapet duke prerë trungje të drunjve në pyje mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet – varësisht nga sasia e drunjve të prerë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se shumica e pyjeve në vend janë nën pronësi shtetërore. Por, shkaku i shkatërrimit të tokës pyjore, në mesin e llojeve të pyjeve, kjo agjenci liston edhe një kategori për pyje të degraduara. Sipas studimeve të SLK-së, degradimi i pyjeve është në nivele më të larta veçanërisht në zonat kufitare të Kosovës, ku monitorimi i pyjeve është më i vogël./ Monitor

Etiketa: 22 vjethektarë pyjeKosovapylli

Lajme të lidhura

BOTA

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025
BOTA

Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

16:46 : 07/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ra nga kati i tretë, vdes tragjikisht në vendin e punës 24-vjeçari shqiptar në Itali

22:43 : 06/05/2025
SPORT

Gjyqi me UEFA-n për ndeshjen me Rumaninë, CAS rrëzon kërkesën e Kosovës

18:07 : 05/05/2025
Lajmet e Dites

Brunei heq vizat për shtetasit e Kosovës

16:26 : 05/05/2025
BOTA

Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

14:14 : 01/05/2025
Para

Trump: Më 4 mars tarifa për Meksikën e Kanadanë, 10% shtesë për Kinën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com