• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do t’i ofrojë Evropa, jo SHBA

22:56 : 26/02/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se nuk do të jenë Shtetet e Bashkuara por Evropa që do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën.

Komentet Presidenti Trump i bëri gjatë mbledhjes së parë me anëtarët e kabinetit të tij, si përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, nëse marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit mbi mineralet do të përmbajë garanci sigurie për Ukrainën.

Të martën zyrtarë të dy vendeve njoftuan se është rënë dakord mbi një projekt-marrëveshje që i mundëson Uashingtonit qasje tek mineralet e rralla në Ukrainë.

Ukraina tha sot se e kishte miratuar marrëveshjen kornizë, por shtoi se suksesi i saj do të varej nga bisedimet me Presidentin Donald Trump.

Më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se mbeten ende të përcaktohen garancitë e sigurisë të cilat Kievi i konsideron si jetike.

Lexo edhe:

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

Ai tha se gjatë vizitës së tij të premten në Uashington do të ketë një bisedë të gjerë e thelbësore me Presidentin Donald Trump.

Të mërkurën Presidenti Trump konfirmoi se zoti Zelenskiy do të vijë në Uashington të premten, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofronin garanci të gjera sigurie.

“Unë nuk do të jap garanci sigurie të gjera, ne do t’ia kërkojmë Evropës ta bëjë këtë”, tha zoti Trump.

Në një kopje të projekt-marrëveshjes mbi mineralet, që është parë nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’ më datën 25 shkurt thuhej se “qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garancitë e sigurisë të nevojshme për të vendosur paqen e qëndrueshme”.

Marrëveshja për mineralet është pjesë e përpjekjeve të Presidentit amerikan Trump për t’i dhënë një fund sa më të shpejtë luftës mes Ukrainës dhe Rusinë.

Presidenti amerikan e propozoi marrëveshjen dhe si një mënyrë që Kievi të shlyejë miliarda dollarë ndihmë ushtarake që ka marrë nga Uashingtoni prej fillimit të luftës.

Zoti Trump ka thënë gjithashtu se nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, në Ukrainë do të nevojitej një prani trupash paqeruajtëse. Por Moska tha të martën se ishte kundër dislokimit të një force të NATO-s atje.

Kthimi i parave tek taksapaguesit amerikanë

Marrëveshja pritet t’u krijojë qasje Shteteve të Bashkuara tek pasurinë e madhe minerale të Ukrainës.

“Takspaguesit amerikanë tashmë do të marrin paratë e tyre, plus (edhe të tjera)”, tha Presidenti Trump.

Presidenti Zelenskiy refuzoi një projekt-marrëveshje ofruar nga pala amerikane disa ditë më parë, duke thënë se Uashingtoni po kërkonte 500 miliardë dollarë në pasurinë natyrore të Ukrainës, në një kohë kur siç tha ai, Kievi nuk kishte marrë këtë sasi ndihme nga Shtetet e Bashkuara.

Po kështu ai tha se marrëveshjes i mungonin garancitë e sigurisë për vendin e tij.

Sipas kushteve të projekt-marrëveshjes për mineralet që mund të nënshkruhet më 28 shkurt, burime në dijeni të përmbajtjes së saj, thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të krijojnë një Fond Investimi për Rindërtim për të mbledhur dhe riinvestuar të ardhurat nga burimet e Ukrainës, përfshirë mineralet, hidrokarburet dhe lëndë të tjera të nxjerra nga toka.

Ukraina do të kontribuojë në fond me 50%, minus shpenzimet operative dhe do të vazhdojë derisa kontributet të arrijnë shumën prej 500 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një angazhim financiar afatgjatë për zhvillimin e një “Ukraine të qëndrueshme dhe ekonomikisht të begatë”.

I pyetur se çfarë do të merrte Ukraina në këmbim të marrëveshjes mbi mineralet, Presidenti Trump tha se deri tani Uashingtoni i kishte dhënë Ukrainës 350 miliardë dollarë, “shumë pajisje ushtarake si dhe të drejtën për t’i përdorur ato”.

Ukraina ka depozita të 22 nga 34 lloje mineralesh të identifikuara nga Bashkimi Evropian si kritike.

Rezervat e grafitit të Ukrainës, një komponent kyç për bateritë e automjeteve elektrike si dhe reaktorët bërthamorë, përbëjnë 20% të burimeve globale./ VOA

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025
SPORT

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

22:59 : 24/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 25 Qershor 2025

22:55 : 24/06/2025
SHOW BIZ

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

22:50 : 24/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
Δεύτερη ημέρα της πυρκαγιάς στο νησί της Χίου, Δευτέρα 23 Ιουνίου 2025. Στα μέτωπα της φωτιάς επιχείρησαν 190 πυροσβέστες - ανάμεσά τους 11 ομάδες πεζοπόρων - 38 οχήματα και 4 εναέρια μέσα, υδροφόρες και μηχανήματα έργου από τον Ελληνικό Στρατό και την Τοπική Αυτοδιοίκηση.  
(ΚΩΣΤΑΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΟΥ/EUROKINISSI)
RAJONI

Zjarri masiv në Kios, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:17 : 24/06/2025
Para

Horoskopi, e enjte, 27 Shkurt 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

22:59 : 24/06/2025

Horoskopi ditor, 25 Qershor 2025

22:55 : 24/06/2025

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

22:50 : 24/06/2025

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
Δεύτερη ημέρα της πυρκαγιάς στο νησί της Χίου, Δευτέρα 23 Ιουνίου 2025. Στα μέτωπα της φωτιάς επιχείρησαν 190 πυροσβέστες - ανάμεσά τους 11 ομάδες πεζοπόρων - 38 οχήματα και 4 εναέρια μέσα, υδροφόρες και μηχανήματα έργου από τον Ελληνικό Στρατό και την Τοπική Αυτοδιοίκηση.  
(ΚΩΣΤΑΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΟΥ/EUROKINISSI)

Zjarri masiv në Kios, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:17 : 24/06/2025

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon

22:08 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com