• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E shkuara e errët e “Ben Qimes”, si u kthye në furnitorin kryesor të kokainës për bandën e Aldo Bares?

21:26 : 26/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, duke zbardhur të shkuarën e errët të tij dhe ngjitjen në shkallët e botës së krimit.

Në Shënjestër

Për t’u kthyer pas në kohë, fill pas ekzekutimit të babait, Arben Isufaj u largua jashtë Shqipërisë dhe nuk u pa më në qytetin e Fierit nga viti 1994 deri në vitin 1998.

Në këtë kohë ai mendohet se u shpëngul në Spanjë dhe më pas në Holandë dhe Itali.

Këtu ku duket se krijoi lidhje të fuqishme në trafikun e kokainës, ku u shndërrua edhe në furnitorin kryesor të bandës së Aldo Bares në Itali, siç u zbulua nga përgjimet.

Lexo edhe:

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

Autoritetet italiane të cilat kërkuan ekstradimin e tij në akuzat për trafik droge dhe grup kriminal.

Ekstradim që në fakt nuk u finalizua, pasi edhe njëherë Arben Isufaj ja doli mbanë përmes lidhjeve të forta ne radhët e drejtësisë, t’i shmangej drejtësisë italiane.

Dosja Italiane

“Arben Isufaj në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë importuar nga Hollanda një sasi kokaine prej 3.5 kg.

Ngjarja ka ndodhur më 11 Dhjetor 2004 në Melegnano.

Më datë 18 shkurt 2005, Arben Isufaj ka mbajtur më qëllim për ta shpërndarë 3 kg kokainë, të sjellë nga Hollanda, të cilat ia ka dorëzuar për transportim, shtetasit A.G.

Më 27 Mars 2005, Arben Isufaj në bashkëpunim me A. L kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë të llojit kokainë.

Ndërsa më datat 20 dhe 21 Prill 2005, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ai ka mbajtur me qëllim për ta shpërndarë, transportuar dhe importuar, një sasi kokaine prej 2 994 gr.

Një tjetër episod po kështu është edhe ai i datës 25 Gusht 2005, ku në bashkëpunim me një person tjetër, do transportonte 1 kilogramë kokainë”.

Por ndërsa shtrinte tentakulat e tij duke fituar edhe para publike, Arben Isufaj tregonte nga ana tjetër dhe forcën e tij dhe ndërtonte ditë pas dite mitin e të paprekshmit. Kjo referuar edhe ngjarjes së ndodhur më datë 12 maj 2007, ku ai kërcënoi me armë punonjësit e policisë që tentuan të shoqëronin një familjar të tij që kishte bërë një ndërtim pa leje.

Dosja Hetimore

“Nga hyrja kryesore e objektit në ndërtim e sipër vjen një person me pistoletë në dorë të tipit ‘Berretë’ dhe në këtë moment njëri nga personat tha që ‘nuk e shoqëron dot ti se erdhi Ben ‘Qimja’. Ky person pasi i ka drejtuar pistoletën oficerit të policisë duke e kërcënuar ‘lëshoje se t’i hodha zorrët në tokë’ njëkohësisht shante”.

Episode të tilla dëshmojnë për një skedë të pasur kriminale, të cilës do ti shtoheshin edhe dyshime të tjera për vrasje siç ishte edhe ekzekutimi i biznesmenit 57-vjeçar Demir Backa, në tetor të vitit 2021, pronar i lokalit ‘Piazza’ në qendër të qytetit.

Ai u qëllua me kallashnikov rreth orës 20:40 të kësaj mbrëmje pranë ish QTU-së në këtë qytet, ndërsa ndodhej në makinën e tij tip ‘Audi’ nga një automjet ‘Benz’.

Makina e autorëve e cila pak minuta pas ngjarjes u gjet e djegur në fshatin Daullas, ku një nga personat e thirrur për të dëshmuar, si një nga të dyshuarit kryesorë, ishte edhe Arben Isufaj.

Arben Isufaj, por edhe bosë të tjetër të krimit në Fier, që po përplaseshin për territor, përçanë edhe mazhorancën socialiste. Siç ishte edhe kjo deklaratë në vitin 2021 e deputetit socialist të Fierit, Petro Koçi, që fliste për grupe dhe individë kriminalë në këtë qytet që po trajtoheshin me fonde publike.

Petro Koçi, 23 Korrik 2021:

“Efektet e SPAK dhe Reforma në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier, ku duart e krimit janë shtrirë edhe në financat publike.

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtëpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet, si dhe nëpërmjet eleminimit të konkurentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”.

Deklaratë e cila në fakt nuk ishte edhe aq e pabazë po të shikosh fondet që personazhi i Arben Isufaj ka përfituar në këto vite. Madje jo vetëm fonde publike por dhe të Bashkimit Evropian, siç janë fondet e IPARD për fermerët ku ai ka përfituar nga këto fond plot 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në fshatin Dërmenas të Fierit.

Të dhëna rreth investimit:

Investitori: Arben Isufaj

Masa: 1. “Investimet në asete fizike të fermave bujqësore”

Sektori: M1 – Fruit and Vegetables

Vendndodhja: Radostine, Dermenas, Fier

Vlera e investimit: 453,817.19 Euro

Perqindja e mbeshtetjes: 60%

Vlera e Grantit: 292,144.50 Euro

Por Arben Isufaj, apo i njohur si Ben ‘Qimja’ nuk ka vënë përfund vetëm politikën por edhe policinë e drejtësinë.

Arben Isufaj, sipas SPAK del se ka fituar tendera të shumtë në kompaninë shtetërore të naftës, një zonë e pasur si Fieri.

Por edhe pse ka qenë një person i shpallur në kërkim në shtetin italian për trafik droge, dokumentet e hetimit pasuror për të tregojnë se përmes kompanive që kontrollonte në mënyrë indirekte ai ka mundur të fitojë tendera të shumtë në kompaninë shtetërore të naftës.

Etiketa: aldo bareBen Qimjadroge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025
AKTUALITET

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025
AKTUALITET

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025
AKTUALITET

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025
SHOW BIZ

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025
AKTUALITET

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

16:36 : 03/10/2025
Para

Çnjerëzore! E dëbon vajza nga shtëpia, e moshuara jeton në kushte primitive në hyrje të pallatit

TË GJITHA

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com