• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salianji – Ramës: Të pret rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 majit. Bën mirë të kesh frikë

13:38 : 25/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ervin Salianji ka reaguar nga qelia ku i thotë Edi Ramës se e pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 Majit, teksa theksoi “bën mirë të ketë frikë”.

Salianji u shpreh se Ramës, sipas tij, i dallohen luhatjet e forta të humorit dhe gjendja e paqendrueshme emocionale.

Demokrati thekson se “nervozizmi i thellë ka dalë në sipërfaqe përmes gjuhës pa filtra, duke treguar disa të vërteta që në rastin e Edi Ramës, kthehen në aksione kur njeh pushtetin që ka e strukturat që urdhëron”.

“Mjafton të mallkojë ai SPAK-un, dhe dhjetëra punonjës e rrethojnë godinën e makinat e funksionarëve”, shkroi Salianji në Facebook.

Lexo edhe:

Bujqësia në mëshirën e qiellit

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

Ai shtoi se, sipas tij, presioni për votën e lirë dhe për të zbatuar normat bazë të demokracisë, kanë nxjerrë nga binarët Kryeministrin e vendit.

“Dhe nuk është pak për të. Se Edi Rama ka shumë hesape për të larë, ka shumë llogari për të dhënë. E pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 majit. Normal që ka frikë. Bën mirë të ketë frikë”, përfundoi demokrati.

Reagimi i plotë:

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë. Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus, ku dallohen luhatjet e forta të humorit dhe gjendja e paqendrueshme emocionale. Nervozizmi i thellë ka dalë në sipërfaqe përmes gjuhës pa filtra, duke treguar disa të vërteta që në rastin e Edi Ramës, kthehen në aksione kur njeh pushtetin që ka e strukturat që urdhëron.

Mjafton të mallkojë ai SPAK-un, dhe dhjetëra punonjës e rrethojnë godinën e makinat e funksionarëve.

Hedh helm ai ndaj kundërshtarëve dhe drejtësia vepron mbi ta.

Pra gjithkush e di që retorika e tij, materializohet në akte konkrete.

Së fundmi, nga dëshpërimi pasi toka i është lëkundur shumë, Kryeministri lëshoi dy tre fjali, për të cilat, në kushte normale do të duhej të mbante përgjegjësi.

Duke thënë se 11 maji do të jetë “tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart”, ai urdhëroi gjithë strukturat që ka në varësi, dhe gjithë segmentet që kontrollon, përfshirë dhe bandat, që të nisin punën për rezultatin që ai dëshiron.

Pra, Edi Rama lëshoi fermanin për vrasjen e zgjedhjeve. Problemi është se në qytet shumë ndryshime po ndihen. Drejtuesi i fushatës për Opozitën, është Chris LaCivita, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit, Donald Trump. Ai ka bërë disa pohime të forta. Por një nga më kryesoret, mendoj se është që; Do të ketë zgjedhje të lira e të paprekura.

Ky është një nga qendrimet më të forta kundër Edi Ramës në gjithë këto vite. Dihet mirë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të paprekura, janë fundi i tij.

Dhe për të shmangur këtë fund, ai nxori dekretin e “tërmet nga poshtë, e flakë nga lart”.

Kemi pra një kryeministër që nxit kapjen e votës, prekjen, deformimin e vullnetit të qytetarëve. Haptazi fare.

Më e renda, nëse e interpreton drejt dhe pa shumë mund, me një qendrim si ky, Edi Rama po thotë se nëse ai nuk fiton, pra nëse nga kutitë e 11 majit nuk del ajo që ai dëshiron, do të ketë tërmet e flakë, pra do të ketë luftë.

Më i papërgjegjshëm, dhe më antiligjor, e anti-kushtetues se kaq, nuk ka se si të jetë një Kryeministër.

Dihet mirë se deviza 12 vjeçare e Ramës ka qënë sundimi mbi frikën, dhe jo qeverisja mbi besimin. Këtë po tenton të bëjë edhe në muajt e fundit.

Vetëm se tanimë ka një ndryshim. Ai nuk arrin më të ndjellë frikë, por sa më shumë lëshon të tilla logore, aq më shumë dëfton frikën që ka kapluar atë vetë.

Koraca që e bentë të pushtetshëm, që ndihmonte sundimin e tij ka rënë. Sherifi i ri në qytet, nuk ka ardhur të japë dekorata, e as të mbyllë sytë para një regjimi.

Njeriu i Trump në Tiranë, është bërë menjëherë përfaqësues i interesit publik, përfaqësues i interesave të vendit. Sepse Shqipëria e ka jetike që të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, e ka jetike sa ujin dhe diellin, sa ajrin.

Vetëm me votë të paprekur do të shkojnë në vend prapësitë e paudhësitë e panumërta që janë bërë kapicë në 3 mandate. Vetëm vota e lirë dhe e ndershme e ka këtë aftësi korigjuese.

Kështuqë, ende pa nisur mirë punën, strategu i Trump ka ndidhmuar jo vetëm demokratët, por Shqipërinë.

Dhe është po aq në interesin e vendit, në interesin madhor të ecjes drejt integrimit dhe shpëtimit nga rënia në humnerë, qendrimi tjetër i tij, që dënon përndjekjen e burgosjen e kundërshtarëve. Një tezë e fortë mesa duket e Shtëpisë së Bardhë, duke qënë se atë çka Chris LaCivita e thanë Rogner, e theksoi Zv-Presidenti Vance në konferencën e Mynihut.

Presioni për votën e lirë, e për të zbatuar normat bazë të demokracisë, kanë nxjerrë nga binarët Kryeministrin e vendit. Dhe nuk është pak për të. Se Edi Rama ka shumë hesape për të larë, ka shumë llogari për të dhënë. E pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 majit. Normal që ka frikë. Bën mirë të ketë frikë.

Etiketa: Edi RamaErvin Salianji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia në mëshirën e qiellit

20:39 : 03/06/2025
AKTUALITET

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025
AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Dështimi i shëndetësisë/ Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

12:18 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
Para

Interesim i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t'u regjistruar për zgjedhjet e "11 majit"

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com