• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ujësjellësi, KLSH: Subvencionet janë përdorur për paga dhe sigurime

08:08 : 21/02/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve mbeten në një situatë të vështirë financiare dhe subvencionet që merren nga qeveria kanë shkuar ndër të tjera për paga dhe sigurime shoqërore të punonjësve.

Në një raport të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) detajohen llojet e subvencioneve që ndërmarrjet kanë marrë për disa vite me radhë dhe se ku janë orientuar këto fonde.

“AKUK akordon çdo vit subvencion për Ujësjellës Kanalizimet që janë në vështirësi financiare dhe ekonomike. Rezulton se për vitin 2020 janë dhënë 3 lloje subvencionesh (për energjinë elektrike, Covid dhe detyrimet tatimore) ndërsa për vitin 2021 dhe 2023 subvencioni është dhënë për energji elektrike.

Rezulton se situata financiare e ujësjellësve është jo e mirë pasi subvencionet janë përdorur për të kryer pagesat e pagave të punonjësve, sigurime shoqërore dhe tatime të cilat janë detyrime të mbartura. Gjithashtu konstatohet se ujësjellësit kanë detyrime energji elektrike të mbartura duke e rënduar edhe më tepër situatën me kamatëvonesa për mos shlyerje detyrimesh në kohë” thuhet në raport.

Por audituesit kanë konstatuar se pavarësisht parave që kanë marrë ndërmarrjet nga buxheti i shtetit, përmes Agjencisë, kjo e fundit nuk disponon asnjë evidencë apo dokumentacion mbi përdorimin faktik të vlerave të akorduara si subvencion për Ujësjellësit. Në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare ujësjellësit gjeneruan 10.3 miliardë lekë të ardhura ndërsa subvencionet ishin 310 milionë lekë.

Lexo edhe:

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

Situata e vështirë financiare e ujësjellësve është lakuar herë pas herë, diçka që ishte edhe arsyeja kryesore e reformës së agregimit nisur dy vite më parë. Tashmë shumica e ndërmarrjeve është bashkuar duke krijuar shoqëri më të mëdha, me përjashtim të Tiranës, Kamzës dhe Vorës.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në vijim të kësaj reforme ka miratuar vitin e shkuar rishikim në rritje të çmimit të ujit për ndërmarrjet që kanë aplikuar duke mbajtur parasysh për këto miratime arritjen e disa treguesve të performancës nga këto ndërmarrje./MONITOR

Etiketa: pagasigurimesubvensioneujesjellesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Fatura e mungesës së ujit: Dëme, protesta dhe zhgënjim turistik

20:28 : 23/09/2025
AKTUALITET

Debia deri në 25 milionë lekë, UKT nuk ndryshon kontratën nga detyrimi i qiramarrësit

21:24 : 22/09/2025
AKTUALITET

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025
Para

Këmbimi valutor 21 Shkurt/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

TË GJITHA

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com