• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre rrafshet e mesazheve amerikane në Konferencën e Mynihut

10:18 : 17/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Mesazhet amerikane të kumtuara kryesisht përmes zv.presidentit amerikan JD Vance në Konferencën më të rëndësishme të vitit për sigurinë, atë të Mynihut, ishin shokuese për veshët e evropianëve, por nuk duhet të ishin surprizë duke qenë se ishin artikuluar përgjatë fushatës zgjedhore të fundit në SHBA. Ato i përkasin kryesisht tre niveleve.

Rrafshi i parë dhe më i rëndësishëm është gjeopolitika. Mesazhet e zv.presidentit JD Vance dhe sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA (si dhe ato të Hegseth në samitin e NATO-s) janë pak a shumë identike dhe i qartësoi Bashkimit Evropian si dhe shumicës së vendeve të NATOs që janë po të njëjtat vende që tashmë interesi gjeostrategjik amerikan ishte në ballafaqimin e kërcënimit kinez në Azinë Juglindore dhe detin e Kinës Jugore, duke përfshirë kërcënimet mbi Tajvanin, si dhe përplasjet e forta tregtare që po përshkallëzohen nga lufta e tarifave. Por mënyra si u tha ishte një zgjim gjithsesi i nevojshëm për vendet e Bashkimit Europian. Me fjalë të tjera, u ritheksua që tashmë Evropa duhet të kujdeset për kufijtë e saj, për sigurinë e saj se SHBA kanë sfida të tjera për të adresuar që i tejkalojnë sigurinë e Europës. Këto deklarata patën një reagim të përzier nga vendet e BE apo të NATO-s.

Rrafshi i dytë i mesazheve të zv.presidentit amerikan qe “elefanti në dhomë”, pra çdo të ndodhë me konfliktin Rusi-Ukrainë. Aty mesazhet që u përcollën, janë që Ukraina tashmë do jetë pjesë e një paqeje të negociuar, më tepër të diktuar, përmes një dakordësie mes SHBA dhe Federatës Ruse. Këtë gjë Zhelenski e kundërshtoi menjëherë, duke thënë se duhet të jemi edhe ne pjesë e tavolinës, gjë që u pranua nga kryenegociatori Kellog, por gjithsesi duket se Ukraina nuk mund të ketë të njëjtin territor që ka patur para luftës, nisur kjo nga disa deklarata të nivelit të lartë në SHBA përfshirë ato të sekretarit të mbrojtjes. Paradoksalisht, kryeministri britanik Starmer edhe për shkak të një partneriteti historik që Mbretëria e Bashkuar ka me SHBA, por edhe për faktin se deri tani ka qenë e përjashtuar nga vendosja e tarifave shtesë nga SHBA sikundër janë kërcënuar vende të BE-së si Gjermania, nuk duhet të kishte folur. Por ndoshta e tij ishte deklarata më e fortë kundër reaguese, lidhur me Ukrainën.

Me shpejtësi gati të rrufeshme, u njoftuan njëkohësisht takimet brenda javës që vjen në Riad të Arabisë Saudite mes një delegacioni të nivelit të lartë të SHBA të përbërë nga sekretari Rubio, këshilltari për sigurinë kombëtare dhe kryenegociatori për Lindjen e Mesme dhe një delegacion i ngjashëm rus. Përkundër paralajmërimit të negociatorit amerikan për Ukrainën, gjeneralit Kellog që Ukraina do të përfshihej në negocitatat me Rusinë të ndërmjetësuara nga SHBA, por jo Bashkimi Evropian, në fakt deri tani Ukraina nuk ka marrë ftesë dhe Zhelenski deklaroi që nuk do të shkonin të paftuar dhe nuk do të pranonin një zgjidhje të ofruar pa pjesëmarrjen e tyre. Por Presidenti Tramp përsëriti të djelën që Ukraina patjetër do të ishte e përfshrë dhe presidenti Zhelenski personalisht i përfshirë. Ndërkohë, presidenti francez Makron thirri me shpejtësi në Elize kancelarin gjerman në detyrë Sholz, kryeministrin britanik Starmer si dhe kryeministrin polak Tusk për të gjetur mënyrën se si të jenë pjesë e një paqe të negociuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjë për të cilën nuk ka fare oreks nga Uashingtoni apo Moska.

Lexo edhe:

Çfarë pritet nga Rama 4?

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

Nga ana tjetër, këshilltari për sigurinë i presidentit Tramp që do të jetë në Riadh duke nisur që sot hodhi poshtë nocionin se aleatët evropianë dhe Ukraina nuk janë përfshirë në përpjekjet e fundit të administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë për Fox News në SHBA, ai shprehimisht tha se “atyre mund të mos ju pëlqejnë disa nga sekuencat që po ndodhin në disa prej këtyre negociatave,” por duke shtuar njëkohësisht se: “Më duhet të heq dorë nga çdo nocion se ata nuk po konsultohen.” Natyrisht që aleatët evropianë po konsultohen por udhëheqja e negociatave i takon presidentit Trump i cili merr përsipër risqet dhe përgjegjësitë e një paqeje të negociuar afatgjatë. Kjo është e rëndësishme që mos të përsëritet një situatë si ajo me marrëveshjen e Minskut të 2014 që dështuan të parandalonin agresionin rus. Gjithashtu Waltz tha se “populli ukrainas ka luftuar me guxim” dhe është mbështetur nga SHBA dhe Evropa në këtë përpjekje.

Rrafshi i tretë i mesazheve të Vance ishte një shigjetim i përpjekjeve të vendeve të BE-së që ndërsa flasin për demokracinë liberale pa ndryshuar regjistër dhe shpesh kritikë ndaj atij që qe një verdikt i fortë popullor në favor të administratës së re Tramp, “mbyten në një pikë uji” kur vjen puna te ato që këto vende i konsiderojnë si kërcënime fatale për demokracinë. Specifikisht Vance ju referua akuza për disa qindra mijëra euro që dyshoheshin me qëllim dezinformimi në Rumani dhe që hodhën në erë zgjedhjet presidenciale atje, mbytjen e zërave alternativë në Suediapo linçimit të partisë së ekstremit të djathtë AFD në Gjermani dhe, me lideren e së cilës pati në fakt edhe një takim më vonë. Kjo e fundit vijon të fitojë terren pas sulmeve të përsëritura terroriste nga emigrantë të paligjshëm, ku i fundit ishte të enjten e kaluar pikërisht në Mynih, nga një 24-vjeçar afgan të cilit i ishte refuzuar azili i cili hyri me makinë në një turmë duke plagosur 36 persona. Por gjithashtu Vance me një gjuhë të drejtpërdrejtë ai iu drejtua Evropës duke thënë “ju nuk mund të fitoni duke censuruar kundërshtarët politikë, duke arrestuar oponentët tuaj apo liderin e opozitës…” Deklaratë kjo që bie për veshë që (duhet të) dëgjojnë veçanërisht këtejpari.

Etiketa: amerikanetilir kalemajJD Vancekonferenca mynihutmesazhet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
AKTUALITET

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

Berisha paraqitet në SPAK: Ja letra që i lashë Altin Lalës

TË GJITHA

Makina përplas biçikletën në Tiranë, plagoset një person

17:58 : 16/09/2025

Dhuna nga djali i zyrtarit të PS, Saimir Allushi. Pezullohet nga detyra efektivi që nuk veproi

17:48 : 16/09/2025

Merret vendimi, Suedia ndalon telefonat në shkolla duke filluar nga viti 2026

17:30 : 16/09/2025

5 minuta seancë/ Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, PD nuk dorëzon emrat

17:27 : 16/09/2025

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

17:16 : 16/09/2025

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com