• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pallatet në Tiranë pa sistem antizjarr/ Miratimi i kodit kundër zjarrit, emergjencë

11:53 : 16/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Sektori i ndërtimit ka hyrë në një fazë të vrullshme me banesa me shumë kate në qytete dhe hotele në bregdet, por vendi ynë ende nuk ka adoptuar standardet e Eurokodeve për mbrojtjen nga tërmeti dhe atë për mbrojtjen nga zjarri etj.

Pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019, Akademia e Shkencave mori angazhimin për përputhjen e legjislacionit shqiptar me Eurokodet, por ky proces nuk ka përfunduar sot e kësaj dite. Ndërkohë nga përpunimi i të dhënave të brendshme, numri i zjarreve në banesa është rreth 350-400 në vit, teksa rastet po vijnë në rritje.

Inxhinieri Nikolin Risilia, i specializuar për projektimin dhe zbatimin e sistemeve për mbrojtjen nga zjarri, thotë se tashmë, miratimi i Kodeve është emergjencë për shkak se vendi ka hyrë në një fazë intensive të ndërtimit të banesave me shumë kate.

Grupet e interesit të tilla si arkitektët, siguruesit, ndërtuesit, zjarrfikësit, investitorët, entet publike, administratorët duhet të ndërgjegjësohen për rrezikun që të shmangim pasojat fatale që krijon zjarri.

Sipas tij, nxitur nga procesi i integrimit në BE, Shqipëria ka detyrimin për të adoptuar Eurokodet në legjislacionin kombëtar. Ndërhyrjet e para duhen bërë në aftësimin e burimeve njerëzore për të trajnuar të gjitha hallkat që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga zjarri.

Lexo edhe:

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Inxhinieri Risilia thotë se masat antizjarr në banesa përfshijnë etapën e parë, projektimin mbi standarde. Etapa e dytë është ndërtimi dhe zbatimi i projektit antizjarr që kërkon njerëz të specializuar, pasi inxhinieri elektrik nuk ka njohuri për sistemin antizjarr. Ai tha se duhen inxhinierë të trajnuar për sistemet.

Standardet antizjarr janë dinamike dhe ndryshojnë ndaj njohuritë duhen përditësuar. Gjithashtu zjarrfikësit janë të patrajnuar dhe vendi sot nuk ka një inventar të godinave për masat antizjarr. Sistemet e instaluara, shumica janë jashtë standardit. Stafet që ndërtojnë objektet nuk kanë njohuri në këtë fushë dhe kur duan i bëjnë gabim.

Kontrolli i sistemeve është gjithashtu defektoz, – tha z. Risila. Ndërtuesi e bën sistemin, por entet që bëjnë kolaudimin dhe certifikimin janë të paafta për të kryer këtë proces, nuk kanë njohuri.

Tani që do të ndërtohen objekte me 60 e 100 kate nuk ka ende rregullore që të garantojnë standardet e sigurisë. Ligjet dhe urdhëresat aktualisht janë të parregulluara dhe të mangëta etj. Nëse do të ishin Eurokodet, materialet e ndërtimit duhet të jenë të certifikuara, por përdorimi i tyre rrit kostot me 5-10%, ndaj ndërtuesit nuk kanë interes të miratohen.

Objektet më të rrezikuara

Banesat më të rrezikuara në Tiranë janë ato me shumë kate dhe ato që kanë njësi shërbimi si bare dhe restorante në katet e tyre të para, tha inxhinieri Risilia. Në anën tjetër, më të sigurta janë pallatet e vjetra ato me tre ose katër kate, të cilat kanë shkallë të gjera dhe me ventilim natyror, edhe pse nuk kanë sisteme, janë më të përshtatshme për evakuim.

Ndërtesat me shumë kate, sidomos me kate nëntokësore, janë më të rrezikshme. Sidomos tani që në këto ambiente parkohen makina elektrike të cilat po bëhen një burim i konsiderueshëm i shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit.

Zakonisht ndërtesat e vjetra me bazë druri janë më të rrezikuara. Këto objekte kanë zakonisht instalime elektrike të amortizuara dhe materiale ndërtimi të paizoluara mirë ndaj zjarrit. Konviktet dhe godinat me shumë banorë shpesh përdorin pajisje elektrike të shumta dhe mungesa e mirëmbajtjes mund të jetë burim zjarri.

Qendrat tregtare dhe magazinat përmbajnë shumë mallra të djegshme, sidomos plastika, tekstile dhe kimikate. Hotelet dhe restorantet shpesh përdorin pajisje gatimi dhe instalime elektrike të fuqishme që rrisin rrezikun për zjarr. Shkollat dhe spitalet zakonisht kanë shumë njerëz të pranishëm dhe e bëjnë evakuimin të vështirë në rast emergjence. Fabrikat e tekstilit dhe drurit janë të ekspozuara ndaj zjarrit, pasi zakonisht përmbajnë materiale lehtësisht të djegshme.

Sigurimet ndaj zjarrit po rriten, por janë të pamjaftueshme

Rreziku nga zjarri po rritet vit pas viti në Shqipëri si rrjedhojë e ndryshimeve klimaterike dhe urbanizimit të shpejtë, por nga ana tjetër kultura e individëve për të siguruar pronat ndaj fatkeqësive natyrore është ende shumë e ulët.

Megjithatë vitet e fundit ka rritje të ardhurave të kompanive të sigurimit kundër dëmtimit të pronës dhe kryesisht zjarrit, por mbeten të pamjaftueshme për të mbuluar dëmet që po shkaktohen.

Në vitin 2024 të ardhura nga primet kundër zjarrit dhe forcat e tjera të natyrës arritën në 2,2 miliardë lekë me rritje vjetore 4.3 për qind, ndërkohë në krahasim me vitin 2021 rritja ishte 27%. Rritja është e ndikuar në pjesën më të madhe nga kushtet e bankave për sigurimin e kredisë.

Të ardhurat nga sigurimi ndaj zjarrit arritën në 10 për qind të totalit te të ardhurave nga primet në kompanitë e sigurimit më 2024. Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2024 siguruan mbi 3,908 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.82%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.83% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2024, vihet re një rritje prej 4.33% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.04% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2023.

Sa u përket pagesave të dëmeve të krijuara nga zjarri ato ishin më të ulëta në dy vitet e fundit në krahasim me 2021 dhe 2022. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2023 dhe 2024 dëmet e paguara për pronat e shkatërruara nga zjarret ishin përkatësisht 536  dhe 643 milionë lekë në raport me 889 milionë lekë që u paguan me 2021 dhe 1,1 miliardë lekë më 2022.

Pronat sigurohen zakonisht nga bizneset, ndërsa nuk është në kulturën e qytetarëve që të bëjnë sigurime të tilla. Shpesh kategoria individëve që dëmtohet nga zjarri humbet tërësisht pas asnjë kompensim të gjithë banesën ose një pjesë të saj./ Monitor

Etiketa: pallatetTiranezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asnjë masë parandaluese/ Zjarr masiv në fushën e mbetjeve, Vlora turistike mbulohet nga tymi kancerogjen

14:05 : 07/06/2025
AKTUALITET

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025
AKTUALITET

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025
Para

Hysaj humbet ndeshjet e Shqipërisë/ Mbrojtësi kuqezi, në fushë vetëm në 30 mars

TË GJITHA

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com